LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për internetin me linja fikse

27 Maj 2021, 05:27 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria renditet vendi me depërtimin më të ulët të internetit nga linja fikse në Europë. Sipas publikimit më të fundit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), lidhur me tendencat e dixhitalizimit në Europë, Shqipëria kishte vitin e kaluar 15.14 kontrata shërbimi të internetit fiks për 100 mijë banorë.

Kjo shifër është pak më e ulët se mesatarja botërore prej 15.2% dhe shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, që për vitin e kaluar ishte 32.9%. Megjithatë, sipas ITU, vitin e kaluar Shqipëria shënoi rritjen më të lartë të këtij treguesi krahasuar me një vit më parë, me 15.9%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vendi me depërtimin më të lartë të internet broadband nëpërmjet linjave fikse është Mali i Zi, me 28.47%, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 22.6%, Maqedonia e Veriut me 21.33% dhe Serbia me 18.5%. Raporti I ITU nuk jep të dhëna për Kosovën.

Përveçse një depërtim të ulët të internet me linja fikse, Shqipëria vazhdon të ketë një hendek të madh mes zonave urbane dhe atyre rurale. Sipas vlerësimeve të AKEP, shkalla e penetrimit të internetit në qytete është rreth tetë herë më e lartë se në fshatra. Zhvillimi i infrastrukturës broadband në zonat rurale dhe periferike nuk mbështetet nga mekanizma alternativë financimi, në kushtet kur nisma e lirë nuk ka stimuj për të investuar.

Bazuar në të dhënat rajonale të vitit 2020, vërehet se qarqet me normat më të larta të penetrimit urban janë Tirana dhe Korça, përkatësisht me nga 40.2% dhe 25.6%. Ndërsa Durrësi është qarku që ka normën më të lartë të penetrimit rural, rreth 21%, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me nga 10% dhe 8%.

Sipas të dhënave nga AKEP, numri i abonentëve të internetit me linja fikse në fund të vitit 2020 arriti në rreth 497 mijë abonentë, 14% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Krahasuar me tregun celular, tregu i internetit fiks ka një shkallë më të ulët përqendrimi dhe duket më konkurrues në strukturën e ndarjes së tij sipas operatorëve. Pjesa e tregut të operatorit më të madh, Albtelecom, është në rënie konstante dhe tashmë ka zbritur në 25.9%, nga 35.7% që ishte një vit më parë. Operatori i dytë më i madh për nga numri i përdoruesve në fund të 2020 ishte Abcom, me rreth 19.2% të tregut. Abcom u ble nga Vodafone Albania në fillim të vitit 2020 dhe kjo ndikuar në rritjen më të shpejtë të bazës së abonentëve, me 28% krahasuar me vitin 2019.

Rritja e numrit të abonentëve është reflektuar edhe në rritje të volumit të shërbimeve fikse për të tretin vit radhazi. Sipas AKEP, vitin e kaluar tregu i shërbimeve fikse të komunikimit raportoi të ardhura totale prej 9.55 miliardë lekësh, në rritje me 5.4% krahasuar me një vit më parë. Më shumë se 82% e të ardhurave të këtij tregu gjenerohen nga shtatë operatorët kryesorë, që janë Albtelecom, Abcom, ASC, ATU, Abissnet, Nisatel dhe Digicom./ E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi interneti në shqipëri linjat fikse te internetit interneti në shqipëri linjat fikse te internetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj