LIVE UPDATES
Ekonomi

Situata pas tërmetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë

3 Dhjetor 2019, 13:58 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve

TIRANË– Sot dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit.

“Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon, se Tirana është e vendosur t’i kthehet normalitetit. Kthimi i normalitetit nuk do të thotë të harrojmë çfarë ndodhi; përkundrazi, jemi më të përkushtuar për rindërtimin, për rehabilitimin e familjeve të prekura, jemi më të përkushtuar që ky dimër të zërë sa më shumë familje në kushte të mira pas tragjedisë, por siç e ka emrin edhe ky kopësht, kopshti “Cicërimat”, nëse nuk kemi cicërimat që sinjalizojnë se i jemi kthyer normalitetit, nuk kemi bërë asgjë”, tha ai.

Për çerdhet dhe kopshtet që kanë ende nevojë për ndonjë meremetim të vogël, kryebashkiaku tha se punimet do të kryhen në kohë rekord, për t’u siguruar që javën tjetër, çdo gjë të jetë gati për të rifilluar aktivitetin në çdo institucion parashkollor të Tiranës. “Do të vazhdojmë riparimet edhe në ato 1 apo 2 kopshte që kemi për të bërë disa rregullime të fundit. Prindërit do të njoftohen që javën tjetër të jemi 100%, sot jemi 90%, do të shkojmë 100% në kthim në normalitet. Këshilla ime për prindërit është: qëndrojuni afër fëmijëve, nuk ju kushton asgjë t’u lexoni një përrallë, t’i përqafoni, t’i thoni të kam xhan, jam krenar për ty. Nëse kanë problem pagjumësinë të jeni aty për t’i vënë në gjumë”, u shpreh Veliaj.

Sa i takon shkollave, ai sqaroi se një pjesë e atyre që nuk ofrojnë garanci për vijimin e mësimit do të prishen, ndërsa në pjesën tjetër që nuk paraqesin asnjë rrezik, do të bëhen vetëm riparime. “Disa shkolla do të prishen, siç është rasti i dy shkollave në Pezë dhe në Pezë të Vogël. Shkolla të rrënuara, të ndërtuara para 40-50 vitesh, të cilat do të bëhen të reja, më të bukura. Kurse në shkollat e tjera do të bëjmë riparimet e nevojshme dhe do të kemi njoftimet hap pas hapi edhe për hapjen e shkollave”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të komunikohet vazhdimisht me fëmijët për t’u shpjeguar se s’ka më vend për frikë dhe se çdo gjë i është kthyer përditshmërisë. “Sot në këtë kopësht dhe në të gjitha kopshtet e Tiranës, jo vetëm kemi filluar normalitetin, por psikologët po punojnë me fëmijët, po ashtu edhe me edukatoret si të jenë më shpjeguese kur vjen puna për t’u shpjeguar fëmijëve se çfarë ka ndodhur, si të menaxhojnë frikën dhe stresin pas kësaj traume. Psikologët do të punojnë edhe me prindërit, ndaj është shumë e rëndësishme që pasi Tirana e kaloi me sukses integritetin fizik të ndërtesave, të kopshteve dhe të çerdheve, të ruajmë edhe integritetin mendor”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se është me rëndësi që fëmijët të kujtojnë se Tirana është një qytet që di të ngrihet në këmbë edhe kur fatkeqësitë natyrore janë shumë të mëdha. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi që kjo ngjarje do të na shoqërojë gjithë jetën. Ata që do e mbajnë mend këtë ngjarje të hidhur e të trishtë, do jetë diçka që do shënjojë fëmijërinë apo rininë e tyre. Ama, duhet të mbajnë mend edhe mënyrën sesi u ngritëm në këmbë, sesi rikuperuam në kohë rekord. Dua t’i falenderoj të gjithë kolegët që merren me kopshte, çerdhe, gjithë edukatoret heroina, gjithë kuzhinieret që kanë filluar të ushqejnë fëmijët shëndetshëm, për faktin se janë të parat që sinjalizojnë rikthimin e jetës në normalitet. Tirana rrëzohet, por Tirana edhe ngrihet shumë shpejt”, shtoi Veliaj.

Për të krijuar një klimë sa më pozitive dhe të gëzueshme në Tiranë, me fokus të veçantë fëmijët, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë të organizojë aktivitete të ndryshme argëtimi dhe festive.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale hapen cerdhet ne tirane situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 hapen cerdhet ne tirane situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj