LIVE UPDATES
Bota

Si e shkatërroi kafeja turke një perandori të tërë

28 Shkurt 2019, 16:29 Nga DOSJA
Si e shkatërroi kafeja turke një perandori të tërë

Njihet si kafeja greke për grekët dhe qipriotët, kafeja boshnjake për boshnjakët, kafeja armene për armenët, kafeja arabe për arabët, por si kafja turke përveç turqve e njohin edhe kroatët, shqiptarët dhe serbët. Në mesin e shekullit të XVI, ajo ishte vetëm kahve – kafe. Në atë kohë, popujt e e mësipërm sundoheshin nga Perandoria Osmane, e cila kishte nën varësi adhuruesit e kafesë nga Evropa Juglindore deri në Persi. Por nga fillimi i shekullit XIX, perandoria nisi të krisej. Kafeja turke ka luajtur rolin e saj në këtë aspekt, por ai pak është njohur.

Kafeja mbërriti në Turqi gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm. Kur njeriu që ai dërgoi për të qeverisur Jemenin u kthye në Turqi, ai solli me vete një pije energjike që atje njihej si qahwah. Me të mbërritur në oborrin osman në Konstandinopojë, kjo pije u bë një trend i menjëhershëm. U hapën dyqanet e para ku kokrrat e kafes arabike bluheshin dhe ktheheshin në një pluhur shumë të hollë me ngjyrë të ngjashme me atë të ekspresit të sotëm. Më pas, ajo zihej në enë bakri të quajtura xhezve. Pija që dilte – e hidhur, e zezë dhe e mbuluar me një shtresë të hollë të shkume që krijohet kur e kthen shpejt – shërbehej në filxhanë të vegjël porcelani. Për të balancuar shijen e hidhur, sipas një legjende, gruaja e Sulejmanit, sulltanesha Hürrem, e shoqëronte kafenë me një gotë ujë dhe një llokum – e cila është mënyra se si shërbehet edhe sot në Turqi.

Megjithatë, jo të gjithë besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve ta pinin këtë pije të re stimuluese. Pavarësisht se në shkrimet e shenjta islamike, kafeja nuk përmendet në mënyrë specifike, një klerik i linjës së ashpër në oborrin e Sulejmanit lëshoi një udhëzim kundër pijes së re, me arsyetimin se konsumimi i çfarëdo gjëje të djegur ishte i ndaluar. Por kjo nuk e dëmtoi aspak kafenë. Shtëpia e parë e kafesë, ose kafeneja (kahvehane), u hap në Stamboll në vitin 1555, nga dy tregtarë sirianë. Shumë shpejt, pothuajse një në gjashtë dyqane në qytet nisi të shërbente kafe. Gradualisht, kafeja u përhap deri në skajin më të largët të perandorisë.

Kafenetë u kthyen në vendin ku njerëzit mund të mblidheshin, përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke u dhënë mundësinë të shoqëroheshin, të shkëmbenin informacion, të argëtoheshin, por edhe të mësonin. Njerëzit e shkolluar lexonin me zë të lartë lajmet e ditës; jeniçerët, anëtarët e një grupi elitar të trupave osmane, nisën të planifikonin akte proteste ndaj Sulltanit; zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit; tregtarët shkëmbenin thashethemet e luftës. Shumica analfabete u kthye në dëgjuese. Nëkëto kafene, ata u njohën me idetë që u kthyen në probleme për shtetin osman: rebelimi, mundësia për të vendosur vetë dhe fakti se edhe të fuqishmit mund ta kishin gabim.

Nuk u desh të kalonte shumë kohë derisa autoritetet të fillonin t’i konsideronin kafenetë si kërcënim. Disa sulltanë infiltruan spiunë në kafenetë e vendit për të vlerësuar opinionin publik; të tjerët, si Murati IV, sulltan i fillimit të shekullit të XVIII, u përpoqën t’i mbyllnin ato plotësisht. Por ato ishin një biznes shumë fitimprurës. Kur lëvizjeve nacionaliste morën përmasa të mëdha në territoret osmane në shekullin e XIX, popullariteti i kafeneve u rrit akoma më tepër. Grupet etnike në rajonet evropiane të perandorisë, me shumicë të krishterë ortodokse, filluan të viheshin në lëvizje për pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë i planifikuan taktikat e tyre dhe i forcuan aleancat pikërisht në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, që kishin si “karburant” kafeinën çuan në pavarësinë e Greqisë në vitin 1821, Serbisë në vitin 1835 dhe Bullgarisë në 1878-n. Kafenetë e kishin bërë punën e tyre.

Vende të ndryshme i shtuan “nuancat” e tyre pijes së errët: grekët i shtuan mastikën, arabët e mbushnin me kardamom dhe e shërbenin në filxhanë pa dorezë.

Edhe kur pihet sade, ose e thjeshtë, shija e kafes varet nga pjekja; kokrrat e varietetit turk prodhojnë kafe me një shije prej dheu dhe tymi. Kur e mbaron se piri, në fund të filxhanit mbetet llumi. Efektet e kafesë turke shihen shpejt. Perandorë të botës, bëni kujdes prej saj!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kafeja turke perandoria osmane tradita kafeja turke perandoria osmane tradita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj