LIVE UPDATES
Politike

Siguria në Rinas dhe marrja në mbrojtje nga Ushtria, Luan Rama 3 pyetje për ministren Xhaçka

11 Prill 2019, 16:25 Nga DOSJA
Siguria në Rinas dhe marrja në mbrojtje nga Ushtria, Luan Rama 3

TIRANË- Pas supergrabitjes së ndodhur më datë 9 Prill në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku u morën 10 milionë euro, ka reaguar edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ngritur 3 pyetje për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pas vendimit të marrë për dislokimin e efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në aeroport.

Sipas numrit 2 të LSI-së, kjo ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij urdhëri, dhe bazën ligjore e kushtetuese të tij.

“Së këtejmi është e udhës që të pyesim dhe zonja ministre duhet të përgjigjet duke dhënë referenca të sakta se mbi ç’bazë kushtetuese dhe ligjore është bazuar urdhëri i saj, dhe nëse është marrë më parë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura apo jo për këtë urdhër?
E sipas të njejtës logjikë, cili ka qenë ose është qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm?
A është Shqipëria në kushtet kur Policia e Shtetit dhe strukturat e Ministrisë së Brendëshme nuk garantojnë dot rendin dhe sigurinë publike, meqë kjo është detyra dhe misioni kushtetues i tyre, që të lindë nevoja e përfshirjes së Forcave të Armatosura ne detyra që kanë të bëjnë me sigurinë e rendit publik?”, – pyet Rama.

Postimi i plotë:

Njëri pas tjetrit disa ministra, e pas tyre edhe Kryeministri, sipas një skenari mediokër dhe modeli të vjetër e të dështuar politik, kur Presidenti apo Kryeministri bënte edhe prokurorin, edhe gjykatësin dhe, edhe policin, u shfaqën sëfundmi, dikush me zë e fugurë e dikush me shkrim pas sulmit kriminal të një grupi të armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit, duke fajësuar kompaninë konçensionare që administron aeroportin, pa u shprehur më parë për këtë ngjarje organi i vetëm kushtetues që ka tagrin ligjor të hetojë e të ngrejë akuzë, që është Prokuroria.

Për shkak të atributeve kushtetuese dhe ligjore, ministrat dhe kryeministri i tyre logjikisht dhe ligjërisht duhet të jenë subjekte të hetimit për veprimet ose mosveprimet e tyre në lidhje me aktin kriminal të grabitjes me armë në avionin që gjendej në pistën e aeroportit, ndaj nxitimi i tyre për të gjetur e shpallur fajtorin është më së paku përpjekje e dëshpëruar prej panikut të fajësisë dhe po aq edhe një lajthitje ligjore, që na jep indicie të kuptojmë ose më së paku të hamendësojmë se kemi të bëjmë me një përpjekje për t’i imponuar prokurorisë vijësjelljen se ku duhet të hetojë e ku duhet ta gjejë fajtorin!

Në këtë kor qëndrimesh të komanduara, ishte edhe shfaqja e Ministres së Mbrojtjes, e cila pasi tha gjithashtu se: “… ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, na bëri me dije se “Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të konçesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.

Se nga e di zonja ministre se ç’përmban hetimi i ngjarjes që sipas saj paska provuar “… se mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, duhet të na e thotë Prokuroria, por ajo që është më e rëndësishme e paradoksalisht edhe më alarmante në kumtimin e saj, ka të bëjë me urdhërin “që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.

Së këtejmi është e udhës që të pyesim dhe zonja ministre duhet të përgjigjet duke dhënë referenca të sakta se mbi ç’bazë kushtetuese dhe ligjore është bazuar urdhëri i saj, dhe nëse është marrë më parë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura apo jo për këtë urdhër?

E sipas të njejtës logjikë, cili ka qenë ose është qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm?

A është Shqipëria në kushtet kur Policia e Shtetit dhe strukturat e Ministrisë së Brendëshme nuk garantojnë dot rendin dhe sigurinë publike, meqë kjo është detyra dhe misioni kushtetues i tyre, që të lindë nevoja e përfshirjes së Forcave të Armatosura ne detyra që kanë të bëjnë me sigurinë e rendit publik?

Sepse, pa dhënë shpjegime për pyetjet e mësipërme, gjithkujt i lind e drejta të mendojë se urdhëri i Ministres së Mbrojtjes është një urdhër që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me “Ligjin nr. 64/2014  Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

E, nëse është kështu, ai urdhër jo vetëm nuk duhet zbatuar, por duhet denoncuar me forcë!

Sepse, sipas  Neni 173 të Kushtetutës, Forcat e Armatosura përdoren në kushtet kur:

Ndërsa në ligjin  “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 22, për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme thuhet:

Pra, si Kushtetuta, ashtu edhe ligji, nuk lenë asnjë ekuivok apo hapësirë, që për të rivendosur rendin, Ministri i Mbrojtjes (ministrja në rastin tonë), të urdhërojë e përdorë Forcat e Armatosura.

Natyrisht, unë nuk e vë në dyshim aspak faktin që zonja ministre është nisur nga vullneti i mirë për të kontribuar që të garantohet siguria dhe rendi publik në aeroportin e Rinasit, por këto nuk janë çështje dëshirash apo vullnetesh individualë, por detyrime kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të shtetit! Dhe në një shtet demokratik dhe vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil mbi Forcat e Armatosura dhe transparenca e vendimmarrjes janë parime të detyrueshme për t’u zbatuar.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Pas kësaj, ministrja Olta Xhaçka, udhëroi vendosjen e ushtrisë në aeroport. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas luan rama olta xhacka ushtra merr në mbrojtje aeroportin grabitja ne rinas luan rama olta xhacka ushtra merr në mbrojtje aeroportin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj