LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Covid po merr më shumë vëmendje se sëmundjet kronike, Shqipëria ka 300 mijë të sëmurë

18 Gusht 2020, 17:44 Nga DOSJA
VOA: Covid po merr më shumë vëmendje se sëmundjet kronike,

SHQIPËRI– Në Shqipëri, veprimtarët e të drejtave të njeriut pohojnë se autoritetet shëndetësore e kanë përqëndruar gjithë vëmendjen tek trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe e kanë ulur kujdesin ndaj sëmundjeve kronike po aq të rrezikshme.

Shqipëria ka aktualisht 300 mijë persona, që vuajnë nga sëmundje kronike.

Rrjeti i shoqatave të pacientëve me sëmundje kronike, thotë se shqetësimi për COVID-in ka lënë pas dore sëmundjet e tjera, të cilat po ashtu marrin jetë njerëzish në heshtje, larg syve të publikut.

Gjatë karantinës së pandemisë Covid në pranverë për të sëmurët kronikë u krijuan shumë vështirësi në sigurimin e ilaçeve, kryerjen e vizitave mjekësore periodike, në transportin e tyre drejt klinikave dhe spitaleve, takime me mjekun e familjes dhe mjekun e specialitetit përkatës, Kështu i rendit vështirësitë e para të përballjes me Covid-in koordinatorja e rrjetit të shoqatave të pacientëve me sëmundje kronike, Olimbi Hoxha. Por pas karantinës Covidi u bë një pandemi e re botërore, duke lënë në hije shumë sëmundje, që kanë pandemi të mëparshme dhe ka ndodhur një zhvendosje vëmendjeje nga sëmundjet e tjera.

“Vërtet faza e parë që ishte faza akute kërkonte një vëmendje të shtuar nga institucionet drejtuar problematikave që solli për sistemin shëndetësor shqiptar COVID-19, por tashmë ai do të jetë mes për shumë kohë. Pra, sistemi duhet të përgatitet për këtë situatë të re në këndvështrim afatgjatë sa u takon sëmundjeve kronike të mëparshme. Sipas Institutit të Kujdesit Shëndetësor është fjala për afro 300 mijë persona me sëmundje kronike, që trajtohen nga fondi i detyrueshëm. Kemi një numër të konsiderueshëm pacientësh kronikë, të cilët presin shërbime nga sistemi shëndetësor” – thotë zonja Hoxha.

Gjatë karantinës dhe në vazhdim në shumicën e njoftimeve të autoriteteve shëndetësore theksohej fakti se Covidi po infektonte dhe po u merrte jetën personave me sëmundje kronike, thotë zonja Hoxha, dhe për këtë arsye kujdesi ndaj pacientëve me sëmundje do të duhej shtuar, që të mos binin pre e Covidit, duke nisur nga infomimi dhe deri tek mjekimi më i mirë i tyre.

“Nuk mund të gjykojmë është apo jo i gatshëm sistemi të trajtojë dhe përballojë gjithë gamën dhe ngarkesën e sëmundjeve kronike, por ajo që duhet të vëmë theksin është menaxhimi. Në këtë situatë duhen strategji ndërhyrje dhe stafe të specializuara, që të mos kemi ndërprerje të shërbimeve, në mënyrë që situata e Covidit të mos ndikojë në sëmundjet e tjera kronike. Ne orientohemi për të ulur nivelin e Covidit, si në viktima ashtu edhe në përhapje, por kjo nuk duhet të shoqërohet me humbje jete tek të pacientë të tjerë me sëmundje kronike” – thotë zonja Hoxha.

Përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve me sëmundje thonë se është për të ardhur keq që Covidi ka rrëmbyer në shërbime me orare të zgjatura pothuaj të gjithë mjekët më të mirë infeksionistë e po merren me të, dhe ka rënë kujdesi ndaj infektimeve të tjera më të vështira se Covidi, si Hiv – Aids etj, për të cilat ata janë ekspertë të pazëvendësueshëm.

Duke u fokusuar në atë që është problem madhor këtë pjesën e komunikimit, të ndërveprimit, dialogut, se pacientët kanë nevojë të dëgjohen sa u takon kërkesave të shtuara në situatën e ndërlikuar, që solli Coividi. Ne nuk pretendojmë që gjithçka të jetë si përpara Covidit, por ama jo edhe të anashkalohen gjërat, sepse kjo gjendje e re do të vazhdojë për vite dhe nuk mund të presim derisa të stabilizohet situata e Covidit dhe pastaj të rikthehemi tek nevojat e pacientëve kronikë, sepse nevojat e tyre janë sot, ndërhyrjet duhen bërë sot, mbështetja kërkohet sot dhe investimet në burime njerëzore dhe ilaçe duhen sot” – thotë zonja Hoxha.

Vonesat në trajtimin e sëmundjeve kronike e rëndon gjendjen e pacientëve dhe çon dëm gjithë ciklin e mjekimeve të mëparshme, pohojnë ata, ndaj nevojitet një gërshetim më i mirë mes trajtimit të Covidit nga një anë dhe sëmundjeve kronike, pacientët e të cilëve janë më të dobëtit për t’u infektuar nga koronavirusi.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet