LIVE UPDATES
Politike

“Shqiptarët votuan e shpëtuan vendin”, Rama për “La Stampa”: Meta do shkarkohet

2 Korrik 2019, 14:18 Nga DOSJA
“Shqiptarët votuan e shpëtuan vendin”, Rama për

TIRANË- Duke mos shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë, deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”. Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një studio artisti, çdo faqe muri është e pikturuar. Paleta bojërash vaji, markera dhe pastele zënë skrivaninë. Ai është ulur dhe vizaton forma të ngjashme me kafshë imagjinare. Të dielën u mbyllën pa dhunë zgjedhjet më të vështira që nga fundi i komunizmit”, shkruan Letizia Tortello. “Është një fitore e madhe, edhe për mua”, kërkon të thotë.

Por, vetëm një në pesë shqiptarë votoi. Rama, 54 vjeç, flet një italishte të përkryer (”Meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje”). Mpreh armët kundër presidentit, dhe bën shaka për mënyrën e veshjes: “Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.

Kryeministër, si u zgjua Shqipëria pas votimeve të djeshme, të bojkotuara nga opozita?

Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato.

Në ç’kuptim? Që nga shkurti mijëra manifestues zbresin në shesh për të kërkuar dorëheqjen tuaj.

Ishte një inskenim, djem nga periferia ishin paguar për të sulmuar ndërtesat.

Presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet tuaja? Çfarë do të ndodhë tani?

Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën.

Kur ju ishit kandidat për bashkinë e Tiranës, në vitin 2006, kërkuat një shtyrje që u pranua. Po për sot, nuk vlen kjo gjë?

Në atë kohë problemi ishte falsifikimi i dokumenteve të identitetit. Këtë herë opozita zgjodhi të tërhiqej përpara se të fillonte beteja. Shqipëria ka nevojë për ndërtimin e një shteti demokratik dhe europian. Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan.

Për të bashkuar vendin, a do të pranonit zgjedhje të parakohshme?

Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën.

E përditshmja gjermane ”Bild” ka publikuar përgjime që ju shohin në kontakte me narkotrafikantët. Akuza të rënda. A jeni i shqetësuar?

Nuk kam nevojë të mbrohem nga asgjë. Po përgatitemi për një luftë të madhe kundër korrupsionit, një pastrim me rrënjë të shumë gjykatësve të korruptuar. Përgjimet janë pjesë e kësaj rruge.

Ish-presidenti Sali Berisha ka thënë se Shqipëria me ju është shndërruar në një narkoshtet.

 

Çfarë narkoshteti?. Ne çrrënjosëm kanabisin si fenomen kriminal. Çfarë duhet të themi për Holandën?.

Kush janë miqtë tuaj në Itali?

Kam nderin të jem mik personal me Renzin dhe D’Aleman.

Çfarë gabimesh bëri Renzi?

Nuk më takon mua të gjykoj. Ndoshta është më e vështirë të qeverisësh Italinë se sa Shqipërinë.

Pse?

Ka shumë korporativizëm. Ne nuk kemi sindikata, të bësh reforma është më e thjeshtë. Në Shqipëri edhe reformat më jopopullore janë popullore, njerëzit i presin. Ka shumë dëshirë për Europën.

A është gati Shqipëria për në BE?

Po. Por vendimet për hyrjen tonë varen nga dinamikat e brendshme europiane.

Si do ta bindni Këshillin Europian?

Nëse politikanët e Brukselit do të shohin hartën, do të shohin që Ballkani është i rrethuar nga vende anëtare të BE: Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Greqia. Jemi si mëlçia i një trupi që quhet Bashkimi Europian.

A do ta përballonte ekonomia juaj një anëtarësim në union?

Ballkani është deri tani një mundësi e nënvlerësuar, ka një potencial të pamatë. Imagjinoj një anëtarësim në një BE më fleksibël. Duhet të jetë një Europë me shumë Europa: të Schengenit, të monedhës, të Mbrojtjes, të qytetarëve. Me këto rregulla është e pamundur. Gjyshërit, prindërit, fëmijët, nipërit nuk mund të kenë të gjithë të njëjtën peshë.

Keni qenë një popull migrantësh. Çfarë mendoni për çështjen Sea Watch?

Italia ka të drejtë, u vu në lojë për vite të tëra dhe ka bërë shumë për t’i pranuar. Mund të diskutohen metodat e qeverisë suaj, por unë nuk shoh metoda të tjera.

(Marrë nga ATA.gov.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ilir meta ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 30 qershor 2019


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj