LIVE UPDATES
Sport

Shqipëri e televizionit, por… pa sport/ Dështuan apo…? Komentatorët dhe gazetarët sportivë të “Euro 2020” (ANALIZA

16 Korrik 2021, 18:56 Nga DOSJA
Shqipëri e televizionit, por… pa sport/ Dështuan apo…?

… Shkrim që pat pasë këtë nëntitull: “Diktatura e telekamerës mbi topin, por jo e telekronistit mbi ne”. Në të vërtetë, kështu ndodhi edhe kësaj here. Dhe pësuam përsëri “diktaturën e telekronistit mbi ne”. Dhe jo vetëm të tij… Edhe këtë herë, përsëritja e një “frikësimi” mbeti po ajo. Thuajse në të gjitha. Në cilësinë e papranueshme të zërit të telekomentatorit a telekronistit. Po ashtu edhe te ndërtimi i gabuar i fjalisë nga ana e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. E edhe kësaj here dëgjuam kësisoj “ndërtimesh” gjuhësore: “Në trekëndësh ka shkuar”… “Topin e gjeti”…

“Rivënia anësore për gjermanët është”… “Nëntëmbëdhjetë minuta nga fundi jemi”… “Francezët të trembur janë”… “Gjyqtari vetë e ka ndaluar”… Kështu është kur harrohet ajo që një kritik e përcakton si: “Kodi gjuhësor i identifikimit dhe i interpretimit të një ndeshjeje, që edhe pse është puna jote, nuk e ke shpik ti në tryezë, por që vjen në mënyrë të natyrshme simbas ‘alfabetizimit’ të fuqisë së mikrofonit, çka kronisti duhet të dijë të ndjekë”. Temë e gjerë kjo, megjithatë…

Mandej, rasti tjetër, i cili vazhdoi me ritmikën e transmetimit si në radio, ngaqë me kryefortësi nuk duan t’ia dinë se ne jemi duke e pa ndeshjen në ekran, ashtu si dhe ai. Ky protagonizëm është bërë i pandalshëm. E për kohë të tëra harrojnë thelbësoren e profesionit të tyre: nuk na thonë rregullisht se si e ka emrin ai që ia kalon (pason) topin bashkëlojtarit larmia e kalimeve (pasimeve), pra, – që nuk ka vlerë kur ti nuk përmend emrat e atyre lojtarëve që kombinojnë midis tyre. Kjo është bërë sëmundje e mad- he televizive e llojit shqiptar.

Dhe përsëri vazhdoi fjalori i varfër i teletransmetimit që sillet rreth vetëm nja 150 fjalëve. Gjithnjë me sundimin e për- caktimit kundërgjuhësor që thotë se “ndeshja ishte e luftuar”! Ndërkaq, shpresa që patëm se kësaj here nuk do të na i merrte mendtë e padurueshmja “super”, nuk u realizua. Po ashtu, edhe protagonizmi i telekronistit me prepotencën e teletransmetimit (“ndeshja luhet ngaqë e transmetoj unë”). Dhe më e rënda. Marramendje që nuk ndalte prej gati thirrjes në TV se “unë jam tifoz i Gjermanisë” e “ti tifoz i Italisë”, “ne tifozët e Anglisë” “e ju tifozët e Spanjës”.

Kjo dukuri kësaj radhe mbërriti kulmin. Pa pikë ndrojtjeje për etikën e profesionit tonë, 90 për qind e komentuesve në studio, të udhëhequr prej drejtuesve të emisionit, u deklaruan si tifozë. Çka do të thoshte se në studio ata nuk kishin ardhur si gazetarë, kjo dihet; por ata nuk kishin ardhur as si analistë të pavarun e të paanshëm. Kjo, më e pakta, ishte një lloj fyerje për shikuesin. U arrit deri aty saqë edhe gazetarë dolën në studio të veshur me fanellën e Italisë. Këtë vetëmburrje “koreografike” nuk e bëri as vetë Italia në emisionet e saj, ndonëse ajo po fitonte Kampionatin e Europës. E bëri Shqipëria. Sigurisht, kjo nuk mund të quhet gazetari. Megjithatë, pati një ndryshim: për herë të parë në studio “analistët” politikanë qenë shumë pak.

Ndonëse emisionet, rubrikat apo “talk show”-t qenë kopje besnike e njëra-tjetrës – më të shumta se asnjëherë tjetër, në mos gaboj nja tetë në çdo javë, natyrisht në të njëjtat orare. E, në këtë lloj “gjeografie” televizive, Shqipëria zuri vendin e parë në Europë. Mund të veçoj programin “Euromania” në TV “News24”, një format profesional për Kampionatin Europian, i ndërthurur dhe me historinë e Kombëtares shqiptare nëpërmjet protagonistëve kryesorë të saj si: Neptuan Bajko, Sulejman Demollari etj.

Dhe pa harruar që imitojmë keq. Është ajo që kohë më parë, kritiku i artit, Luca Beatrice, e ka përkufizuar saktë në gazetën italiane “Il Giornale”, kur shkroi se “futbolli në TV është një trishtim”. Ndërsa shtonte se një lloj fragmentarizimi na e përkeqëson shumë kënaqësinë, çka bën që futbolli kësisoj “më mërzit shumë dhe jo vetëm mua”, por të gjithë, duke qenë kaq fort i varun prej “zgjidhjeve filmike”, “siç i quanin Cuçhi, Ameri, Ciotti, heronj të vërtetë të topit, zërat e rinisë sime të lumtur”.

E edhe Italia – zonjë e madhe e gazetarisë televizive – përveç bukurisë së saj të pamat, paska probleme. Ndërsa e jona duket që nuk imiton bukurinë e vërtetë të saj, por atë që nuk duhet. Shqipëria televizive prej kohësh ka flakur tej afrimin e njerëzve të zot, të pa- sionuar, modestë, por këmbëngulës. Mjafton të thuash se asnjë prej të sotmëve nuk ka zënë vend përmes konkursit të zotësisë e të talentit. Edhe ngaqë në Shqipëri asnjëherë nuk dëgjojmë që u organizua një konkurs për të ofruar gazetarë të fjalës së shkruar, të folur apo asaj të ekranit.

Më mbeti në mendje një fakt nga emisioni i RTSH për Europianin. Për natë, emisioni i tij niste me një të dërguar speciale në shesh të qytetit ku shiheshin ndeshjet me ekran të madh, me birrë përpara a s’di se çka. Së dërguarës i kërkohej të intervistonte tifozët e atyshëm. Mirëpo, ata largoheshin shpejt dhe sheshi ishte i boshatisur. E megjithatë i kërkohej duke i thënë pak a shumë kështu: “Shko e gjej ndonjë, pra”. Por ajo nuk gjente assesi. Ata, “personazhet tifozë”, kishin ikur.

Megjithatë, ndodhte që të gjente ndonjë të vetmuar, i cili madje “guxonte” ta befasonte duke i thënë: “Nuk jam tifoz!”. E me gjithë këtë dështim, prapëseprapë, për natë emisioni në fjalë fillonte me të dërguarën që nuk ia arrinte të gjente tifozë, edhe pse shihej qartë se ishte paracaktuar që kjo përpjekje të dështonte. Por ja që “stadiumi i sheshit”, siç po e quajmë, ishte “mrekullia më vete e natës europiane” që e çoi në qiell deri njeriu i ngarkuar me detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po para këtij mikrofoni.

Ndoshta, ky duhet konsideruar “tifozi shpëtimtar” aq i dëshiruar për këtë emision. Tash, le të dalim tek ajo tjetra: A pati sport të sajin Shqipëria gjatë kësaj periudhe “europeiste”? Për hir të së vërtetës, nuk pati. Nuk pati deri në çastin e fillimit të korrikut kur mbërriti pjesëmarrja e Shqipërisë në Kupat e Europës me klubet. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi apo shteti me numrin më të paktë të sporteve që organizohen dhe ushtrohen, e për rrjedhojë edhe të veprimtarive sportive.

Sigurisht, nuk mëtoj që ajo t’i ngjasojë Italisë, e cila me të drejtë i kushtohej më shumë Europianit, teksa po shkëlqente Kombëtarja e saj. Dhe as Francës, teksa televizionet e saj, por dhe “L’Equipe”, i saj hap mbas hapi i kushtoheshin “Tour de France” apo ragbisë sesa Europianit. Sepse ne nuk kemi as “Tour de France”, as ragbi dhe as tenisin e Wimbledon-it. Për fat, ne kërkojmë të bëjmë gazetarinë televizive pompoze, euforike të Europianit të komentatorëve, analistëve, disa prej të cilëve janë tejet prepotentë e aq fort të vetësigurt në mendimet e tyre.

Madje, deri aty saqë të kalojnë nga televizioni i tyre tek ai i tjetri nga mbrëmja në mbrëmje. E megjithatë, ndoshta e gjitha kjo dukuri futbollomanie e sportfobie, është “e pafajshme”. Kështu, ngaqë vetëm në Shqipëri ndodh që për javë të tana të mos ketë asnjë veprimtari sportive kombëtare, e për sa u përket atyre të përfaqësimit ndërkombëtar të saj, gjithnjë pak e më pak. Për fat të keq, Shqipëria e sotme ndodhet tejet larg prej Shqipërisë komuniste, qeveria e së cilës i detyronte organizmat drejtuese sportive që të përpilonin në parakohë kalendarin e vitit sportiv e ta botonin në gazetë qysh në ditën e parë të vitit. Dhe ta zbatonin pikë për pikë. Ndërsa në Shqipërinë e sotme botohet vetëm kalendari i Kampionateve të Futbollit.

Dhe shumë shpesh madje, nuk botohet as kalendari i kampionateve kombëtare të volejbollit e të basketbollit. Çka tregon se edhe vetë shumica e federatave sportive nuk qenkan të interesuara. Kësisoj sjelljesh deri në këtë mos- interesim, nuk kanë ndodhur as në sportin e Shqipërisë zogiste, as të asaj fashiste dhe as të asaj komuniste. Kësisoj sjelljesh po ndodhin në Shqipërinë demokratike. Shqipërisë i është kthyer në një mani të papame futbolli ndërkombëtar, jo sporti kombëtar. Deri aty saqë shumica e gazetave të përditshme kanë përparësi jo sportin kombëtar, por futbollin ndërkombëtar. Si të ishin jo gazeta të Republikës së Shqipërisë, pra, të kombit shqiptar, por të FIFA-s.

Kësisoj, ndoshta edhe ngaqë gjatë vitit sportiv shqiptar (nuk di nëse mund ta quajmë kështu), ka jo pak muaj a javë pa sport. Pra, “rroftë Europiani”, “rroftë Serie A e Bundesliga”, “rroftë Premiership e La Liga”. Dhe rrofshin emisionet e pafund shqiptare që iu kushtohen kë- tyre njëqind herë më tepër sesa kushtimet për sportin kombëtar shqiptar. Ndonëse emisionet, rubrikat apo “talk show”-t qenë – kopje besnike e njëra-tjetrës – më të shumta se asnjëherë tjetër, në mos gaboj nja tetë në çdo javë, natyrisht në të njëjtat orare.

E, në këtë lloj “gjeografie” televizive, Shqipëria zuri vendin e parë në Europë. Mund të veçoj programin “Euromania” në TV “News24”, një format profesional për Kampionatin Europian, i ndërthurur dhe me historinë e Kombëtares shqiptare nëpërmjet protagonistëve kryesorë të saj si: Neptuan Bajko, Sulejman Demollari etj. Për hir të së vërtetës, është koha kur ia vlen të kalohet në një përmbysje të kësaj telegazetarie. Për të ndërtuar diçka tjetër, diçka të re, të përhapjes së një sporti tanësor kombëtar, olimpik, fizik e shpirtëror, i cili të jetë i pranishëm në jetën e çdo dite të shqiptarëve.

Duke flakur tej, bie fjala, mendimin e tashëm sundues se problemi kryesor i KOKSH do të jetë ai që na thotë se mund të kemi gjykatën “tonë” sportive. Dhe heshtë kur i kërkojnë t’i përgjigjen pyetjes përse mungojnë pistat e atletikës në Shqipëri. Apo që kampionati i futbollit do të harxhojë miliona për të pasur edhe “Varin” e famshëm të “ishte apo nuk ishte gol”. Këto nuk janë problemet e sportit në Shqipëri. Në Shqipëri, problemet e sportit janë përhapja e vazhdueshme e tij, zgjerimi i tij, planifikimi i zhvillimit të tij, ndikimi në te i kulturës fizike, i edukimit fizik të rinisë, për fat kjo gjithnjë e më fort “obeze”.

Edhe ngaqë kalon pa ia nda në sedentarizmin e të shtunave e të dielave ngurrosur para ekranit të TV për të ndjekur ndeshjet e kampionateve të shteteve të tjera, që në Shqipëri transmetohen të gjitha. Edhe ato që nuk i ndjekin as vetë këto shtete. Madje, të përsëritura gjatë javës deri aty ku nuk mund të durohet më. Shqipëria po rrezikon të zhdukë sportin në shkollë. Apo të shuajë ndërtimet, si të thuash popullore sportive, (beton urban mbi të gjitha). Ndërtime për popullin, pra, jo i stadiumeve pa pistë atletike (më keq se Viktor Emanueli III që na e ndërtoi stadiumin me pistën moderne olimpike për asokohe e përtej).

Dhe atdheu shqiptar, i cili shpesh në muajt e javët e tij të vitit mbetet pa sport. Për fat, kemi futbolltelevizione, edhe pse shpesh nuk paskemi sport. Ndonëse kemi kanale sportive të titulluar me fjalën “sport”, por që zakonisht kanë vetëm futboll. Dhe që injoron gjithë sportet e tjerë të Shqipërisë. Apo që rubrika e Televizionit Publik Shqiptar që ende quhet “Rubrika sport- ive”, në ekranin e saj i kushtohet vetëm futbollit. Por ja që kemi Europianin. E mbas pak do të kemi Botërorin… Ndërkaq, do të na duket fat i madh po të kemi në ekran atë që sapo fillon, Olimpiadën – mbretëreshën shumësportëshe të njerëzimit.

Ndonëse për Shqipërinë do të jetë shumë vështirë të ketë “talk show” si tek Europiani. Kjo, sepse Shqipërisë i mungojnë tansisht gazetarët e dijshëm për sportet, për sportin olimpik, të një kulture universale sportive, çka një Olimpiadë e kërkon domosdoshmërisht. E kemi fjalën për gazetarë të ditur të atletikës së lehtë, të notit, të mundjes, të gjimnastikës, të peshëngritjes. Se për sa i përket qitjes që i ka dhënë Shqipërisë kampionet e para të Europës, Elizabeta Karabolli e Ermira Dingu, kjo as që të shkon nëpër mend. Nuk e di se sa vjet ka (jo ditë, por vjet) që nuk kemi pa e dëgjuar një lajm, një lajm të vetëm në ekranet e televizioneve shqiptare për qitjen.

Parapëlqejnë që në fund të lajmeve qendrore të ditës të na njoftojnë se Interi fitoi me Juventusin. Deri aty sa na u duk një befasi e madhe kur këto dit, ky televizion që nuk le lajm të Serie A pa dhënë, më në fund na tregoi aq hijshëm një premierë të bukur rinore të përhapjes së sportit amator të vozitjes. Një sport ky që me liqenet e lumenjtë që ka Shqipëria mund të jetë vërtet parësor. Por… Qenka “fat i madh” që kemi një Shqipëri të televizionit, paçka se …pa sport. Dhe qeveria që hesht. Dhe ministria që pranon. Dhe e ashtuquajtura AMA që veç me këto tema pasqyrimi nuk denjon të merret. Dhe populli që po i nënshtrohet atij, pra: precedentit të gabuar të futbollomanisë televizive të pakulturë. Ose asaj rrejshëm me kulturë. Dhe kurrsesi atdhetarisë!

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 euro2020

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës