LIVE UPDATES
Aktualitet

HEC-et në Valbonë/ Gjykata Administrative hedh poshtë padinë e shoqatës TOKA

4 Prill 2019, 07:22 Nga DOSJA
HEC-et në Valbonë/ Gjykata Administrative hedh poshtë padinë

Tiranë-Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, ka dhënë dje gjykimin e saj në lidhje me çështjen e shoqatës TOKA  kundrejt Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit (MTM) për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës.

Gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e ngritur nga shoqata TOKA, me pretekstin se ajo nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për këtë çeshtje.

Në këtë padi aktivistët prentendojnëse Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) nuk ka zbatuar ligjin, pasi punimet në Luginën e Valbonës duhet të ishin pezulluar gjatë verës së kaluar, kohë kur leja e kompanisë private për të ndërtuar në këtë territor skadoi.

Kjo padi është e para në llojin e saj që teston ligjin e ri për zonat e mbrojtura, i cili ka kaluar në vitin 2017 dhe sipas tij Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) duhet të ndalojë të gjitha hidrocentralet brenda Parqeve Kombëtare.

Në seancat gjyqësore, ashtu sikundër Citizens Channel ka raportuar edhe më herët , të pranishëm në sallë nuk kanë qenë asnjë nga palët e paditura, që janë Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit (MTM) dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), por vetëm përfaqësuesja ligjore e kompanisë private që po ndërton HEC-et, Gener 2, e cila kërkoi të përfshihej në çeshtje në rolin e ndërhyrësit dytësor.

Avokatja e kompanisë Gener 2 gjatë seancave gjyqësore ka shprehur pretendimin se TOKA është thjesht një organizatë dhe nuk ka të drejtë të padisë shtetin.

I pyetur nga Citizens Channel, përfaqësuesi i shoqatës TOKA, Liridon Mustafaj në lidhje me këtë pretendim nga ana e avokates së kompanisë GEner 2, u shpreh se ”Pretendimi se TOKA është thjesht një organizatë dhe nuk ka të drejtë të sulmojë shtetin, është dicka absurde nga ana e saj. Ne jemi organizatë, jemi shoqëri civile dhe normalisht që kemi të drejtë. “

Ky pretendim i kompanisë Gener 2 është hedhur poshtë edhe nga ana e Gjykatës Administrative. Avokatja e Gener 2 pretendon se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka monitoruar projektin e ndertimit te hidrocentraleve. Por shoqata TOKA në faqen e saj në facebook u shpreh se nuk ka asnjë verifikim të ndonjë monitorimi të tillë. “TOKA ka kërkuar kopje të raporteve monitoruese të kërkuara me ligj nga IKMT shumë herë. Ne na thanë se kompania po dërgon raporte të rregullta “vetë-monitoruese”, por asnjëherë nuk na është lejuar të shohim ndonjë kopje. Kjo është arsyeja pse ne kemi bere një tjetër padi kundër IKMT për mos kryerjen e inspektimeve. Nëse IKMT kishte inspektuar, me siguri do të kishin vërejtur mungesën e lejes së ndërtimit të vlefshme”. 

Sipas aktivistëve, beteja për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës do të vazhdojë sërish. “Këto janë tashmë jo suprizë për ne, por prapë ne do të vazhdojmë luftën tonë ndaj asaj masakre që po vazhdon të ndërtohet atje. Keto projekte duhet te trajtohen sa me shpejt nga shteti sepse jan jashte çdo lloj standarti”, u shpreh Mustafaj për Citizens Channel. Çështja e Luginës së Valbonës është trajtuar 3 javë më parë  edhe në konferencën e Brukselit në Parlamentin Evropian, ku aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues së shoqatës TOKA ishin të pranishëm.

Për diskutimet në këtë konferencë Mustafaj u shpreh se : “Partia Gjelber e Parlamentit Europian na ka premtuar në Bruksel që do fokusohen seriozisht në këto projekte në Ballkan, sidomos në Shqipëri, pasi është shtrirja më e madhe e HEC- eve dhe kontratat janë jashtë çdo lloj standarti”. Për të ndaluar ndërtimet e HEC-eve në Luginën e Valbonës,  aktivistët mjedisorë kanë ndërmarrë nismën për të nënshkruar një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në këtë peticion kanë firmosur deri më tani 3,532 qytetarë.

Marrë nga Citizens Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata administrative hec në valbonë gjykata administrative hec në valbonë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë