Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari ka denoncuar dhënien nga ana e qeverisë të një sipërfaqeje detare prej 14 km katrorë biznesmenit Gjergj Luca. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se sipërfaqja ujore është dhënë në përdorim për agrikulturë, për një periudhë 30-vjeçare. Por vendimi, cënon lirinë e lundrimit në Kanalin e Korfuzit dhe është në shkelje nga e drejta ndërkombëtare. Ndërsa paralajmëron se do të sjellë dhe kundërshti të karakterit ndërkombëtar.
“Por, sipas Kodit Detar te RSH, neni 25, strukturat detare të përherëshme miratohen nga Administrata Detare. Pra, a ka miratuar Administrata Detare krijimin e kësaj zone detare për akuakulture? Hapësirat për akakulturë zakonisht jepen në zona me mbrojtje hidrolundrimore, që nuk janë rrugëkalime detare dhe kanë thellësi të kufizuara, me qëllim moscënimin e lirisë së lundrimit,”-shkruan Meçollari.
Postimi i plotë i Artur Meçollarit: AKUAKULTURA PO CËNON EDHE SIGURINË LUNDRIMORE NDËRKOMBËTARE
Dhënia e një sipërfaqe detare për akuakulturë në Kepin e Qefalit përbën cënim të lirisë dhe sigurisë së lundrimit në Kanalin e Koruzit, si dhe të lundrimit të mjeteve detare për dhe nga Porti i Sarandës. Deti dhe aktiviteti detar janë interes publik. Por, deti administrohet kryesisht nga e drejta ndërkombëtare, si një trashëgimi e mbarë njerëzimit, ku liria e lundrimit, sidomos në kanalet dhe ngushticat ndërkombëtare, është i garanmtuar.
Kanali i Korfuzit është një rrugëkalim ndërkombëtar ku është i garatuar liria e lundrimit sipas rregjimit të kalimit paqësor. Pozicionimi i hapësisës detare të dhënë për zhvillimin e akakulturës në Kanalin e Korfuzit cënon sigurinë e lundrimit dhe garantimin e saj, si një e drejtë e parashikuar nga e drejta zakonore ndërkombëtare e detit, si dhe Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982). Kanali i Korfuzit është një hapësirë detare midis dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe të dy janë pale në UNCLOS 1982. E drejta e lirisë së lundrimit në Kanalin e Korfuzit iu takon të gjitha anijeve, pavarësisht flamurit që mbajnë. Një leje e tillë për akuakulturë, në koordinatat e përcaktuara nga APP, Buletini nr. 54/2021, mund të çojë në kundërshti të karakterit ndërkombëtar. Shteti bregdetar, sipas UNCLOS 1982, gëzon të drejtën e kufizimit apo perzillimit të kalimit paqësor nëpër detin e tij territorial, vetëm për çështje të sigurisë kombëtare dhe për një kohë të kufizuar. Shqipëria ka pezulluar të drejtën e kalimit paqësot vetëm të për anijet ushtarake në detin e saj territorial nga 19 maji i vitit 1946 deri deri në mars të vitit 1990, pezullim I cili u konsiderua në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Gjerësia e hyrjes veriore të Kanalit të Korfuzit është 5,6 milje detare (Kepi i Qefalit – Kepi i Shën Katerinës) dhe gjysma e saj i takon shqiërisë (2,8 milje). Me ndërtimin e kësaj infrastructure gjerësia e hyrjes për pjesë shqiprare reduktohet në 1,2 milje detare. Në këtë mënyrë bëhet kufisim i lirisë së lundrimit në 30% të hyrjes së Kanalit të Korfuzit ose 60% të pjesës shqiptare. Kjo kufizon këndin e kyrjes dhe daljes në/nga kanali nga 40 grade në 27 grade.
Por, sipas Kodit Detar te RSH, neni 25, strukturat detare të përherëshme miratohen nga Administrata Detare. Pra, a ka miratuar Administrata Detare krijimin e kësaj zone detare për akuakulture? Hapësirat për akakulturë zakonisht jepen në zona me mbrojtje hidrolundrimore, që nuk janë rrugëkalime detare dhe kanë thellësi të kufizuara, me qëllim moscënimin e lirisë së lundrimit.
KODI DETAR. Neni 25 Ndërtimet detare.
Ndërtimet e përhershme në mjedisin detar me themele në shelf, lidhur ose jo me veprimtarinë në fushën e detarisë, veç respektimit të procedurave të përgjithshme në fushën e ndërtimeve, lejohen nga Administrata Detare kur nuk bien ndesh me qarkullimin e mjeteve lundruese dhe, në çdo rast, ndalohen në radat, në kanalet e hyrjes në port dhe në akuatoriumet, përveç rasteve kur lidhen me funksionimin dhe mbrojtjen e tyre.
Në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë ka dhënë leje për krijimin e një hapësire akuakulture në mes të Gjirit të Vlorës duke cënuar ndjeshëm lirine e lundrimit dhe sigurinë lundrimore. Kjo hapësirë nuk është miratuar nga Administrata Detare, në dijenin time, dhe nuk ka as sinjalistikë detare për tu identifikuar natën. Forca Detare në qershor 2020 i ka ngritur këtë çështjes Administratës Detare dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Gjatë bregdetit jugor shqiptar ka disa zona akuakulture, si në bregdetin e thyer të Karaburunit, nga Raguza 1 deri në Shën Vasil, jug të Gjirit të Palermos, veri të Gjirint të Tetramnisit, veri të Ishullit t ë Stillos, Grykën e Fokjanos, Gjirin e Ftelias apo Gjirin e Kallamishtes. Por, të gjitha këto aktivitete nuk cënojnë lirinë dhe sigurinë e lundrimit. Gjithësesi, Ministria e Bujqësisë duhet që për të gjitha këto leje të marrë miratimin e Administrat ës Detare, nëse nuk e ka marrë deri tani.
Biznesmeni Gjergj Luca është një person i afërt me kryeministrin Edi Rama, i cili shpesh herë ka ofruar ambientet e bizneseve të tij për aktivitete politike të Partisë Socialiste. Mesa duket ka marrë edhe shpërblimin.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër spot për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Në videon e publikuar shfaqet kryedemokr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të vijë me risi në këtë fushatë. Përveç kapeles, gjë të cilën e kemi parë më herët tek Donald Trump,...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili prej disa vitesh nuk është pjesë e sferës politike, ka ndarë një moment të veçantë fami...
TIRANË– Skandali i mbledhjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve të Tiranës ka shokuar opinionin publik, por mesa duket qytetarët e thjeshtë nuk janë të v...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli duket se është përfshirë më shumë se kurrë në këtë fushatë elektorale. Gjatë një a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim me urimin ndaj besimtarëve myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Sot, në rrjetin e tij social Faceboo...
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali pranon se Partia Socialiste ka një databazë me të dhënat e votuesve por tregon se informacionet nuk j...
KAVAJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës. Të rinjtë ngritën problematikat që hasin sot dhe i drejtuan pyetje B...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë, të cilëve iu ka bërë krahasimin me kryedemokratin Lulzim Basha. ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë një bisedë që ka zhvilluar me drejtorin e ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo C...