LIVE UPDATES
Ekonomi

Si po e shohin turistët e huaj Shqipërinë/Operatorët turistikë kërkojnë bonus për pushuesit vendas

20 Gusht 2020, 05:09 Nga DOSJA
Si po e shohin turistët e huaj Shqipërinë/Operatorët

SHQIPËRI-Në një vit të pazakontë prej situatës pandemike, ashtu siç nuk pritej, hotelet në Golem janë mbipopulluar me turistë të huaj këtë fillim gushti. Vizitorët më të shumtë janë të huajt nga Polonia dhe Çekia, por edhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
“Monitor Ekonomi” intervistoi disa prej të huajve që po pushojnë në bregdetin e Durrësit (shih videon).

“Plazhi është i mrekullueshëm, dhomat janë shumë të mira, ushqimi është i mrekullueshëm. Është hera e parë në Shqipëri dhe në këtë hotel. Kisha pak frikë përpara se të vinim këtu. Në aeroport mbanim maskat sigurisht, ndërsa këtu nuk i përdor askush përvec stafit. Më duket sikur njerëzit nuk kanë frikë nga Covid”, pohon një turiste.

Një tjetër thotë: “Vij nga Polonia. Është dita ime e parë këtu dhe më duket shumë mirë deri tani, hoteli është ndërtim i ri. Është hera e parë që vijmë, me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Shikojmë që të gjitha masat e sigurisë janë marrë dhe që njerëzit vërtetë kujdesen për këtë gjë, pra ndihem i sigurt”.

“Është hera e parë në Shqipëri. Kemi qenë në Greqi, Bullgari në Spanjë dhe ky është hoteli më i mirë nga të gjithë ata ku kemi qenë, prej çmimeve dhe çdo gjë tjetër. Mendoj që do të vijmë sërish, nëse Covid mbaron shpejt”, thotë një turist i tretë.

Fillimi i pandemisë në muajin mars goditi rëndë sektorin e turizmit duke anuluar plotësisht rezervimet e pranverës, por situata duket disi më optimiste të paktën për mesin e muajit korrik dhe për gushtin.

Fatos Çerenishta, administrator dhe aksioner i Fafa Resort, një prej më të mëdhenjve në vend thotë se “Kemi patur një marketing shumë të fortë nga agjencitë e Kosovës dhe ato nga Maqedonia të cilat kanë bërë të mundur që hotelet të funksionojnë në masën mbi 50%. Sigurisht që në krahasim me atë çfarë prisnim dhe atë çfarë kemi patur një vit më parë është shumë keq, pasi dy nga hotelet FAFA nuk janë hapur fare dhe për këtë kemi ulur numrin e punonjësve për të cilët jemi investuar në vite për t’i trajnuar si staf. Na vjen shumë keq, por shohim se edhe gushti do të kalojë me të njëjtin ritëm si muaji korrik. Presim pas datës 25 gusht të fluturojë për në Shqipëri në hotelet tona kompania Apollo e vendeve skandinave, e cila u bë viti i katërt që operon me hotelet shqiptare. Sigurisht që pas datës 25 i bie të vijnë çfarë ka mbetur nga sezoni, por sërish jemi të kënaqur që ata të mos e humbasin Shqipërinë si destinacion. Duhet thënë që edhe në këto ditë të vështira ku ministria e turizmit thotë të pushoni shqip, të parët që i janë përgjigjur kësaj thirrje janë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut.”

Hotelierët thonë se ka qenë e nevojshmë mbështetja më konkrete dhe në mënyrë të veçantë për turizmin nga qeveria, për të mbajtur gjallë sektorin. Nëse vendi do të ishtë në kushtet e izolimit të plotë, turistët vendas nuk mund të konsiderohen potencialë për të plotësuar të gjitha strukturat akomoduese në zonë si edhe volumin e përvitshëm të rezervimeve.

“Nëse ne do të pretendonim që do të kishim vetëm turistë shqiptarë, prej ecurisë që po shohim për korrikun dhe gushtin, do të ishte më mirë që hotelet mos të ishin hapur fare. Unioni turistik shqiptar dhe unë personalisht i kemi kërkuar kryeministrit që të ofronim bonus për paketat turistike ashtu sic kanë bërë shumë vende europiane dhe të rajonit. Nëse paketa do të bënte 210 euro, 70 euro do të sponsorizohej nga qeveria dhe pjesa tjetër nga pushuesi shqiptar. Këto lekë nuk do të humbisnin pasi do të përktheheshin në imazh për qeverinë, në punësim më të madh dhe pushuesit shqiptar do të mësonin që investitorët kanë shpenzuar shumë për turizmin dhe do të kishin mundësi të shijonin këto investime”, thotë Çerenishta.

Pandemia, nuk frenoi vetëm konsumin dhe planet për pushime, por edhe investimet e reja në zonën e Golemit, një destinacion që është futur prej vitesh në listat e vizitorëve europianë.

“Pothuajse të gjithë hotelierët janë me kredi bankare dhe e kanë patur të pamundur, ose do ta kenë shumë të vështirë sivjet qoftë për të paguar edhe interesin, pasi puna ka qenë e pakët. Ata janë në investim e sipër, shumë punë i kanë lënë përgjysmë dhe mendoj se kjo do t’i frenojë investimet në fushën e turizmit.”

Hotelet janë detyruar të ulin çmimet si një mënyrë joshjeje për turistët. Nga ana tjetër, janë shtuar kostot e shërbimit duke filluar që nga shtimi i personelit, por edhe për masat mbrojtëse si higjenizuesit dhe produkte të tjera, që të garantojnë pushime të sigurta në kohë pandemie.

“Agjencitë, sigurisht që e kanë shumë të vështirë të shesin paketat në këtë kohë pandemie. Ne i kemi ulur deri në masën 30% çmimet e paketave në krahasim me një vit më parë. Sigurisht edhe për pushuesit që vijnë në mënyrë individuale kemi çmime më të ulëta, jo aq sa janë paketat për agjencitë, por 10-15% më pak,” pohon Çerenishta.

Krahasuar me një vit më parë numri i pushuesve ka pësuar rënie të ndjeshme, por duke mbetur shpresë plotë se nuk do të ketë një valë të dytë pandemie, sezoni parashikohet të zgjasë deri në muajin tetor me turistët nordikë.

Marrë nga Monitor 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj