LIVE UPDATES
Bota

Si po jetohet në Beograd agresioni rus

18 Mars 2022, 21:54 Nga DOSJA
Si po jetohet në Beograd agresioni rus

Nga Le Figaro

Nikola Tesla është aeroporti i vetëm evropian i cili vazhdon të sigurojë lidhjen ajrore me Rusinë: dy fluturimet direkte të Air Serbia, nisen dhe kthehen nga Moska çdo ditë. Që nga 21 marsi, nën presionin e Evropës dhe Ukrainës, frekuenca do të bjerë në një fluturim ditor, vajtje-ardhje ndërsa të premten do të vazhdojë të ketë dy fluturime.

I mëdyshur mes Lindjes dhe Perëndimit, Beogradi po bën shumë pirueta në skenën diplomatike, të shndërruar në një fushë të minuar. Ndërsa këmbëngul në besimin e tij tek e drejta ndërkombëtare dhe respekti për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, refuzon ti bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Vërtet, Serbia e mbështeti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 2 marsit, ku u dënua pushtimi rus, por njeriu i fortë i Beogradit ka sqaruar se ky vendim u mor “pasi teksti nuk përmendte sanksionet”. Ai kujtoi se Rusia nuk i’u bashkua embargos kundër Serbisë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

“Ne presim nga vendet kandidate të BE-së që ata ti harmonizojnë qëndrimet me politikën e jashtme të Bashkimit dhe sanksionet, duke iu bashkuar një komuniteti ndërkombëtar të civilizuar, të bazuar në sundimin e ligjit”, këmbënguli më 15 mars, zëdhënësi i BE-së Peter Sano.

Duhet pranuar se Beogradi gjendet në një pozicion delikat. Vendi është kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, BE-ja është ekonomikisht partneri kryesor i saj, por qeveria nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e Moskës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e ndjeshme të Kosovës. Serbia nuk dëshëron gjithashtu ta vërë në dyshim furnizimin me pajisje ushtarake dhe veçanërisht me gazin rus, nga i cili vendi varet tërësisht.

Luaj kartën e neutralitetit

Mbi të gjitha, kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet – presidenciale, legjislative dhe ato të pjesshme lokale të 3 prillit, qeveria ka interes të luajë kartën e neutralitetit. Së pari sepse pakënaqësia ndaj NATO-s, e cila bombardoi Serbinë për 78 ditë me radhë gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, mbetet shumë e fortë. “Një pjesë e madhe e shoqërisë analizon konfliktin në Ukrainë përmes prizmit të vitit 1999, si një lloj hakmarjeje ndaj Perëndimit. Kjo ndjenjë është rezultat i propagandës pro-ruse që ka ndërmarrë Partia Përparimtare Serbe (SNS) që kur erdhi në pushtet.”

Kështu, shtypi tabloid, nën urdhrat e regjimit, nuk hezitoi të merrte anën e Kremlinit që nga fillimi i pushtimit: “Ukraina sulmon Rusinë”, ishte titulli i “Informer” , e cila specifikonte se “amerikanët dhe britanikët duan luftë me çdo kusht”. Në anen tjeter, grupet e ekstremit të djathtë, si p.sh Patrulla e Popullit (Narodna Patroñla), organizuan në Beograd dy mitingje në mbështetje të Rusisë. Në 4 dhe 11 mars, aty u valvitën flamuj serbë, rusë si dhe “Z”-ja, simbol i forcave pro-ruse. Aty u kënduan himnet e të dy vendeve duke brohoritur: “NATO Kriminale”, “Rusët dhe Serbët janë vëllezër”, “Krimeja është Rusi; Kosova është Serbi”.

Ndërsa opozita, është treguar e kujdesshme që të mos mbajë anën e agresorit në Ukrainë: “Qytetarët e Serbisë e dinë mirë se ç’janë tmerret dhe absurditetet e luftës. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë”, thotë Dragan Gjilas i koalicionit të qendrës së djathtë ‘Liri dhe Drejtësi”.

Pak a shumë të njëjtin qëndrim ka dhe ish-presidenti Boris Tadiç, i cili ka krijuar një koalicion rreth Partisë së tij Socialdemokrate. Ai e konsideron luftën si një “agresion”, “faj të Putinit”, por nga ana tjetër i quan “sanksionet e pakontrolluara ndaj Rusisë, gabime që të kujtojnë kohën e makartizmit”.

Rusët kundër Putinit

Vetëm përfaqësuesit e koalicionit të ri të ekologjistëve të majtë “Moramo” i janë bashkuar demonstratave të organizuara kundër luftës, në Beograd dhe në Novi Sad, nga lëvizjet paqësore si “Gratë me të Zeza”, apo nga komuniteti i vogël ukrainas që gjendet në Serbi. “Jo luftës”, “Nuk e duam diktaturën”, thërrisnin disa qindra demonstrues në datat 6, 13 dhe 16 mars. Disa qytetarë rusë të vendosur në kryeqytetin serb, të cilëve i janë bashkuar edhe bashkëatdhetarët e tyre që kanë mbërritur ditët e fundit, marshuan me një flamur ukrainas disa dhjetëra metra të gjatë ku binte në sy slogani: “Putini nuk është Rusia!”

Simbol i kësaj ndarjeje të thellë të popullssë është edhe një pikturë murale e Putinit që shfaq në qendrën historike të Beogradit në fillim të pushtimit rus: ajo restaurohet pareshtur dhe më pas zhgaravitet çdo ditë, në varësi të demostruesve të secilit kamp.

Marrë nga Lapsi.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nikola tesla lufta ukraine-rusi nikola tesla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj