LIVE UPDATES
Bota

Ministri i jashtëm gjerman: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme

23 Prill 2021, 06:07 Nga DOSJA
Ministri i jashtëm gjerman: Idetë për prekje kufijsh në

GJERMANI– Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha dje në Prishtinë se idetë e hedhura kohëve të fundit që çështjet sociale dhe politike në Ballkan mund të zgjidhen me vizatim të vijave në harta, janë jo vetëm jo realiste por edhe tejet të rrezikshme.

Shefi i diplomacisë gjermane, i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Kosovë, prej nga do të shkojë më pas në Serbi në një përpjekje për të nxitur palët që të rifillojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në një konferencë me gazetarë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai hodhi poshtë idetë për prekjen e kufijve si zgjidhje për cështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor.

Ne i konsiderojmë të rrezikshme edhe diskutimet që bëhen rreth tyre prandaj jam i lumtur që përpjekja e fundit në këtë drejtim, pavarësisht se nga kush u hap, shpejt të mbyllet në sirtarë dhe shpresojmë që të jetë një dosje e së kaluarës”, tha ministri Maas.

Debatet rreth kufijve ringritën pas shkrimeve në mediet kroate e boshnjake për një dokument joformal me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Sipas tyre një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.

Unë nuk e di nëse ka përpjekje të tilla. Fakti që gjithë kohën është folur për një ‘non-paper’ besoj se është edhe shprehja e duhur dhe duhet mbetur një ‘non paper’…”, tha ai, duke nënvizuar se idetë për prekje kufijsh “qeveria gjermane i refuzon në mënyrë të theksuar sepse një zgjidhje e tillë nuk do të çonte në atë që konfliktet të zgjidhen por të ashpërsohen. Prandaj ne e refuzojmë dhe gjatë debatit të fundit në Bashkimin Evropian është shprehur një mendim shumë i qartë se brenda BE-së askush nuk do të paramendonte që kjo mund të bëhet realitet”, tha ministri Maas i cili foli gjermanisht gjatë konferencës.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë, ndërsa kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

Presidentja Osmani tha se çështja e dokumentit të pretenduar është diskutuar edhe me autoritetet e Sllovenisë.

Përgjigja që kemi marr nga autoritetet sllovene është se një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Megjithatë ne e kemi ritheksuar në atë moment dhe do ta ritheksoj sërish se idetë të tilla janë të rrezikshme jo vetëm për Republikën e Kosovës, janë të rrezikshme për gjithë rajonin por edhe përtej rajonit. Idetë e tilla i takojnë shekullit të XIX”, tha presidentja Osmani.

Ajo tha ndërkaq se bisedimet me Serbinë kanë nevojë për një rifreskim dhe se Kosova do të shtrojë në tryezë çështjet që janë në interes të qytetarëve të saj.

Ky proces i dialogut ka nevojë një reset pra nuk është thjeshtë një vazhdimësi dhe të gjitha institucionet tona vëmendshëm do të shqyrtojnë secilën marrëveshje të arritur, secilin dokument të shqyrtuar deri më tani dhe do të zhvillojmë një dialog të bazuar në parime të qarta ku Republika e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të pranoj të hyjë në aventura të rrezikshme që kanë të bëjnë qoftë me ndryshim kufijsh”, tha ajo.

Ministri i jashtëm gjerman tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten pengesë për zhvillimin e rajonit.

Lidhur me këtë unë sot kam theksuar edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer për bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe kam dëgjuar edhe temat të cilat janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovë, Këto do t’i marr me vete dhe do t’ia përcjellë përfaqësuesit të Bashkimit Evropian zotit Lajçak dhe do të flas në mënyrë intensive lidhur me këtë. Ai ka mbështetjen tonë për punën e tij sepse mendoj që BE-ja mund të jap një kontribut që këto çështje të zgjidhen”, tha zoti Mass.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Muajin e ardhshëm, Bashkimi Evropian shpreson që të organizojë takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këtyre përpjekjeve javën që vjen do t’i paraprijnë vizitat e ndara të të dy zyrtarëve të lartë në Bruksel.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni heiko maas heiko maas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet