LIVE UPDATES
Aktualitet

Si do të vejë filli i transportit publik në shtator?

18 Gusht 2020, 21:00 Nga DOSJA
Si do të vejë filli i transportit publik në shtator?

Entela punon në një kompani private në Tiranë. Nga shtëpia e saj i duhet të udhëtojë me autobusin e unazës 25 minuta për të mbërritur në destinacion në orën 8 të mëngjesit.

Por përkeqësimi i epidemisë koronavirus në vend i ka frikësuar njerëzit të cilët që në krye të herës kur rinisi transporti publik, nuk po e frekuentonin si më parë.

Për shkak edhe të  protokollit anti COVID-19 që i detyron urbanët  të punojnë vetëm me 70% të kapacitetit dhe karantinës 3 mujore që nga fillimi i marsit, u krijua një situatë e pakënaqshme financiarisht për shoqërit të transportit publik. Për këto arsye pas shumë negociatash ato në marrëveshje me bashkinë e Tiranës  vendosën të  shkurtojnë oraret e linjave, kryesisht ato të mëngjesit herët dhe të mos nxirrnin në shitje abone.

Rixhin Qoshja nga Shoqata Kombëtare e Transportit Urban i tha gazetës “Si” se  linjat po punojnë me kapacitet mjetesh të reduktuar mes 50 dhe 70% dhe qarkullim 30 %.

Mirëpo nëse kjo zgjidhje e detyruar mund të përmirësojë disi financat e  transportit publik, nuk është dhënë i njëjti efekt tek  qytetarët, kryesisht tek ata që nuk kanë asnjë alternativë tjetër transporti dhe që pavarësisht frikës ndaj sëmundjes, e përdorin transportin urban .

Prej do kohësh, Entela është e detyruar të shkojë e të vijë nga puna më këmbë, përjashtuar rastet kur ndonjë koleg bujar ofrohet ta shoqërojë.

Po në muajin shtator çfarë do të ndodhë? Janë në lojë dy skenarë: që fluksi i qytetarëve të rritet për shkak të rinisjes së shumë aktiviteteve dhe rikthimit nga pushimet dhe skenari i dytë që fluksi të jetë i ulët.

Ky shtator nuk do të vij aq normal sa ne jemi mësuar ta përjetojmë çdo vit; energji të reja, entuziazëm për një sezon të ri dhe shpresë dhe aktivitete në të gjithë kapacitetet e tyre.

Ende nuk ka një strategji për shkollat se si do të funksionojnë, as për bizneset dhe kompanitë publike dhe institucinet e tjera, nuk ka një siguri nëse do të ketë një valë të dytë të virusit apo jo, bashkuar me virozat e stinës, do të kemi një situatë epidemiologjike më të rënduar, apo nuk ka ku shkon më keq se kaq?

Në të dy skenarët ende  nuk është zgjidhur drejt raporti shërbim –përfitim finanaciar. Mund të ketë më shumë njerëz që do të kenë nevojë për shërbim publik të urbanëve por kufizime në orare dhe kapacitet për shkak të protokolleve të pandemisë dhe mund të ketë më pak njerëz dhe më pak të ardhura ose thellim i krizës financiare të shoqërive të transportit?!

Një gjë është e sigurt që e artikulon shumë kush; frika psikologjike për gjithçka përfshirë sëmundjen dhe pasiguria për të ardhmen, mbi të gjitha për atë ekonomiko-financiare.

Një palë  e rrezikuar tjetër janë punëonjësit e  shërbimit urban

Qeveria miraton pagë lufte për muajin qershor për punonjësit e transportit publik.

Kjo incentivë do ti kërkohej Ministrisë së Financave që në muajin qershor, që nga paketat mbështetëse 1 dhe 2 të përfitonin punonjësit pagesë për qershorin pasi vonesa e rihapjes së sektorit, solli dëme të parikuperueshme në familjet e punonjësve.

Gazeta “Si” e disponon dokumentin, i cili mban datën 16 korrik 2020, dhe që u miratua vetëm pak ditë më parë, por sipas përfaqësuesëve të Transportit Publik ende nuk janë disbursuar.

Janë 5 191 të punësuar dhe ish të punësuar në sektorin e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas që do të marrin në llogaritë e tyre një pagë lufte me vlerë 26 mijë Lekë, në masën e pagës minimale.

Kjo do ti kushtojë buxhetit të shtetit një faturë prej 1.35 milionë dollarë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili është bërë aktiv nga dje (të hënën), që të gjithë personat të cilët rezultojnë në listë-pagesat e kompanive të transportit prej muajit shkurt të këtij viti, pavarësisht nëse vazhdojnë më të jenë të punësuar apo jo, do të marrin një ndihmë financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hedhjen e pagave për të gjithë punësuarit, pas kërkesës që duhet të bëjë administratori i kompanisë, brenda 10 ditësh kur të jetë bërë aplikimi në llogarinë e-filing të biznesit.

Paga e luftës do të merret për të gjithë punonjësit e këtyre kompanive, pavarësisht nëse disa prej tyre që kanë rezultuar si biznes i vogël dhe kanë përfituar njëherë ndihmë financiare.

Qeveria ka vendosur që shpërblimi të merret për shkak të situatës së vështirë që kanë patur kompanitë në fushën e transportit, si më të prekurat në periudhën e pandemisë së Covid-19, aktiviteti i të cilave u ndalua më gjatë nga të gjithë sektorët, dhe që ende po përjetojnë një rënie të fluskit të pasagjerëve.

Por  kaq nuk mjafton

Por përfaqësuesit e transportit publik thonë se kjo masë është e mirëpritur sepse e kanë kërkuar vetë, por nuk është aspak e mjaftueshme për sektorin.

Ne jemi në zgrip. Në fundgusht do ti llogarisim humbjet kur do të nisim të paguajmë edhe taksat. Njerëzit nuk i qasen transportit urban për arsye të ndryshme. Ligjërisht po punojmë vetëm me 30% kapacitet, por me siguri edhe më pak, praktikisht. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. – thotë Qoshja për gazetën “Si”.

Shoqata kërkon heqje të akcizës së naftës, reduktim të TVSh-së, kompensim të kapacitetit të munguar.

Nëse në shtator situata do të vijojë e tillë, sipas përfaqësuesve të transportit publik, shumë shoqëri do të falimentojnë. Shqipëria do të jetë I vetmi vend në botë pa transport public, edhe pse mban vendin e parë në Ballkan për përdorimin e autobusëve.

Nëse kërkon në google për një vend në botë pa transport publik, linqet që të sugjerohen janë për vendet me transport publik falas, sepse nuk ka vend në botë pa transport publik.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane transporti publik tirane transporti publik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj