LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria rrezikon t’i sekuestrohen pronat “diplomatike” jashtë, probleme edhe me qiratë

1 Shtator 2020, 10:25 Nga DOSJA
Shqipëria rrezikon t’i sekuestrohen pronat “diplomatike”

TIRANË- Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka nxjerrë në pah një sërë problematikash sa i takon mënyrës sesi menaxhohen pronat nën varësi të saj.

Së pari auditimi ka konstatuar një ulje të qirave në disa prona në Tiranë duke u reflektuar me një rënie të të ardhurave.

“Nga auditimi rezultoi se gjatë vitit 2018 nga DSHTD janë dhënë me qira 83 objekte dhe janë përfituar prej tyre, të ardhura nga qiraja në vlerën totale 175,081,184 lekë, ndërsa për periudhën deri më 30.11.2019 (11-mujor) janë dhënë me qira 93 objekte dhe janë përfituar prej tyre të ardhura në vlerën totale 166,369,140 lekë. Ulja e tarifave të qerave krahasuar me çmimin e tregut, për disa nga subjektet qiramarrës në rastet e pall.nr.57 me adresë Bulevardi “Zogu I”, si dhe në Rrugën “Skënderbej”, të cilët nuk janë të listuar si përfaqësi e trupit diplomatik, kanë ndikuar direkt në uljen e të ardhurave dhe rrjedhimisht në fitimin e kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në dokument.

I njëjti ndalet në faktin se nga ana e Drejtorisë janë nënshkruar kontrata me afat 5 vjeçar për dhënien me qira të ndërtesave dhe për këtë nuk është marrë miratim i ministrit çka është e nevojshme. Vetë ligji sanksionon se kontratat duhet të jenë 1 vjeçare.

Një tjetër rast i çuditshëm është ai i blerjes së 10 apartamenteve në Romë para disa vitesh që në nuk rezultojnë të reflektuara në kontabilitet dhe në inventarë për llogari të Shqipërisë. KLSh nënvizon se gjatë auditimit të inventarëve u konstatua se DSHTD nuk ka të reflektuar në kontabilitet dhe në inventarët e saj 10 apartamente në Romë, të blera në shumën 12,000,000 lekë, në zbatim të dekretit nr. 461, datë 17.11.1964 nga Këshilli i Ministrave i RSH.

“Nga komunikimet verbale me subjektin, DSHTD ka problematikë juridike të mbartur në lidhje me pronësinë e tyre, por të shuar përgjatë vitit 2013 në favor të Republikës së Shqipërisë. Në arkivën e DSHTD korrespondenca e fundit shkresore mban nr. 578, datë 12.03.2014 me lëndë “Mbi regjistrimin e 10 apartamenteve në pronësi të shtetit shqiptar” dërguar nga Ambasada e Romës për në MEPJ, në të cilën është vënë në dijeni dhe DSHTD. Sipas kësaj shkrese 10 apartamentet janë regjistruar në datën 29 shtator 2013, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Romë, por pavarësisht kësaj, për to nuk ka siguri të plotë juridike për pronësinë nga shteti shqiptar. Sipas konsulencës ligjore të kontaktuar për këtë çështje, RSH rezulton debitore në regjistrin publik në Romë dhe si të tilla këto pasuri mund të jenë objekt sekuestrimi. Nga kjo shkresë deduktohet se apartamentet nuk kanë imunitet diplomatik ende deri më 12.03.2014”, vlerëson KLSH.

Përveçse në kahun e të ardhurave ky institucion nënvizon se ka gjetur shkelje edhe në kahun e shpenzimeve ku janë bërë rritje të pajustifikuara në disa zëra si dhe janë shpërndarë shpërblime pa kaluar hallkat e nevojshme të miratimit.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi klsh pronat diplomatike klsh pronat diplomatike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj