"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Shpërthen zjarri në një spital Covid në Indi, humbin jetën 13 pacientë dhe plagosen qindra të tjerë
23 Prill 2021, 09:31Nga DOSJA
INDI– Të paktën 13 pacientë kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali indian që trajtonte pacientë Covid pranë Mumbai.
Zjarri, i cili ndodhi herët të Premten, u shua dhe katër të mbijetuar janë zhvendosur në spitalet pranë, thanë autoritetet. Zjarri ndodhi në spitalin Vijay Vallabh në zonën Virar të shtetit perëndimor të Maharashtra, e cila është rreth 70 km (43 milje) në veri të Mumbai.
Sipas BBC, incidenti vjen në mes të një vale vdekjeprurëse të dytë të rasteve në Indi, kjo ka mbingarkuar spitalet, duke krijuar një mungesë kritike të oksigjenit, shtretërve të kujdesit intensiv dhe ventilatorëve.
Të Premten, India regjistroi 332.730 raste të koronavirusit, numri më i lartë një ditor kudo në botë për të dytën ditë me radhë. Vdekjet ditore nga Covid-19 u rritën me një rekord 2,263 në 24 orët e fundit.
Kryeministri Narendra Modi ka ofruar ngushëllime në Twitter duke e quajtur incidentin “tragjik”.
Gjykata e lartë e Indisë i ka kërkuar qeverisë qendrore për një plan kombëtar deri të Premten, për forcimin e furnizimit, oksigjenit, ilaçeve, trajtimit dhe vaksinave.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Një zhurmë e madhe jashtë shtëpisë së prezantuesit të njohur grek, Menios Fourthiotis në zonën e Dionysos shkaktoi mobilizimin e autoriteteve në me...
SHBA- Masat kufizuese për mos përhapjen e koronavirusit kanë prekur edhe gazetarinë dhe në përpjekje për t’iu gjendur shikuesve afër, një gazetare amerikane imp...
KOSOVË– Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila nuk iu bind vendimit të partisë dhe mori pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit si President...
SHBA– Qindra njerëz, përfshirë anëtarë të familjes dhe aktivistë, kanë marrë pjesë në varrimin e afro-amerikanit që u qëllua për vdekje nga policia në Min...
Grumbullimi në Vishegrad ishte baraz me një provokim: Një duzinë burrash u mblodhën në javën e dytë të marsit 2021 në qytetin e lindjes së shkrimtarit të njohur...
SHBA– Një emigrant nga Bangladeshi që vuri një bombë gjatë orës së pikut në një stacion të metrosë në New York është dënuar me burgim të përjetshëm.Akayed...