LIVE UPDATES
Aktualitet

S’ka as ‘pentito’, as dëshmitar/ A po shkon Dritan Rexhepi drejt pafajësisë?

11 Nëntor 2021, 06:44 Nga DOSJA
S’ka as ‘pentito’, as dëshmitar/ A po shkon Dritan

Kush është Dritan Rexhepi dhe çfarë e ka bërë atë një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia këto 20 vite. Rexhepi ndodhet i izoluar në burgun e Sigurisë së Lartë në Latacunga të Ekuadorit prej 2014 ës, ku po vuan një dënim prej 13 vitesh burg për trafik droge. Emri i tij gjendet në kartelat e policisë prej vitit 1999, kur u akuzua për vrasjen me pagesë të policit Durim Kasmi nga Kruja dhe një personi të rastësishëm.

Dyshohet se krimi u porosit nga anëtari i bandës së Niklës, Shkëlqim Haka. Dritan Rexhepi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg. Ai nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e krimit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur rigjykimin e çështjes dhe ujërat po lëvizin në favor të Rexhepit.

“U punua fortë nga krimet e rënda që siguruan një dëshmitar të penduar që kishte ndihmuar, dhe ishte penduar. Por çfarë ndodhi, me kalimin e kohës ai dëshmitari u tërhoq. Një tjetër mik i Dritanit, apo i panjohur që bëri vrasje në të njëjtën linjë dhe si Dritani dhe si akuza për Dritanin është i lirë tani pasi u tërhoq plaku. Dritani po ti hyjë me themel gjykimit të tij në Shqipëri ka të ngjarë del i pafajshëm sepse nuk ka më dëshmitar”, u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

Ngjarja e atëhershme i dha autoritetet Rexhepit në botën e errët, që veç të tjerash, njihet si mjeshtër i arrative nga burgjet. Për herë të parë, ai u arrestua në Tiranë, në vitin 2006 në një prej hoteleve më luksoze me një armë tip pistoletë pa leje. Rexhepi u transferua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës, që kishte në juridiksion zonën e Krujës, aty ku ndodhi vrasja e policit Kasmi.

“E marrin në pyetje, mbarojnë punë, e mbyllin derën, një zyrë e thjeshtë. Shkëmbehen duke dalë këta me dy funksionarë të policisë që bënin punën e marrëdhënieve me median, e vënë atë pas murit, e fotografojnë se do ia shpërndanin mediave, dalin dhe e mbyllin derën me çelës. Menjëherë pas tyre edhe pse dera kyçur ai mundi ta hapë ka marrë një dosje, e ka future në sqetull i ka thënë policit mbaruan ata zotërinjtë me mua, madje i tha më trego rrugën tani nga të dal dhe ka ikur”, u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

Rexhepi do të arrestohej në vitin 2008 në Holandë për llogari të drejtësisë italiane në lidhje me një dënim për trafik droge. Në vitin 2011 ai arratiset edhe nga burgu i Voghera-s në Itali. Pas disa muajsh arrestohet në Spanjë si anëtar i një bande të dyshuar për grabitjen e një banke në Barcelonë.

Ai nuk u mbajt shumë në qeli atje, por autoritete spanjolle vendosën ta ekstradojnë në Belgjikë ku kërkohej për disa krime të rënda. Rexhepi do të arratisej sërish nga burgu i Antverpit. Ai u shndërrua ndër 10 më të kërkuarit e Interpolit.

Marrë nga Top Story

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rexhepi dritan rexhepi

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Nëntor 2021, 18:06

Polici taksist në kryqëzimin e vdekjes

Nga Dosja.alLuan Cenollari, 58 vjeç, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve prej të paktën 20 vitesh po bënte punën e tij të dytë s...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj