Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Testimi për drogë! 50 efektivët e parë në Shkodër nisin procedurën
24 Nëntor 2021, 11:35Nga DOSJA
TIRANË– Testit të antidrogës iu janë nënshtruar 50 efektivë nga Drejtoria Vendore e policisë Shkodër. Ata do të marrin përgjigje pak orë pas kryerjes së proçedurës.
Dy ditë më parë, drejtori i policisë Gledis Nano informoi se këtij procesi do ti nënshtrohen të gjithë punonjësit e policisë. Ata që rezultojnë pozitivë do të përjashtohen nga policia dhe do të merren masa dhe për ndjekje penale.
Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.
Testet që po praktikohen janë përmes urinimit dhe marrjes së gjakut. Pothuajse 11 mijë efektiv policie në rang vendi do ti nënshtrohen këtij rregulli që duhet kujtuar se ka nisur të implementohet, pasi rregullorja dhe ligji e kishte të parashikuar por me vite më radhë nuk ishte implementuar.
Nga ky testim nuk do të ketë përjashtime edhe në radhët e kupolës drejtuese, që nënkupton se duke nisur nga zyrtarët me pozitat më të larta në Drejtorinë e Përgjithshme, apo në drejtoritë dhe komisariatet e rretheve do ti nënshtrohen testimit.
SERBI – Fabrika e raketave në periferi të Beogradit, në zonën e njohur si Leshtani, që pësoi një shpërthim ditën e djeshme vazhdon të qëndrojë e mbyllur. ...
VLORË – Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot shembjen e 9 ndërtesave në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë. Ky aksion është marrë ...
ELBASAN-Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte i shpallur në kërkim për dhunë ndaj të atit. I riu me inicialet M.P u arrestua në flagrancë, ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në konferencën që u zhvillua kundër pastrimit të parave dhe krimit kibernetik...
BEOGRAD– Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nëse do të kishte mundësi do të votonte për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, ka shqetësua...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i pari nga radhët e selisë blu që shkoi vetë që të verifikonte firmat e mbledhura nga ish-...