Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana
2 Nëntor 2020, 06:39Nga DOSJA
Qarku i Tiranës ka kreditimin më të lartë në raport me popullsinë, me rreth 134 mijë lekë për frymë. Me diferencë të thellë, vijon Durrësi me 48 mijë lekë për frymë dhe Vlora me 35 mijë lekë për frymë. Përveçse nga të ardhurat më të larta të individëve në këto qarqe, kreditimi më i lartë lidhet edhe me zhvillimin e tregu të pasurive të paluajtshme, i përqendruar kryesisht në Tiranë dhe në qarqet bregdetare. Edhe në këtë produkt, Tirana kryeson dukshëm, me 97 mijë lekë për frymë ose rreth dy herë e gjysmë sa mesatarja kombëtare prej 39 mijë lekësh. Tirana ka njëkohësisht edhe peshën më të lartë specifike të kredisë për banesa kundrejt portofolit total të kredisë, me rreth 72% të totalit. Sipas kredisë për shtëpi për frymë, I dyti është qarku Durrës, me 32 mijë lekë dhe Vlora me 22 mijë lekë.
Ndërkohë, te kredia konsumatore, diferencat mes qarqeve janë më të ngushta. Mesatarja kombëtare është 20 mijë lekë për frymë dhe kreditimin më të lartë e ka sërish Tirana, me 30 mijë lekë, e ndjekur nga Durrësi me 14 mijë lekë për frymë dhe Shkodra me 12 mijë lekë për frymë.
Statistikat tregojnë se në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë së individëve arriti vlerën e 195 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë euro.
Portofoli i kreditimit të individëve është në rritje vjetore me 5.7% dhe ka ruajtur një rritje të qëndrueshme edhe pas shpërthimit të pandemisë, i mbështetur si nga moratoriumi i pagesave, që e frenoi amortizimin e portofolit ekzistues, ashtu edhe nga një rikthim gradual i kredisë së re, sidomos në tremujorin e tretë.
Gjatë nëntë muajve, portofoli i kredisë së individëve është zgjeruar me afërsisht 9 miliardë lekë. Ndërkohë që kredia konsumatore e ka ndjerë dukshëm efektin e pandemisë, kredia për blerje të banesave ka vijuar të rritet me ritme të shpejta, sidomos në Tiranë dhe në Vlorë. Pavarësisht se çmimet vazhdojnë të rriten, shqiptarët po shfaqen gjithnjë e më të interesuar për të blerë prona dhe kredia bankare ngelet një mbështetje e rëndësishme, me një portofol aktiv prej pothuajse një miliardë eurosh.
Këtë vit vërehet një përqendrim edhe më i lartë i portofolit të kredisë në Qarkun e Tiranës. 62.3% e totalit të kredisë është dhënë në kryeqytet, nga 60.8% që ishte kjo përqindje një vit më parë. /E.Shehu
Burimi: BSH, INSTAT
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëria dhe Kosova, edhe më 2019, u renditën ndër vendet e Europës që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas...
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e saj, dilema të shumta janë ngritur. Sot askush nuk është në gjendje të parashikojë në këto momente pë...
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe, e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe vështirësitë që ...
“Hajde tek Gazi, hajde tek Gazi! Oferta e fundjavës dy copë 100 lekë. Më të mirat dy copë 300 lekë”. Gazi ishte një prej tregtarëve në tregun “5 Maji” të rrobav...
SHKOPET– Lugina e Shkopetit është një ndër bukuritë natyrore e cila merr një vëmendje të madhe nga pushuesit e huaj. Natyra e këtij vendi pavarësisht se është m...
TIRANË- Edhe pa pandeminë Covid-19, Shqipëria e kishte të brishtë stabilitetin fiskal. Në vitet normale, qeveritë tona historikisht kanë grumbulluar më pak...
TIRANË -Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe individët) pritet që të jenë 437 miliardë lekë (3.3 miliardë euro) në vitin 2020, me një rrit...
“Kërkova ta lija me qira sapo e bleva, por çmimet e tyre ishin të ulta se zona atëherë ka qenë pa rregulluar, me rrugë të pashtruara, baltë, pa ndri&cced...
Qeveria ka vendosur që për një periudhë 3 vjeçare nga periudha aktuale të lërë rentën minerare në 0 për qind kurse në vijim ajo të jetë sa 1/3 e normës s...
Pak ditë pas pezullimit të një sërë projekteve që ishin çelur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas mesit të tetorit është bërë edhe pezullimi i tenderit të...