LIVE UPDATES
Bota

Çfarë kërkon Rusia në Ballkanin Perëndimor?

23 Prill 2021, 08:17 Nga DOSJA
Çfarë kërkon Rusia në Ballkanin Perëndimor?

Grumbullimi në Vishegrad ishte baraz me një provokim: Një duzinë burrash u mblodhën në javën e dytë të marsit 2021 në qytetin e lindjes së shkrimtarit të njohur, Ivo Andrić, për të nderuar “vullnetarë” rusë, që mbështesnin në luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995 trupat serbe dhe u vranë në luftime. Një shoqatë serbo-ruse kishte përgatitur edhe një kurorë. Para krimeve të shumta të bërë nga serbët në Bosnjë, të mbijetuarit e luftës bënë fjalë për lëndim rishtazi të viktimave, 26 vjet pas fundit të luftës. Në vend që të nderohen vullnetarët rusë të luftës, duhej të hetohej më shumë përzierja e tyre në krime lufte, kërkoi një shoqatë e grave për viktimat e luftës. Ky rast nuk është i vetmi në Ballkan që mban nënshkrimin rus. Me qëllim Moska përpiqet të zgjerojë influencën, me një mënyrë hibride veprimi, për të përcaktuar terrenin e saj dhe nxitur aktorët, që pengojnë proceset e demokratizimit. Në vendin më të brishtë në rajon, Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet ku të mundet serbët, dhe kroatët, që duan të hedhin në erë rendin e tanishëm të paqes. Milorad Dodik, përfaqësues serb në presidencën shtetërore boshnjake rregullisht kërcënon me shkëputje.

Një ëndërr e vjetër

Para pak ditësh, Dodik doli me një propozim të ri. Duhej të bëhej një “ndarje paqësore” e Bosnjes,  trumbetoi ai, dhe solli një ide, që sipas mediave rridhte nga pena e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša. Në një “Non-Paper”, Janša po ashtu me kontakte me Rusinë, duket që kërkon ristrukturimin e shteteve të Ballkanit sipas kritereve etnike. Që prej atëherë po shtohen zërat paralajmërues e emergjentë: me propozime të tilla provokohen përplasje të reja luftarake.

Pa dyshim që diskutimi për kufinj të rinj në Ballkanin Perëndimor çon ujë në mullirin e atyre që me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës duan të bëjnë realitet një ëndërr të vjetër. Bashkimin e serbëve në një shtet të vetëm. Ishin pikërisht këto ideologji për territore të pastra etnike, që çuan në luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi në vitet 1991-1995.

Mbështetje për ekstremistët

Me homologun e tij të atëhershëm, Franjo Tudjman, president i Republikës së Kroacisë, pushtetmbajtësi i atëhershëm, Slobodan Milošević ra dakord pas shpërbërjes së Jugosllavisë për ndarjen e Bosnjes. Pasuan krime lufte, dëbime dhe përdhunime masive për të nxjerrë në dritë një Serbi të Madhe dhe një Kroaci të Madhe. Që ideologji të tilla rigjallërohen sërish, ka lidhje edhe me Moskën që nuk është aspak e pafajshme me mbështetjen për ekstremistët si Dodiku. Në një kohë që BE dështon qartë prej vitesh që t’ia bëjë të besueshme rajonit perspektivën e anëtarësimit, Moska e bën shprehimisht të qartë, se çfarë misioni ka: destruktivitet të qëllimshëm.

Gabimet e BE

Rusia përdor gabimet e BE-së, që prej vitesh ndjek një politikë “appeasement” zbutjeje me elitat e korruptuara politike të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë nxiten “stabilokracitë” me politikanë që veprojnë në mënyrë autoritare. Reformat e qëndrueshme demokratike mbeten kështu në gjysmë të rrugës. Vendet e Ballkanit Perëndimor, me pak përjashtime, janë sot një El Dorado për radikalizime se sa një skenë e lidhjes koherente me perëndimin. Si pasojë, Brukseli po perceptohet gjithnjë e më pak si partner strategjik nga shumë aktorë në rajon me qëndrim demokratik. Aktivistë të shoqërisë civile e të drejtave të njeriut ankohen, se janë lënë vetëm nga BE në luftë kundër klaneve kriminale, një humbje e madhe reputacioni për  BE, që në krizën e Coronës ashpërsohet edhe më shumë.

Sputnik si shpëtimtari i pandemisë

Jo vetëm për shkak të politikës dështake të BE për vaksinimin, Rusia po ia del në kohën e krizës të profilizohet si aktore potente. Presidenti serb, Aleksandar Vučić, ura më e rëndësishme lidhëse e Putinit në rajon, e përdor marrëdhënien e mirë me të jo vetëm për të furnizuar me vaksina popullsinë e vet, por edhe “turistët e vaksinës” nga shtetet fqinje. Vaksina ruse Sputnik po merr kështu një rëndësi gjeostrategjike. Edhe Kina po prezantohet demonstrativisht nga Vučić si partnere besnike në nevojë, shoqëruar me thumba për BE-në e vonuar.

Në një kohë që Moska po dislokon trupa para Ukrainës, në Ballkan përdoren metoda më të rafinuara. Kështu qeveria e Malit të Zi së fundmi propozoi një ndryshim të së drejtës për nënshtetësinë, ku të huajt që jetojnë në mënyrë të vazhdueshme në vend kanë mundësi të bëhen qytetarë malazez, mes tyre edhe serbët dhe rusët. Me këtë mund të kemi ndryshime masive në popullsi dhe drejtimin politik, paralajmëroi analisti Zlatko Vujovic, shumica properëndimore e Malit të Zi do të eliminohej kështu me një dorë. Kështu në mënyrë “legale” do të forcoheshin forcat anti-perëndimore dhe proruse. Pas protestash pasive, qeveria u tërhoq nga këto plane.

Dështimet ruse

Që në vitin 2016 Moska kishte krijuar fakte në Malin e Zi: Me ndihmën e një komandoje speciale, presidenti afatgjatë i vendit, Milo Djukanović, që ishte angazhuar fort për anëtarësimin në NATO duhej të mënjanohej. Komploti me pjesëmarrje të njerëzve të shërbimit sekret  serb dhe rus u zbulua, Mali i Zi megjithë ndërhyrjen e Moskës u bë anëtar i aleacës ushtarake. Edhe në Maqedoninë e Veriut, Rusia paraqitet si fuqi e fortë. Nuk është sekret, që partia e ish-kryeministrit që u arratis në Hungari, Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE është e lidhur fort me Kremlinin. Që vendi u pranua në NATO ishte një dështim tjetër i Rusisë në Ballkan.

Kundër shoqërisë civile dhe BE

Nuk është rastësi, që forcat ruse që atëherë bëjnë gjithçka, që të dobësojnë qeverinë proeuropiane dhe socialdemokrate të kryeministrit, Zoran Zaev. Investimet në media përdoren qëllimisht për të përhapur propagandë pro-ruse dhe nacional-shoviniste. Në krizën e Coronës qarkullojnë lajme të rreme të përgatitura me kujdes, që duan të minojnë besueshmërinë e qeverisë së Zaevit.

Ndërkohë që kërcënohen aktore e aktorë të shoqërisë civile që angazhohen për reforma demokratike. Njëri prej tyre edhe Abirre Deralla, nga organizata joqeveritare, Civil. Rregullisht aktivisti për të drejtat e njeriut denigrohet si tradhtar, portale të ndryshme përhapin krahasime me famëkeqin nazist, Goebbels. “Këto qarqe kanë si synim në radhë të parë të dëmtojnë integrimin në BE”, thotë Deralla. Intensiteti i sulmeve në kohët e fundit ka kaluar në një stad të ri, me sulme masive në internet dhe faqen online të organizatës së tij. Analizat tenike, sipas Derallës, të thonë që sulmet e fundit e kanë origjinën direkt nga Rusia.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aleksander vucic ballkani perendimor vladimir putin aleksander vucic ballkani perendimor vladimir putin

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës