LIVE UPDATES
Bota

Si do të reagojë Kina pas blerjes nga Tajvani të avionëve amerikanë F-16?

28 Gusht 2020, 19:00 Nga DOSJA
Si do të reagojë Kina pas blerjes nga Tajvani të avionëve

Marrëveshja e Tajvanit këtë muaj për të blerë avionë luftarakë të avancuar F-16 me vlerë 8 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara pritet të nxisë reagime kërcënuese nga Kina kundër ishullit dhe nga ana tjetër mund të shkaktojë më shumë veprime anti-Kinë nga Uashingtoni, por përfundimisht do të ndihmojë në mbajtjen e Pekinit larg, thonë ekspertët.

Presidenti amerikan Donald Trump miratoi shitjen një vit më parë të të paktën 66 avionëve të këtij modeli dhe këtë muaj Tajvani nënshkroi një marrëveshje për t’i blerë ato deri në vitin 2026 nga kompania amerikane që operon në fushën e mbrojtjes “Lockheed Martin Corp”. Kjo do të jetë marrëveshja e parë këtij lloji me Tajvanin që kur qeveria amerikane miratoi një shitje prej 150 avionesh të modelit F-16 në 1992.

Shitja tashmë e ketyre avionëve shënon zhvillimin më të fundit në marrëdhëniet ushtarake, politike e tregtare mes Kinës dhe SHBA-së.

“Duke pasur parasysh ato që kanë ndodhur mes Pekinit dhe Uashingtonit, kinezët mendojnë se kjo është thjesht një masë tjetër e zakonshme e administratës Trump në qasjen e tyre anti-Kinë”, thotë Yun Sun, bashkëpunëtor i Programit të Azisë Lindore në qendrën Stimson, një organizatë kërkimore në Uashington.

Pekini e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të tij dhe këmbëngul që të dy palët përfundimisht të bashkohen përkundër kundërshtimit të gjerë të popullit tajvanez. Mosmarrëveshjet datojnë prej luftën civile kineze të viteve 1940, kur nacionalistët humbën përballë komunistëve dhe rivendosën qeverinë e tyre në Tajvan. Kina, që ka ushtrinë e tretë më të fuqishme në botë, nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës nëse do të ishte e nevojshme për të marrë përsëri Tajvanin.

Nga ana tjetër SHBA-ja dhe Kina i kanë bllokuar njëra-tjetrës shërbimet e internetit, kanë mbyllur konsullatat dhe që prej vitit 2018 janë përfshirë në një mosmarrëveshje tregtare. Shitja e armëve është pjesë e kësaj beteje, thonë ekspertët.

“Sa herë që SHBA-ja dhe Tajvani bëjnë diçka së bashku, Kina është e detyruar të përgjigjet dhe kjo përgjigje natyrisht do të përshkallëzojë tensionin, sepse ky është cikli i veprim-reagimit”, thote zoti Sun.

Kina ka rritur manovrat ushtarake pranë Tajvanit që nga muaji qershor. Më 10 gusht, forcat ajrore kineze dërguan për pak kohë aeroplanët në një rajon që ndan zonën ushtarake ajrore të Tajvanit nga Kina. Avionët kineze e kanë përshkuar këtë zonë ajrore të paktën tetë herë të tjera në qershor.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka zhvilluar ushtrime me mjete lundrimi amfibe në brigjet e jugut të Kinës gjithashtu “në një kohë kur SHBA ka kryer shpesh aktivitete ushtarake provokuese pranë ishullit të Tajvanit”, raportoi në internet faqja e lajmeve e kontrolluar nga shteti kinez, “Global Times” më 9 gusht. Kjo e fundit parashikonte më shumë ushtrime gjatë javëve të ardhshme.

“SHBA-ja duhet të paralajmërohet dhe nuk duhet të bëjë lëvizje të rrezikshme për të shmangur gjykimet e gabuara që asnjëra nga palët nuk do të dëshironte t’i shihte”, thotë Global Times, duke cituar disa analistë.

Blerja nga ana e Tajvanit e avionëve F-16 tregon se Uashingtoni është i vendosur t’i bëjë presion Kinës, thotë Sean King zëvendës president i “Park Strategies” një kompani konsulencash politike.

Kina është mësuar në një marrëdhënie më të ngushtë ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe zgjidhjen e çështjeve politike përmes diplomacisë. “Sjellja e fundit” mund të shënojë një “epokë të re në politikën e jashtme kineze, që pasqyron forcën dhe ambiciet në rritje të vendit”, shkruan presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë Richard Richard Haas në një koment më 13 gusht.

Sidoqoftë Kina nuk mund të bëjë më shumë se kaq si reagim ndaj shitjes së avionëve luftarakë dhe lëvizjeve të tjera specifike ushtarake të Uashingtonit thonë analistët. Aktiviteti amerikan i kujton Kinës se Uashingtoni mund ta mbrojë Tajvanin nëse sulmohet, thotë zoti Sun. Zyrtarët komunistë do të vepronin “hapur” kundër Tajvanit vetëm nëse ata do të kishin një konsensus më të fortë brenda partisë së tyre qeverisëse dhe liri nga çështjet e brendshme ekonomike, përfshirë çështjet e tregtisë me Shtetet e Bashkuara, thotë Alexander Huang, profesor i studimeve strategjike në Universitetin Tamkang në Tajvan.

Zyrtarët kinezë kanë qenë më pak kritikë këtë herë në krahasim me reagimet e tyre ndaj shitjeve të mëparshme të armëve amerikane në Tajvan, thotë zoti King. “Kjo mund të jetë për shkak se Pekini po merr kaq shumë goditje nga Uashingtoni në këtë moment që nuk është plotësisht e sigurt se cilit prej tyre t’i japë përparësi”, thotë ai.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marredhenie kine-shba marredhenie kine-shba

Sondazh

Poll
Bota 28 Gusht 2020, 15:55

BRITANI E MADHE– Harry Maguire ka folur për herë të parë për ngjarjen që u komentua për ditë me rradhë në mediat botërore.Maguire pohoi në një intervistë për BB...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit