LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet për Dumën: Partia e Putinit fiton por del më dobët

20 Shtator 2021, 08:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet për Dumën: Partia e Putinit fiton por del më dobët

RUSI- Kaq e lehtë nuk ka qenë kurrë të fitoje një automjet apo apartament në Moskë. Qindra automjete të reja dhe 20 apartamente një dhomëshe shpërndau me lotari administrata e qytetit të Moskës mes votuesve. Kushti i vetëm i pjesëmarrjes, një votë për njërën nga 14 partitë e lejuara në zgjedhjet për Dumën.

Me lotari kundër apatisë politike

“Një milionë çmime” quhej programi, që do të çonte moskovitët drejt kutive të votimit. Madje edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mori pjesë në këtë lotari dhe fitoi 10.000 rubla, rreth 115 euro, një fitore lotarie e shoqëruar me prezantim mediatik. A çoi kjo manovër në më shumë pjesëmarrje në votime? Megjithatë këtë herë megjithë pakënaqësinë me politikën, pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 45% ishte më e lartë se në votimet e mëparshme. Komisioni Qendror Zgjedhor lejoi këtë herë edhe votimin tre ditë rresht dhe online. Pas rënies së temperaturave në Moskë një mënyrë e mirë për të lehtësuar votimin.

Putin kryeson

Pas numërimit të pjesshëm të fletëve të votimit, duket separtia e Putinit, “Rusia e bashkuar” – kjo pritej – ka dalë sërish partia më e fortë në zgjedhje. Por me rezultatin aktual të 46%, ajo ka pësuar rënie të dukshem krahasuar me vitin 2016. Por rezultatit i shtohen edhe mandate të drejtpërdrejta nga qarqet zgjedhore, dhe ato mund t’i sigurojnë Putinit edhe në legjislaturën e ardhshme shumicën absolute.

Për kreun e Kremlinit kjo ka rëndësi të madhe, thotë eksperti i politikës, Ilya Grashenkov. Roli i Dumës qëndron në atë që të mbështesë Putinin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024. Deri atëherë Putini duhet të vendosë, nëse pas 22 vitesh në pushtet, ndërprerë vetëm 4 vjet si kryeministër, do të vazhdojë vetë edhe më tej apo do të kalojë një pasues në postin e presidentit. “Që Duma të mbështesë pasuesin e dëshiruar të Putinit, ajo duhet të jetë maksimalisht luajale, nuk duhet të ketë konflikte me presidentin e tanishëm dhe të mos paraqesë kandidatë të saj.”

Protesta pa lider

Sipas Grashenkovit mes votuesve në Rusi ka një atmosferë proteste. Shumë ruse e rusë pas shkurtimeve të detyruara nga pandemia e Coronës janë dobësuar ekonomikisht, dhe reagojnë të acaruar pas çdo vendimi të politikës. Por nuk priten protesta masive si pas zgjedhjeve të Dumës në vitin 2011, e kjo megjithëse partia e Putinit, edhe në bazë të rezultatit zgjedhor, por edhe sipas sondazheve është shumë më jopopullore se në vitin 2011. “Nuk ke më askënd që të bashkojë njerëzit dhe t’i udhëheqë.”

Fjala është për Aleksej Navalnyn, që ndodhet në burg. As ai dhe as bashkëopozitarët nuk mund të kandidojnë për Dumën. Organizata e Navalnyit “FBK” u shpall ekstremiste, shumë vetë morën arratinë jashtë Rusisë. Ajo që mbeti ishte strategjia e Navalnyt që votuesit të votonin për kandidatët e opozitës me më shumë shanse që të dobësonin “Rusinë e bashkuar.”

“Zgjedhjet më të padrejta të dekadës së kaluar”

Se sa të lira e të drejta ishin këto zgjedhje, nuk mund të verifikohej nga asnjë vëzhgues i pavarur perëndimor. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE vendosi të mos dërgojë asnjë vëzhgues, pasi autoritetet ruse e kishin reduktuar ndjeshëm misionin, me gjasë për shkak të pandemisë. Vëzhgues vendorë, si organizata “Golos” raportojnë për mjaft shkelje në votime, 3000 raste të manipulimit zgjedhor janë regjistruar nga kjo organizatë.

Në bisedë me Deutsche Welle, drejtuesi i kryesisë së “Golos”, Vitali Averin kritikon. “Këto zgjedhje nuk mund të quhen as të lira dhe as demokratike. Këto ishin zgjedhjet më të padrejta të dekadës së kaluar.” Averin theksoi, se manipulimi më i madh ka ndodhur paraprakisht: asnjë nga kandidatët vërtetë të pavarur dhe opozitarë nuk u lejua të kandidojë.

Edhe Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar parregullsi. Por kryetarja e tij, Ella Pamfilova nuk pranon të dallojë aty një tendencë të përgjithshme, këto zgjedhje janë më transparente se kurrë, sipas saj. “Mund të na shash si të duash ne, por përpjekjet e kolegëve të mi këto gjashtë vite kanë çuar aty, që u bënë të njohura të gjitha truket vendore.”

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet në rusi zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës