LIVE UPDATES
Ekonomi

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

7 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA
Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

Tri vende – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika – kanë pothuajse gjysmën (46%) të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në botë por ata kanë vetëm 8.6% të popullsisë së botës. Rreth 60% e vdekjeve të pandemisë në Europë janë të përqendruara në vetëm tre vende – Itali, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar, të cilat sëbashku kanë 38% të popullsisë së Europës. Kishte shumë më pak vdekje dhe norma vdekshmërie më të ulëta në shumicën e Europës Veriore dhe Qendrore.

Shumë faktorë përcaktojnë shkallën e vdekshmërisë së COVID-19: cilësia e udhëheqësisë politike, koherenca e përgjigjes së qeverisë, disponueshmëria e krevateve spitalore, përmasat e udhëtimeve ndërkombëtare si dhe struktura moshore e popullsisë. Megjithatë një karakteristikë e thellë strukturore duket se i ka dhënë formë këtyre faktorëve: shpërndarja e të ardhurave dhe pasurisë së vendeve.

SHBA-të, Brazili dhe Meksika kanë pabarazi shumë të lartë në të ardhura dhe pasuri. Banka Botërore raporton koeficientët GINI për vitet e fundit (2016-2018) respektivisht 41.4 në SHBA, 53.5 në Brazil dhe 45.9 në Meksikë. (Në një shkallë nga zero në 100, 100 do të thotë pabarazi e plotë ku një person kontrollon të gjitha të ardhurat dhe pasurinë dhe zero do të thotë barazi e plotë në shpërndarjen e të ardhurave për person apo familje).

SHBA ka koeficientin më të lartë GINI mes ekonomive të zhvilluara ndërsa Brazili dhe Meksika janë mes vendeve më të pabarabarta në planet. Në Europë, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – me koeficientë GINI prej 35.6, 35.3 dhe 34.8 respektivisht – janë më të pabarabarta se sa shtetet veriore dhe lindore, të tillë si Finlanda (27.3), Norvegjia (28.5), Danimarka, (28.5), Austria, (30.3), Polonia (30.5) dhe Hungaria (30.5).

Korelacioni mes shkallës së vdekshmërisë për milionë banorë dhe pabarazisë në të ardhura është larg të qenit perfekt; faktorë të tjera kanë shumë rëndësi. Pabarazia në Francë është e barabartë me atë të Gjermanisë por në Francë vdekshmëria nga COVID-19 është shumë më e lartë. Shkalla e vdekshmërisë në Suedinë veçanërisht egalitare është shumë më e lartë se sa ajo e fqinjëve të vet po kjo ka ndodhur për shkak se Suedia vendosi t’i zbatojë politikat e distancimit social në mënyrë vullnetare dhe jo të detyrueshme. Belgjika relativisht egalitare u godit nga norma shumë të larta vdekshmërie, kryesisht për shkak të vendimit të autoriteteve për të raportuar jo vetëm vdekjet e konfirmuara, por edhe ato të dyshuara si të lidhura me COVID-19.

Pabarazia e lartë në të ardhura është një mallkim shoqëror në shumë drejtime. Siç e kanë raportuar në dy libra shumë të rëndësishëm Kate Pickett dhe Richard Ëilkinson The Spirit Level dhe The Inner Level, pabarazia më e lartë krijon gjendje shëndetësore më të keqe, gjë që rrit shumë dobësitë dhe shkallën e vdekshmërisë të sëmundjeve.

Për më tepër, pabarazia më e lartë sjell kohezion social më të ulët, besim social më të ulët dhe polarizim politik më të lartë, gjë që prek negativisht aftësinë dhe mundësinë e qeverisë për të përdorur masa të forta kontrolli. Pabarazia më e lartë do të thotë gjithashtu se një pjesë më e madhe punëtorësh me të ardhura të ulëta – nga pastruesit te arkëtarët, rojet dhe postierët, apo punëtorët e ndërtimit dhe fabrikat – duhet të vijojnë të punojnë çdo ditë edhe pse janë të rrezikuar të infektohen. Më shumë pabarazi do të thotë gjithashtu që më shumë njerëz po jevojnë në kushte të këqija banimi me hapësira të vogla e për rrjedhojë janë më të rrezikuar nga infektimi.

Udhëheqësit populistë janë ata që i përkeqësojnë kostot e stërmëdha të pabarazisë. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti i Brazilit Jair Bolsanoro dhe kryeministri i Britanisë Boris Johnson u zgjodhën nga shoqëri të pabarabarta dhe të përçara me mbështetjen e shumë votuesve të klasës punëtore të shqetësuar (zakonisht burra të bardhë dhe më pak të arsimuar që janë mërzitur nga rënia e statusit të tyre shoqëror dhe ekonomik). Por politika e pakënaqësive është pothuajse e kundërta e politikës që nevojitet për kontrollin e një epidemie. Politika e pakënaqësive injoron ekspertët, hedh poshtë provat shkencore dhe sulmon elitat që punojnë online.

SHBA është kaq e pabarabartë, politikisht e përçarë dhe e keqqeverisur nga Trump sa aktualisht ka hequr dorë nga çfarëdolloj strategjie kombëtare koherente që nevojitet për të përmbajtur pandeminë. Të gjitha përgjegjësitë për menaxhimin e krizës i janë kaluar qeverive të shteteve dhe atyre vendore, të cilat janë lënë të përballen vetë. Protestues të krahut të djathtë të armatosur rëndë, në disa raste kanë sulmuar kryeqytetet e shteteve për të kundërshtuar kufizimet në aktivitetet e përdishme të biznesit dhe individëve. Edhe maskat e fytyrës janë politizuar: Trump refuzon të mbajë një të tillë dhe së fundmi ka thënë se disa njerëz mbajnë maskë vetëm për të shprehur kundërshtimin e tyre për të. Rezultati është që ndjekësit e tij me kënaqësi hedhin poshtë idenë e mbajtjes së maskës ndërsa virusi, i cili ka nisur në shtetet “blu” bregdetare dhe demokrate, tashmë po godet bazën e Trump në shtetet “e kuqe” dhe republikane.

Brazili dhe Meksika janë duke imituar politikën e SHBA-së. Bolsonaro dhe presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador janë populistë të mëdhenj sipas brumit të Trump. Ata tallen me virusin, shprehin neveri për këshillat e ekspertëve dhe sugjerojnë se rreziku është i ulët. Ata me pompozitet injorojnë nevojën për mbrojtje personale. Ata janë gjithashtu duke i udhëhequr vendet e tyre drejt katastrofave të llojit trumpiste.

Me përjashtim të Kanadasë dhe të shumë pak vendeve të tjera, vendet në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut po goditen rëndë nga virusi, për shkak se pothuajse e gjithë hemisfera Perëndiimore ka të përbashkët një histori pabarazie masive dhe diskriminim racor të gjithëpërhapur. Edhe Kili që është një vend i mirëqeverisur ka rënë pre e dhunës dhe destabilitetit vitin e kaluar, për shkak të pabarazisë së lartë dhe kronike. Këtë vit, Kili (krahas Brazilit, Ekuadorit dhe Perusë) ka vuajtur një nga normat më të larta të vdekshmërisë së COVID-19.

Pabarazia natyrisht që nuk është një dënim me vdekje. Kkina është në përgjithësi e pabarabartë (treguesi GINI këtu është 38.5), por qeveria e saj në nivel kombëtar dhe rajonal ka përdorur masa të rrepta kontrolli pas shpërthimit fillestar në Vuhan, gjë që në thelb e ka mposhtur virusin. Shpërthimi më i fundit në Pekin, pas shumë javësh me zero raste të reja të konfirmuara, solli një mbyllje të re dhe testim masiv.

Gjithsesi, në shumicën e vendeve, ne po shohim edhe një herë koston e stërmadhe të pabarazisë: qeverisje e paaftë, mungesë besimi në shoqëri dhe një popullsi e madhe vulnerabël me njerëz që nuk kanë mundësi të mbrojnë veten nga infektimi. Më mënyrë alarmuese duket se edhe vetë epidemia po zgjeron pabarazitë edhe më tutje.

Të pasurit tashmë vijojnë të punojnë dhe të lulëzojnë online (themeluezi i Amazon Jeff Bezos ka parë pasurinë e tij të rritet me 49 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, falë zhvendosjes së popullsisë te tregtia online), ndërsa të varfrit po humbasin vendet e punës dhe shpesh, shëndetin dhe jetën. Dhe kostot e pabarazisë ka gjasa do të rriten më tutje, pasi qeveritë do të përballen me mungesë të ardhurash dhe ka gjasa do të shkurtojnë buxhetet dhe shërbimet publike për të varfrit.

Por dita e gjyqit po vjen. Në mungesë të qeverive koherente, të afta dhe të besueshme që mund të zbatojë një përgjigje të barabartë dhe të qëndrueshme ndaj pandemisë dhe një strategji për rimëkëmbje ekonomike, bota do të zhytet edhe më tutje në dallgë destabiliteti të gjeneruara nga një gamë në rritje krizash globale.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi vdekshmërinë nga covid-19 koronavirusi ne shqiperi vdekshmërinë nga covid-19

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Korrik 2020, 09:47

Pandemia përgjysmon prodhimin e birrës vendase

SHQIPËRI- Shitjet e prodhimit të birrës në vend, në muajt mars-prill ranë deri në 70%, ndërsa prodhimi u përgjysmua. Prodhuesit kryesorë pohojnë se te rëni...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit