LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqëria civile: Mungesë transparence në institucionet e reja në drejtësi, ecin me ritme të ngadalta

4 Prill 2019, 08:57 Nga DOSJA
Shoqëria civile: Mungesë transparence në institucionet e reja

Organizatat e shoqërisë civile shprehen se Institucionet e drejtësisë së re kanë mungesë transparence dhe ecin me ritme tw ngadalta. Sipas deklaratës zyrtare, përsa i përket procesit të vettingut, deri tani ka përfunduar procesi i rivlerësimit vetëm i më pak se 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jko gjë sipas tyre tregon ngadalësi.

Organizatat e shoqërisë civile theksojnë më tej se procesi i ngritjes së institucioneve të reja, sidomos i Gjykatave të Posaçme dhe i SPAK, ka tejkaluar afatet kohore ligjore sipas të cilave këto institucione duhet të ngriheshin.

Deklarata e Plotë

Organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë ecurinë e reformës në drejtësi dhe aktivitetin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, bazuar në rezultatet e deritanishme të procesit të reformës në drejtësi, ndajnë me publikun qëndrimin se:

Edhe pse reforma në drejtësi po vijon, ajo ende po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, si përsa i përket procesit të vettingut ashtu edhe ngritjes së institucioneve të reja. Përveç ritmit konstatohet koordinim i pamjaftueshëm ndërinstitucional si dhe në disa elementë ka probleme me nivelin e transparencës.

Përsa i përket procesit të vettingut, ndonëse është konsumuar gjysma e mandatit kohor kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri tani ka përfunduar procesi i rivlerësimit vetëm i më pak se 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Procesi i ngritjes së institucioneve të reja, sidomos i Gjykatave të Posaçme dhe i SPAK, ka tejkaluar afatet kohore ligjore sipas të cilave këto institucione duhet të ngriheshin: brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga ngritja e tyre, ende nuk ka informacion në lidhje me koordinimin ndërmjet dy organeve në drejtim të ngritjes së harmonizuar kohore të institucioneve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme është parashikuar të zgjasë rreth 8 javë, aktualisht nuk ka asnjë informacionin mbi emërimin e përkohshëm të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe pse ky proces ka filluar në fund të muajit dhjetor 2018. Vonesat po shoqërohen ndërkohë me mungesë transparence ndaj publikut, për procedurat, afatet dhe përgjegjësitë nga vetë organet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Organet e vettingut ende nuk kanë trajtuar me përparësi rastet për rivlerësimin kalimtar për gjyqtarët kandidatë për gjykatat e posaçme dhe kandidatët për prokuror për SPAK, ashtu siç edhe disa prej anëtarëve të zgjedhur të KLP (3 anëtarë) nuk kanë ende vendim përfundimtar të konfirmimit në detyrë, pasi vijojnë të jenë në pritje të gjykimit në shkallën e dytë të vettingut.

Procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm gjithashtu po ecën me ritme të ngadalta ndërkohë që Shqipëria po mbush 15 muaj me Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Shqetësim paraqesin edhe disa vendimmarrje të KLGJ-së dhe KLP-së, të cilat kufizojnë aksesin për informim publik dhe monitorim para dhe gjatë realizimit të mbledhjeve plenare. Si rrjedhim, kjo situatë pamundëson jetësimin e parimit të transparencës, krijon elementë të dyshimit në integritetin e aktivitetit të institucioneve dhe ndaj mund të cenojë besimin e publikut në rezultatet dhe ecurinë e procesit.

KLP nuk ka ende një godinë definitive ku të ushtrojë në mënyrë permanente veprimtarinë e tij, ndërkohë që si KLP dhe KLGJ nuk i është alokuar ende buxheti, nuk janë pajisur me personelin administrativ mbështetës. Kufizimet në buxhet dhe personel kanë bërë që në disa raste, këto institucione të mos respektojnë afatet ligjore të informimit ndaj aktorëve vendas që monitorojnë veprimtarinë e tyre.

Së fundmi, ne apelojmë institucionet përgjegjëse, KLGj, KLP si dhe organet e vettingut për transparencë dhe komunikim me publikun duke iu përgjigjur interesimit të tij për ecurinë dhe proceset në drejtim të ngritjes së institucioneve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke hedhur dritë mbi ecurinë e deritanishme për të shmangur politizimin dhe ecjen me hapa të shpejtë të këtyre proceseve. Transparenca dhe komunikimi i qartë, i kohshëm dhe i shpeshtë me publikun kontribuon në një klimë besimi me të mirë dhe adreson pritshmëritë që qytetarët kanë për këtë proces. Gjithashtu, i kërkojmë organeve të vettingut të trajtojnë me përparësi rastet për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve kandidatë për gjykatat e posaçme, kandidatëve për prokuror për SPAK si dhe në tërësi ecjen me ritme më të shpejta të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtesia ew re isp klgj klp mungese transaprence drejtesia ew re isp klgj klp mungese transaprence

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj