Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Shqiptarët jashtë vendit, mund të deklarojnë online adresën ku banojnë (PROCEDURA)
4 Dhjetor 2020, 17:39Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ditën e sotme ka bërë një në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku dhe ka parë nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në migracion.
Ministri Lleshaj theksoi se ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dhe për të marrë pjesë në zgjedhje. Lleshaj shtoi po ashtu se shërbimet online kushtëzohen me pasjen e një karte ID të vlefshme. Shtetasve që u ka skaduar karta, nuk do t’u ofrohen shërbimet e e-Albania, edhe pse kanë tashmë një NID.
Ministri tha se në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve, ndaj shtetasit duhet të kujdesen që të kenë një kartë të vlefshme, pa të cilën nuk mund të votojnë.
“Po tregojmë shërbimin e ri që kemi hedhur online, në bashkëpunim me AKSHI-n, DPGJC dhe e-Albania për deklarimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë”, tha Drejtori i Sistemeve Informatike, Vangjush Stavro. Në fillim shtetasi duhet të identifikohet në e-Albania me kredencialet e tij. Pasi identifikohet, thjeshtë duhet të kërkojë për shërbimin përkatës: “Deklarimi i adresës jashtë vendit”. Duke vendosur disa fjalë kyçe mund të dalë shërbimi – Deklarimi i adresës; shtypim butin “Përdor” për të shfrytëzuar këtë shërbim; krijojmë një aplikim të ri. Siç do të shihni edhe vetë, shumë thjesht duhet të plotësojë shtetin ku banon, kodin postar, qytetin, rrugën dhe numrin e ndërtesës ku shtetasi banon. Gjithashtu më poshtë mund të vendosë elementë shtesë, në qoftë se është për të gjetur adresën, janë me zgjedhje shtetet. Më poshtë mund të zgjidhni edhe anëtarët e familjes, me të cilët ndodhet në adresë, kështu që adresa përditësohet për të gjithë anëtarët e familjes së tij, gjithmonë për ata që ka në certifikatën familjare. Ka edhe një seksion me “shënime” dhe në fund, gjë që është shumë e rëndësishme, duhet të ngarkojë një foto, të një dokumenti, që vërteton adresën, që mund të jetë, psh., fatura e dritave, e ujit ose një kontratë qiraje.”- ka thënë ndër të tjera Lleshaj.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duket se e ka ndjekur intervistën e djeshme të kryeministrin Edi Rama me gazetarin Alfred Lela. Gjatë bisedës, Rama po f...
Politike 4 Dhjetor 2020, 16:42
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar falje për shprehjen e përdorur mbrëmjen e djeshme teksa përballej me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj...
KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kukës, duke u shpalosur planin e tij për qëverisjesn e vendit. Teksa fliste për ar...
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka qenë në Kukës, ku dhe ka zhvilluar një takim me disa nxënës, kryesisht gjimnazistë.Gj...
SHQIPËRI– Është fiormosur marrëveshje mes Kosvës dhe Shqipërisë për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.Marrëve...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shkollën e rindërtuar ‘’Lesh Nik Daka’’ në Lezhë që do të presë 535 nxënës, dhe si gjithmonë nuk është larguar ...
GJERMANI– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ditën e sotme ka falenderuar Kryeministrin Rama, njëhëkohësisht dhe Kryetari i OSBE-së, për k...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka kanë ar...
TIRANË– Kryeministri Rama ka mbajtur ditën e sotme fjalën përmbyllëse në Ministerialin e OSBE, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të kësaj organizate.Rama ...