"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shpërndante KOKAINË në zonën e ‘Freskut’ ! Policia arreston 28-vjeçarin, në banesë iu gjetën shuma parash dhe sende
21 Korrik 2021, 11:34Nga DOSJA
TIRANË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante kokainë në zonën e Freskut në Tiranë, dhe pas kontrollit në banesën e tij i është gjetur një sasi droge, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.
NJOFTIMI:
Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, metadon dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat e një pune disamujore, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza metadon.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 57 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S. B., 48 vjeç, D. G., 35 vjeç dhe R. S., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
L. J., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga gara e frikshme e zhvilluar ditën e djeshme nga dy makina luksoze në aksin Fier-Vlorë. Dy shqiptarët nga Kosova, njëri...
VLORË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën transballkanike në Vlorë. Në aksident u përfshinë pesë mjete, mirëpo fatmirësisht nuk pati asnj...
TIRANË– Një fluks i lartë turistësh ëshë në ‘Tirana International Airport’ për shkak të sezonit turistik, ku numri i udhëtarëve që hyjnë në vendin to...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka refuzuar për herë të tretë kërkesën e gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha kërkoi që të lihej e lirë, pasi sipas...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme dhe nesër parashikon një rrezik të lartë për zjarret në pyje për shkak të tem...
TIRANË– Aksidentet rrugore mund të parandalohen kur shoferët janë të kujdesshëm, mirëpo kujdesi vetëm në këtë video që nuk është. Në videon e postuar nga ‘...
SARANDË– Një pushues ka shprehur shqetësimin në rubrikën “Ti Raporton” për situatën në rrugën e Borshit.Në videon që ka sjellë në redaksinë e Top Channel, ...