LIVE UPDATES
Aktualitet

Motoçiklisti nga Lezha bënte ‘kërdinë’ me vjedhje në Durrës! Zbardhen 9 raste, 63-vjeçari merret paratë dhe ia mbath

21 Korrik 2021, 09:15 Nga DOSJA
Motoçiklisti nga Lezha bënte ‘kërdinë’ me

DURRËS– Një 63-vjeçar nga Lezha është arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës, pasi është autor i 9 grabitjeve. Ai mashtronte qytetarë të ndryshem nga të cilët merrte para dhe largohej me motoçiletën e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë një shtetas i dënuar disa herë më parë për vjedhje, i cili me anë të mashtrimit ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit. Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje të ndodhura më parë, të cilat dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoçiklisti”, si rezultat i të cilit, falë veprime të shpejta dhe të mirorganizuara, u arrestua në flagrancë shtetasi:

H. Gj., 63 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar disa herë më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 20.07.2021, në orën 12:30, në lagjen nr. 5, Durrës, ka tentuar të vjedhë një shumë parash në dyqanin e shtetasit Ll. P. dhe më pas është larguar me motoçikletë, por është kapur në flagrancë në një distancë të shkurtër nga shërbimet e Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave të vjedhura dhe motoçikleta me të cilën u largua.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, dyshohet se ka realizuar disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, duke përdorur të njëjtën motoçikletë, konkretisht:

Më datë 21.07.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Sh. M.;

Më datë 12.02.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit T. Rr., një shumë parash;

Më datë 05.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. L. dhe më pas është larguar me motoçikletë;

Më datë 24.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases A. B., një shumë parash;

Më datë 15.04.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit B. B., disa materiale me vlerë 9.000 lekë, në dyqanin e tij;

Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases G. L., një shumë parash;

Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases S. B., një shumë parash;

Më datë 17.06.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për një produkt i ka marrë shtetases E. R., një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet grabitesi ne durres arrestohet grabitesi ne durres

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët