Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Gjendja më kritike paraqitet në Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, ku flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave, ndërkohë që ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter. Edhe zjarri në fshatin Thirrë në Mirditë ka zgjeruar perimetrin, ku forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar.
Situata e zjarreve në vend
Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.
Vatra e zjarrit në fshatin Flet njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.
Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër). Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.
Situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha. Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme. Por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.
Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.
Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.
Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës.
Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.
Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.
Vatra e zjarrit në fshatin Flet njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll. Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.
Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër). Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.
Situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha. Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme. Por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.
Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.
Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.
Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës. Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ky person që shihni në këto foto me rreth të kuq është njëri prej shumë përkthyesve afganë që këto 19 vite kanë ndihmuar misionet shqiptare në Afga...
LEZHË– Fshati turistik Katund i Vjetër rrezikon të përfshihet nga flakët, të cilat kanë rënë në fshatin Lalm dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erër...
VLORË– Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka monitoruar autostradën Vlorë- Levan ditën e sotme nisur nga fliksi i madh i pushue...
ATHINË– Një shqiptar nuk e ka pritur shumë mirë refuzimin nga shpërndarësi i kafes, i cili nuk pranoi që t’ja dërgonte kafen në shtëpi. Sipas Protothema, s...
Zyra e Aplikimit per pasaporte dhe karta identiteti në Shkodër është e hapur edhe ketë të shtune por qytetarët qe kanë aplikuar janë shume të paktë pasi sic duk...
GREQI– Dalin pamjet nga vila luksoze ku do të qëndrojë Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, Angela Martini derisa të përgatiten procedurat për ekstradimin ...
ITALI– “Nuk e duroj dot më, nuk vazhdohet kështu,”-kështu shkroi Shkëlqim Bedeli para se të vriste veten, ndërkohë që i kishte marrë jetën gru...
TIRANË– Brenda 24 orëve të fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Të dy viktimat janë nga Vlora, të moshave 44 dhe 76 vje...
VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë,ku një makinë tip ‘X5’ ka përfunduar në supermarket, duke plagosur një grua që po blinte disa prod...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra penale të ndyshme në Tiranë.Policia e shtetit bë...