All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka ndryshim të politikës për Iranin

9 Shkurt 2021, 07:53 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka ndryshim të politikës për
All - Paragraf - 1

SHBA– Shtëpia e Bardhë po e bën të qartë qëndrimin e saj ndaj Iranit pasi Presidenti Joe Biden la të kuptohej në një intervistë se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet deri sa Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

“Thjeshtë të jemi të qartë se presidenti nuk u shpreh ekzatësisht ashtu”, – tha për shtypin të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Në një intervistë televizive të transmetuar të dielën, Presidenti Biden tundi kokën në pajtim me gazetaren Norah O’Donnell të rrjetit CBS, kur u pyet mbi heqjen e sanksioneve dhe nëse Irani fillimisht duhet të ndalonte pasurimin e uraniumit në shkallë më të lartë se sa lejohet në marrëveshjen bërthamore me Iranin nga e cila Presidenti Trump e tërhoqi Amerikën.

“Mendoj se nëse ne do të njoftonim një ndryshim të madh të politikës, do ta bënim në një mënyrë tjetër në vend të pohimit me kokë”, – tha zëdhënësja Psaki kur u pyet mbi qëndrimin e presidentit.

“Në përgjithësi, qëndrimi i tij mbetet pikërisht ai që ka qënë, që është se nëse Irani zbaton me përpikmëri detyrimet në bazë të marrëveshjes bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të bënin të njëjtën gjë, dhe pastaj kjo do të përdorej si një platformë për të ndërtuar një marrëveshje më të gjerë dhe më të fortë që do të trajtonte fusha të tjera shqetësuese”, – tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit po i bëjnë jehonë atij mesazhi ndërsa theksojnë se po e diskutojnë çështjen me aleatët, në vend që të kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me Teheranin.

“Kur bëhet fjalë për angazhimin me iranianët, akoma nuk jemi në atë fazë”,- tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price të hënën. “Duam të sigurohemi që jemi në pajtim me miqtë tanë më të ngushtë, partnerët dhe aleatët më të afërt, si dhe me Kongresin amerikan.”

Presidenti Biden ka thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të rikthehen në traktatin bërthamor.

Kur u pyet direkt nga gazetrja e rrjetit CBS nëse Shtetet e Bashkuara do të hiqnin sanksionet së pari që Irani të kthehej në tryezën e bisedimeve, zoti Biden u përgjigj “Jo”.

Marrëveshja bërthamore e lejonte Iranin të pasuronte uranium në një nivel përqendrimi prej 3.67%. Por që nga mesi i vitit 2019 Irani e ka rritur shkallën e pasurimit në 4.5% dhe muajin e shkuar në masën 20% – një nivel që e kishte arritur para marrëveshjes.

Ekspertët thonë se Teherani ka uranium të pasuruar të mjaftueshëm të shkallës së ulët për të ndërtuar të paktën dy armë bërthamore, nëse vendos t’i prodhojë ato. Por zyrtarët iranianë, të cilët shikohen me skepticizën nga qeveritë perëndimore, kanë insistuar se programi bërthamor i Iranit ka qëllime paqësore.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollahu Ali Khamenei, tha në kanalin televiziv shtetëror se nëse Shtetet e Bashkuara duan që “Irani të kthehet tek zotimet e tij, Uashingtoni duhet të heqë praktikisht të gjitha sanksionet, pastaj ne do të bëjmë verifikimet për të parë nëse sanksionet janë hequr në mënyrë korrekte, dhe atëherë ne do të rikthemi tek angazhimet tona.”

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marredheniet shba-iran marredheniet shba-iran

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj