LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u zbulua pajisja e modifikuar në qelinë e Tafilit! Tekniku:Bisedonte me kriminelë

24 Nëntor 2021, 11:49 Nga DOSJA
Si u zbulua pajisja e modifikuar në qelinë e Tafilit!

ALBI LALA/ I dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili komunikonte nga qelia e tij me persona të inkriminuar nëpërmjet një pajisjeje të modifikuar.

Zyrtarë të Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel bëjnë me dije se në prillin e këtij viti dyshohet se njëri nga gardianët e këtij institucioni dërgoi në qelinë nr. 4 të Tafilit një dekoder elektronik televiziv, i cili dërgonte në qeli sinjalin televiziv. Por pajisja kishte edhe një rol tjetër, atë të bisedave telefonike, me të cilën Talifi mund të komunikonte pa u përgjuar nga zyrtarët e Burgut të Burrelit.

Sipas burimeve, Admir Tafili është ankuar një moment për pajisjen, e cila nuk sillte sinjal në televizorin e tij. “Dekoderi u dërgua për riparim te specialistët. Njëri prej tyre u tha autoriteteve se në dekoderin e Tafilit ishte montuar ‘diçka’ që pajisjet e ngjashme nuk e kishin. Ky konstatim ka alarmuar autoritetet vendore të burgut, të cilët informuan menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, bënë me dije burime pranë institucionit të vuajtjes së dënimit.

Pajisja e riparuar për sinjalin televiziv është ridërguar në qelinë e Tafilit edhe pak ditë më parë. Policia e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelinë e Admir Tafilit. Qëllimi i operacionit blic ishte gjetja dhe sekuestrimi i pajisjes së dyshuar me të cilën Tafili kryente biseda telefonike me persona që kanë lidhje të forta me botën e krimit.

HETIMET

Hetimet për rastin janë marrë përsipër nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pajisja e modifikuar po i nënshtrohet një ekspertize të mirëfilltë nga specialistët më të mirë në vend dhe nga të huaj për të zbuluar bisedat e Tafilit, çfarë ka folur ai me të dënuar të tjerë apo individë të shpallur në kërkim, brenda dhe jashtë vendit. Hetimet e thelluara synojnë të zbulojnë fillimisht kush e futi pajisjen elektronike në qelinë e të dënuarit. Sekuestrimi i procesverbaleve dhe dokumentacionit të kohës kur pajisja u dërgua në qeli do të zbulojnë gardianin që e dërgoi atë brenda, duke gjetur nga erdhi ajo, ku është blerë, a e dinte roja se dekoderi ishte i modifikuar etj.

SPAK ka dyshime të forta se pajisja jo vetëm i ka shërbyer Tafilit për të biseduar me zë dhe figurë me “miqtë e tij”, por ajo ka regjistruar edhe bisedat. Kjo besohet të çojë hetuesit në zbulimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda në vend apo porositë që ka dhënë Tafili për realizimin e qëllimeve të tij. Një zyrtar i këtij burgu tha se ka dyshime të forta se pajisja do të zbardhë dhe aktivitete të tjera kriminale të Tafilit apo “rrjetit” të tij kriminal në vend apo jashtë kufijve.

Mendohet se ai kishte planifikuar të tjera ngjarje të rënda. Madje dyshohet se “greva” e fundit në këtë burg lidhej pikërisht me përpjekjen e tij që të mos zbulohej pajisja. Gjetja e kësaj pajisjeje dhe problemet e krijuara kohët e fundit në Burgun e Sigurisë së Lartë mund ta çojnë Admir Tafilin në izolim të plotë.

DËNIMI

Admir Tafili është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’, duke dhënë porosi nga burgu për vrasjen e Ibrahim Manit. Ai është akuzuar për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, ku i përfshirë rezulton edhe vëllai i tij, Genci. Policia shkoi për t’i arrestuar babanë, Bahri Tafilin, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në operacion u vra, përveç komisarit Zylyftari, edhe Bahri Tafili.

Marrë nga Panorama.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet admir tafili admir tafili

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj