LIVE UPDATES
Bota

Si përcaktohet një vdekje nga Covid-19, rasti i një pacienti në Kosovë që çoi në lëvizjen e autoriteteve shëndetësore

20 Shtator 2021, 09:42 Nga DOSJA

KOSOVË– Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021.

Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID.

Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19.

Pacienti, sipas raportit, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese, përkatësisht sëmundje kardiake, hipertension dhe diabet.

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në mars të vitit 2020, institucionet shëndetësore kanë regjistruar edhe vdekjet e personave me COVID-19.

Gjatë muajve të parë të pandemisë, në njoftimet e rregullta të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, zakonisht njoftohej nëse të vdekurit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Me rritjen e rasteve të këtyre vdekjeve, detaje të ngjashme nuk jepen më publikisht, derisa bëhet i ditur vetëm numri i përgjithshëm i atyre që konsiderohen të vdekur nga COVID-19.

MSH: Po punojmë me udhëzimet e OBSH-së

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Kosovë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për definimin e rasteve të vdekura nga COVID-19, apo shkaktarë të tjerë, përdoren udhëzuesit e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve”.

Udhëzuesi, të cilit Ministria e Shëndetësisë i referohet, u publikua më 16 Prill 2020.

Në këtë udhëzues thuhet se “një vdekje, si pasojë e COVID-19, definohet për qëllime të mbikëqyrjes si një vdekje nga një sëmundje klinikisht e përputhshme në një rast eventual ose të konfirmuar me COVID-19″.

Përveç nëse ka një shkaktar alternativ të vdekjes, që nuk mund të lidhet me sëmundjen e COVID-19 ( si p.sh. trauma)”, thuhet në këtë udhëzues.

Në mënyrë që një vdekje të përcaktohet se është shkaktuar si pasojë e COVID-19, sipas OBSH-së, nuk mund të ketë një periudhë të shërimit të plotë nga COVID-19 dhe vdekjes së pacientit.

Një vdekje si pasojë e COVID-19, nuk mund t’i atribuohet një sëmundjeje tjetër (p.sh. kancerit) dhe duhet të numërohet pavarësisht gjendjeve ekzistuese që dyshohet se kanë nxitur përkeqësim të COVID-19”, thuhet në raport.

Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi formën se si një vdekje hyn në mesin e numrave të vdekjeve ditore nga COVID-19.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Radion Evropa e Lirë se “kjo çështje është strikt procedurë e klinicistit që merret me rastin”.

Në Kosovë në muajt e fundit ka pasur një rritje të rasteve të vdekjeve me COVID-19.

Vetëm nga e hëna më 13 shtator deri të dielën më 19 shtator janë shënuar 104 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Profesionistë shëndetësorë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitale, janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga koronavirusi.

Rregullat e varrimit për viktimat nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë që për rastet e të vdekurve nga COVID-19, duhet të ndiqen udhëzimet ligjore sa i përket procedurave të varrimit.

Udhëzimet ligjore sipas MSH-së janë të përpiluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që përcjellin edhe rregullat e OBSH-së.

Sipas kësajrregullative, personi i vdekur nga COVID-19, duhet të futet në qese speciale të mbyllura hermetikisht nga punëtorët shëndetësorë, të cilët janë të trajnuar për menaxhimin e personave që vdesin nga sëmundjet ngjitëse.

“Pastaj kufoma të vendoset në arkivol metali, i cili duhet të mbyllet hermetikisht dhe pastaj arkivoli i metalit në arkivol të drurit, pas së cilit hap të procedurës është e obliguar të kryhet masa sanitare e dezinfektimit të hapësirës, mjeteve të punës, vendit, asgjësimin të uniformave të punëtorëve shëndetësorë që kanë menaxhuar rastin”, thuhet në raport.

Personat të cilët kanë vdekur nga COVID-19, nuk lejohet të lahen apo të vishen sipas riteve fetare.

Ministria e Shëndetësisë megjithatë nuk është përgjigjur në pyetjen nëse personat e vdekur nga COVID-19, por që në momentin e vdekjes nuk kanë pasur test pozitiv për koronavirus, i nënshtrohen kësaj procedure të varrimit.

Kosova, që prej muajit gusht, është përballur me rritje të rasteve me koronavirus dhe të vdekjeve. Aktualisht raste aktive janë mbi 9 mijë./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj