LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet që mblodhën më pak taksa në Europë më 2019

2 Nëntor 2020, 06:07 Nga DOSJA

Shqipëria dhe Kosova, edhe më 2019, u renditën ndër vendet e Europës që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e BE-së vitin e kaluar grumbulluan mesatarisht 41.1% të ardhura të PBB-së, me një ulje të lehtë në raport me vitin 2018, kur ky tregues ishte 41.2%.

Irlanda (22.7%), Kosova (26.7%), Rumania (26.7), Zvicra (27.4%) dhe Shqipëria (27.4%) kishin rendimentin më të dobët fiskal. Irlanda dhe Zvicra grumbullojnë më pak të ardhura, pasi ekonomia e tyre ka zhvilluar offshore-t, në të cilat aplikojnë norma më të ulëta tatimore se sa vendet e tjera të Europës që kanë një sistem tatimor klasik.

Grupi tjetër i vendeve që mbledhin më pak të ardhura të tilla si Shqipëria, Kosova dhe Rumania e kanë të ulët rendimentin fiskal, për shkak të dobësive në grumbullimin e të ardhurave dhe nivelit të lartë të informalitetit. Për më tepër, Shqipëria i përkeqësoi rezultatet më 2019, pasi të ardhurat në raport me PBB shënuan rënie me 0.2 pikë përqindje.

Shqipëria dhe Kosova gjithashtu kanë rezultatet më të dobëta në rajon. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja i kishin të ardhurat në raport me PBB-në, përkatësisht 42.1%, 43.3%, 43.3% të tyre. Rezultatet fiskale në këto tre vende të Ballkanit ishin më të larta se mesatarja e BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat grumbullojnë të ardhura 13-15% më pak se fqinjët në rajon dhe vendet e BE-së.

Në vendet e BE-së, raporti më i lartë i taksave ndaj PBB-së ishte në Francë, Danimarkë dhe Belgjikë. Raporti tatim/PBB ndryshon ndjeshëm midis shteteve anëtare, me pjesën më të lartë të taksave dhe kontributeve sociale në përqindjen e PBB-së në 2019, duke u regjistruar në Francë (47.4%), Danimarkë (46.9%) dhe Belgjikë (45.9%), ndjekur nga Suedia (43.6%), Austria (43.1%), Italia (42.6%) dhe Finlanda (42.3%).

Në skajin e kundërt të shkallës, Irlanda (22.7%) dhe Rumania (26.8%), përpara Bullgarisë (30.3%), Lituanisë (30.4%) dhe Letonisë (31.3%) regjistruan raportet më të ulëta.

Rritja më e madhe e raportit tatim-PBB u regjistrua në Qipro, ulja më e madhe, në Belgjikë. Krahasuar me 2018, raporti i të ardhurave me PBB-në u rrit në dymbëdhjetë shtete anëtare në 2019, me rritjen më të madhe të vërejtur në Qipro (nga 33.5% në 2018 në 35.6% në 2019), përpara Danimarkës (nga 45.1% në 46.9%).

Në të kundërt, ulje u regjistruan në 13 shtete anëtare, veçanërisht në Belgjikë (nga 47.1% në 2018 në 45.9% në 2019), Greqi (nga 42.7% në 41.9%), Suedi (nga 44.4% në 43.6%) dhe Francë (nga 48.2% në 47.4%).

Në vitin 2019, të ardhurat nga kontributet neto përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave nga taksat në BE (që zënë 14.2% të PBB-së), të ndjekura nga taksat mbi prodhimin dhe importet (13.7% të PBB-së) dhe taksat mbi të ardhurat dhe pasuria (13.0%).

Duke parë kategoritë kryesore të taksave, një larmi e qartë mbizotëron në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së. Në vitin 2019, përqindja e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e larta në Suedi (ku ato përbënin 22.2% të PBB-së), Kroaci (20.3%) dhe Hungari (18.1%), ndërsa ishin më të ulëtat në Irlandë (7.8%), Rumani (10.7%) dhe Gjermani (10.9%).

Për taksat që lidhen me të ardhurat dhe pasurinë, pjesa më e lartë deri tani ishte regjistruar në Danimarkë (30.7% të PBB), përpara Suedisë (18.0%) dhe Luksemburgut (16.5%).

Në të kundërt, Rumania (4.8%), Bullgaria (5.5%) si dhe Kroacia dhe Hungaria (të dyja 6.6%) regjistruan taksat më të ulëta mbi të ardhurat dhe pasurinë, si përqindje e PBB-së. Kontributet shoqërore neto përbënin një pjesë të madhe të PBB-së në Gjermani (17.3%), Francë (16.8%) dhe Slloveni (16.0%), ndërsa pjesët më të ulëta u vunë re në Danimarkë (0.8% të PBB), Suedi (3.4%) dhe Irlandë (4.5%)./B.Hoxha

Burimi: Për vendet e BE-se, Eurostat, (Ballkani, Banka Botërore)

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi taksat ne kosove taksat në shqiperi taksat ne kosove taksat në shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Tetor 2020, 08:36

Buxheti i borxheve dhe koncesioneve në Shqipëri

TIRANË- Edhe pa pandeminë Covid-19, Shqipëria e kishte të brishtë stabilitetin fiskal. Në vitet normale, qeveritë tona historikisht kanë grumbulluar më pak...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen