Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI-Numri i kartave bankare me funksion cash-i dhe pagese ka arritur në një nivel rekord në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në vend, në fund të tremujorit të dytë kishte në qarkullim 1.26 milionë karta bankare. Në krahasim me fundin e 2019-s, numri i kartave bankare është shtuar me 51 mijë, ose sa 65% e rritjes së gjithë vitit 2019, duke treguar për një ritëm të përshpejtuar të kërkesës për tu pajisur me produktin që mundëson tërheqjen e parave në çdo moment.
Rritja e kartave me ritme më të shpejta është e lidhur me situatën e krijuar pas pandemisë, ku fillimisht u krijuan radhë të gjata në banka, si rrjedhojë e kufizimit në orare dhe rregullave të reja për kufizimin e përhapjes së Covid-19. Vetë bankat rekomanduan sa më pak kontakt me kartmonedhat dhe shmangie të radhëve në banka, ndërsa ishin aktive në fushata për të nxitur përdorimin e tyre në blerje dhe tërheqje të parave.
Të dhënat tregojnë se rritja ka ardhur nga kartat me funksion debiti, që u shtuan me 48 mijë në gjysmën e parë të vitit. Në të kundërt, përdorimi i kartave të kreditit ka ardhur në ulje, duke u reduktuar me rreth 1,026 karta. Vetëm rreth 113 mijë karta krediti janë në qarkullim në vend, ose 9% e totalit.
Në fakt, kartat e debitit kanë përdorimin më të gjerë ë vend, duke zënë 85% të totalit të Kartave me funksion cash-i (1.07 mln karta në qarkullim deri në fund të qershorit).
Vitet e fundit po gjen përdorim dhe Karta me funksion paraje elektronike, duke arritur në rreth 70 mijë në fund të qershorit, pothuajse dyfishim në raport me 2015-n, gjithsesi ato zënë vetëm 5.6% të kartave gjthsej.
Të dhënat e mëparshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë bërë të ditur se Shqipëria ka përdorimin më të ulët të kartave bankare në raport me popullsinë, sidomos atyre të kreditit.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria kishte 44 karta krediti për 1,000 banorë në vitin 2018. Ndonëse ka ardhur në rritje në raport me vitet e mëparshme (treguesi ishte 28 në 2013-n), sërish kemi përdorimin më të ulët të tyre në Europë.
Të dhëna të tjera, po të FMN-së treguan se Shqipëria ka numrin më të ulët në Europë të ATM-ve (Automated Teller Machine), apo makinerive që ju lejojnë të tërhiqni paratë nëpërmjet një karte. Të matura për 100 mijë banorë, vendi ka 30 ATM, që është gati 6 herë më e ulët se në Austri, shteti që mban rekord në Europë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Polakët, bjellorusët dhe ukrainasit janë turistët e vetëm që po shijojnë diellin dhe bregdetin shqiptar këtë vit, por edhe shpresa më e madhe e h...
TIRANË– Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000...
SHQIPËRI-Eksportet kanë vijuar rikuperimin edhe përgjatë muajit korrik, në raport me muajin e mëparshëm, por mbeten ende larg niveleve të një viti më parë....
TIRANË- INSTAT ka publikuar raportin për tregtinë, për peridhën e parë të vitit. Sipas raportit, gjatë muajit që lamë pas, eksportet e mallrave arritën vle...
KANADA-Një studim i fundit nga mjekët e spitalit të fëmijëve në Ontarion Lindore në Kanada ka treguar se konsumimi i marijuanës nga nënat shtatzënë, shton shumë...
TIRANË– Dashuria mes të moshuarve ndryshon nga ajo e romantikëve të rinj. Por megjithatë ndonëse të vjetër dhe jo shumë romantikë si në para shumë dekadas...
SHQIPËRI- Fjala “krizë” nga COVID-19 mbetet e huaj për klinikat që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në vend. Përfaqësuesit e tyre pohojnë se nuk po kalojnë n...
Mbajtja e detyruar e maskave apo puna nga shtëpia po e ndryshojnë tërësisht biznesin e kozmetikës ne vend. Shitjet për produktet e makijazhit dhe parfumeve janë...
SHQIPËRI-Audituesit e qeverisë, pranë Ministrisë së Financave, të cilët kontrollojnë përdorimin e fondeve buxhetore, ndezën e alarmin e kuq për rritjen e f...
SHQIPËRI-Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, investimet totale në ekonomi thelluan tkurrjen me 16.7% në tremujorin e parë të këtij vi...