LIVE UPDATES
Ekonomi

Vaksinimi në Europë, shtetet e varura nga turizmi e përshpejtojnë; Shqipëria me ritme të ngadalta

26 Maj 2021, 05:10 Nga DOSJA

TIRANË– Italia dhe Spanja, dy shtete që kanë varësi të lartë nga turizmi kanë përshpejtuar ndjeshëm ritmet e vaksinimit gjatë javëve të fundit.

Il Sole24 ore shkuan se Italia u rendit ndër shtetet e para në Europë për përqindjen e popullsisë që është vaksinuar plotësisht, së bashku me Spanjën, sipas të dhënave të Our World In Data të Universitetit të Oksfordit, duke qenë mbi mesataren europiane.

Italia shpreson të administrojë 17 milionë doza në maj dhe 20 milionë në qershor, në mënyrë që të vaksinojë të gjithë në prag të sezonit turistik duke i “çliruar” të gjithë, që t’i hapet rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, e cila ka një varësi të lartë nga turizmi.

Sipas të dhënave të faqes (azhurnuar në 22 maj) në Evropë 13.1% e popullsisë ka përfunduar ciklin, ndërsa në Itali janë 15.75% dhe në Spanjë 16.8%, që ndiqen nga Franca (14.2%) dhe Gjermania (13.1%). Ndër vendet që kanë marrë të paktën një dozë, Gjermania kryeson “renditjen” e Bashkimit Europiane me 39.1%, ndërsa Italia ka vaksinuar 33.5% të popullsisë. Mesatarja e Europës është në 28%.

Në të gjithë Europën vijon të kryesojë Mbretëria e bashkuar, me gati 60% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë dhe mbi 30% që është vaksinuar plotësisht. Pas Mbretërisë së Bashkuar, për vaksinimin total renditen Hungaria dhe Serbia.

Në nivel global, grafikët tregojnë ndryshimet e mëdha në shkallën e vaksinimit, ku Izraeli, Britania e Madhe dhe SHBA-të janë shumë përpara vendeve të tjera perëndimore dhe mbi 50% të popullsisë së mbuluar me të paktën një dozë. Ndërsa Brazili dhe India., të cilat janë ndër vendet më të prekurat nga pandemia, kanë përkatësisht 18% dhe 10% të popullsisë që kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa shumë vende afrikane nuk kanë dhënë as edhe një dozë.

Shqipëria, ndër të fundit e Europës

Ritmet e vaksinimit janë ngadalësuar në Shqipëri javët e fundit, ndonëse me afrimin e turizmit pritej të ndodhte e kundërta. Sipas të dhënave të Our World in Data, gati 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, ndërsa rreth 8% ka marrë vetëm një dozë, duke bërë që rreth 17% e popullsisë të ketë marrë të paktën një dozë. Shqipëria ia kalon në ritmet e vaksinimit vetëm shteteve të rajonit (përveç Serbisë) dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik (shih grafikun).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë janë administruar në total rreth 725 mijë doza vaksinash në vend (Prej tyre 249,898 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID), ndërsa plani është që numri i tyre të arrijë në 1 milion brenda majit. Ritmet e vaksinimit u ngadalësuan dy javët e fundit për shkak të mungesës së vaksinës kineze, e cila është administruar për pjesën më të madhe të të vaksinuarve. Pas ardhjes së dozave, procesi ka rifilluar normalisht. 475 mijë persona në vend kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në 24 maj, gjysma e të cilëve janë vaksinuar tashmë plotësisht.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 25 Maj 2021, 05:14

TIRANË– Një sondazh me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i V...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet