LIVE UPDATES
Politike

Shqipëri: Paketa ligjore Anti-Shpifje sërish në qendër të debatit

19 Shtator 2020, 12:23 Nga DOSJA
Shqipëri: Paketa ligjore Anti-Shpifje sërish në qendër

Rikthehet shqetësimi i Këshillit të Europës ndaj Paketës Ligjore Anti-Shpifje që pritet të miratohet në Parlamentin e Shqipërisë pas disa amendimeve të tij. Këshilli i Europës ka rezerva se mos ato më shumë dëmtojnë sesa janë të dobishme për lirinë e mediave online.

Raportuesi i Përgjithshëm për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, (PACE), Stefan Schennach, u shpreh të enjten, (17.09) për mundësinë e miratimit të paketës ligjore pas amendimeve se ajo “mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të karakterit të përgjithshëm.”

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një “paketë Anti-Shpifje” synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet për të urdhëruar mediat të heqin raportimet për çështje të tilla si “cënimi i dinjitetit të individit”, nën kërcënimin e gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të karakterit të tij të përgjithshëm,” thekson Stefan Schennach në reagimin e tij.

Thirrje Parlamentit të rifillojë procesin për një ligj të ri

Shqetësimi i PACE vjen pas një njoftimi publik të Këshillit Shqiptar të Medias, se në amendimet e Paketës Anti-Shpifje nuk bëjnë pjesë rekomandimet e Komisionit të Venecias, të Këshillit te Europës, ku maxhoranca socialiste e adresoi këtë paketë për të marrë opinionin e tij, pas protestash dhe kundërshtimesh të fuqishme të gazetarëve dhe kritikash të ashpra ndërkombëtare. “Nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,” theksoi Stefan Schennach në deklaratën e tij.

Duke argumentuar thirrjen e tij, Schennach i referohet opinionit që dha Komisioni i Venecias në qershor të këtij viti dhe thekson se “ligji vuan nga paqartësia dhe ka gjasë të ketë një “efekt ftohës “, të shtypë diskutimin e lirë dhe fjalimet politike në sektorin shqiptar të medias on line.”

“I bashkohem mendimit të Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon që për mediat në internet, të jetë më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm për lirinë e shprehjes në Shqipëri”, theksoi Schannach, Raportues i Përgjithshëm për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gazetarët: Ligj i ri, në përputhje me Kushtetutën dhe standartet ndërkombëtare

Nxitja që Këshilli i Europës, i bën Parlamentit të Shqipërisë për të rifilluar procesin e hartimin e një ligji të ri të medias online është në të njëjtën linjë me kërkesat e gazetarëve dhe Këshillit Shqiptar të Medias. Ky Këshill dhe 17 organizata të shoqërisë civile dhanë ditët e fundit alarmin, përmes një njoftimi publik, për një miratim të mundshëm të paketës ligjore “Anti- Shpifje” në Parlament gjatë këtij muaji, pas disa amendimesh, ku sipas tyre, nuk përfshihen rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky komision e dha opinionin e tij në qershor të këtij viti, të kërkuar nga maxhoranca socialiste pas protestash të fuqishme të komunitetit të gazetarëve dhe kritikash të ashpra ndërkombëtare për Paketën ligjore Antishpifje. “Kërkojmë rinisjen e procesit të konsultimit nga fillimi, në mënyrë që ligji të hartohet sipas Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes”, theksohet në njoftimin publik të Këshillit Shqiptar të Medias dhe 17 organizatave të shoqërisë civile.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias

Paketa anti-shpifje ka të bëjë me kompetencat e zgjeruara që i jepen Autoritetit të Mediave Audio-Vizuale, (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike edhe Postare, (AKEP). Këtyre dy institucioneve shtetërore paketa ligjore ”Anti-Shpifje” u jep kompetenca për të vendosur gjoba të kripura dhe mbyllur portale elektronike nëse, kur sipas tyre, në publikimet online “shpifin dhe cënojnë dinjitetin e individit.”

Në rekomandimet e Komisionit të Venecias këto kompetenca cilësohen të tilla që “cënojnë lirinë e medias”. Sipas këtij Komisioni lypset që për median online të ketë “një proces të drejtë nga çdo vendim administrativ, përpara gjykatës dhe sanksionet duhet të jetë në proporcionale”.

Në rekomandime përfshihet edhe “nevoja e efektivitetit të masave ligjore dhe gjyqësore në luftën e shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes.” Në këtë kontekst Komisioni i Venecias ka mbështetur idenë e gazetarëve dhe organizatave të tyre për ”funksionimin me vetërregullim dhe respektim të sistemit të llogaridhënies së medias online.”

Marrë nga: DW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike paketa anti shpifje paketa anti shpifje

Sondazh

Poll
Politike 18 Shtator 2020, 20:30

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”. Teksa ka qenë në studio, Spi...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait