LIVE UPDATES
Aktualitet

E morën pa arsye/69-vjeçari dhunohet në polici, gruaja e paralizuar vetëm në shtëpi

11 Nëntor 2021, 20:28 Nga DOSJA
E morën pa arsye/69-vjeçari dhunohet në polici, gruaja e

TIRANË – Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e punonjësve të Komisariatit Nr.4 në Tiranë, të cilët kanë dhunuar një 69-vjeçar në dhomën e izolimit.

Ndërkohë, gjatë 5 orëve të qëndrimit të qytetarit në komisariat, bashkëshortja e tij e paralizuar ka qenë vetëm në shtëpi, pa asnjë përkujdesje. Luan Daçi iu drejtua emisionit investigativ për të denoncuar këto veprime, ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi 3 javë nga ngjarje, ai vijon që të ketë shenja nga kjo dhunë.

“Kam kërkuar ndihmën e policisë te nr. 112 për një mosmarrëveshje me komshiun. Apartamenti im pikonte, madje në dhomën ku qëndron gruaja e paralizuar. Policët shkuan në katin e dytë te komshiu dhe më pas te unë. Më thanë do vish në komisariat. I kam kundërshtuar vetëm verbalisht, për shkak të gruas së paralizuar, por më urdhëruan që të shkoja dhe ashtu bëra” thotë 69-vjeçari, ndërsa tregon se ai jetën vetëm me bashkëshorten.

Më tej pohon se, edhe kur shkoi në ambientet e policisë, u tregoi policëve për gjendjen në të cilën ndodhet, por nuk ka marrë asnjë aprovim të tyre.

“Përkundrazi, më futën në dhomën e izolimit. Para se të shkoja, erdhi një polic dhe më futi dorën në xhep, duke më marrë telefonin” pohon i moshuari, teksa thotë se i ka kërkuar policëve që të lajmërojë vajzën dhe të marrë avokat. “Ata s’pranuan, por një polic më kapi në të dyja krahët me forcë dhe më përplasi në mur” vijon ai, teksa u tregon gazetarëve të Fiks Fare edhe shenjat, të cilat megjithëse kanë kaluar mbi 3 javë ende i ka në të dyja krahët.

Luani thotë se ka qëndruar rreth 5 orë në komisariat dhe askush “nuk e vinte ujin në zjarr”. Thotë se, e gjithë ngjarja është filmuar pasi në brendësi të komisariatit ka kamera sigurie. “Pasi më mbajtën për 5 orë më thanë se mund të qëndroja për të bërë deponime. I kërkova të iki shpejt se kam bashkëshorten. Kur kam shkuar në shtëpi, çfarë të shoh. Gruaja bërtiste dhe kishte bërë nevojat personale në krevat. Si mund të lihet vetëm një njeri me aftës të kufizuar për 5 orë. Kam bërë denoncim te SHÇBA, por s’kam marrë asnjë përgjigje thotë Luani.

Pas ankesës, denoncuesi shkon dhe interesohet në polici. Pyet te informacioni për ngjarjen, por askush nuk i jep përgjigje. Gjithashtu, interesohet se, nëse i ka kundërshtuar policët, a është bërë kallëzim ndaj tij. Por, punonjësi i thotë se s’ka asnjë kallëzim të policëve. Ndërkohë, policët nuk tregojnë emrin e personit që e ka shoqëruar në dhomën e izolimit. “Meqë e ke ndjekur në rrugë të tjera, prit përgjigjen e atyre se do jenë ata që do hetojnë” i thonë punonjësit.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiksit interesohen në Komisariatin Nr.4. Punonjësi i policisë shikon regjistrin dhe thotë se Luan Laçi është shoqëruar në datën 15 tetor për “mosmarrëveshje”. Pyetjes se, brenda ambienteve është ushtruar dhunë, thotë se është mbajtur në polici për rreth 2 orë e gjysmë, nga 5 që thotë Laçi. Ai thotë se punonjësi që është marrë me këtë çështje është inspektori Pëllumb Mancilla.

Gazetarët e pyesin punonjësin nëse e dinte Pëllumbi për gruan e tij të paralizuar apo nëse ka ushtruar dhunë, na thotë se vetëm ai e di dhe na jep nr e telefonit. Fiksi telefonin edhe inspektorin Pëllumb Mancilla. Thotë se Luani është shoqëruar për konfliktin me komshiun. Pyetjes se kush e shoqëroi në komisariat, thotë se nuk ia ka idenë. Madje, nuk ka informacion se kush e ka qëlluar apo kush e ka dhunuar në krahë. Më tej pohon se ai e gjeti brenda në komisariat në dhomën e izolimit. Pëllumbi thotë se është inspektor i zonës dhe e dinte problemin e Luanit, por nuk kishte asnjë informacion tjetër.

“E kam takuar në dhomën e izolimit. Kam mbaruar punë me të brenda 10 minutave. Nuk e di sa ka qëndruar në komisariat, nuk është puna ime” thotë Pëllumbi. Në fund thotë se dikush në komisariat i kishte thënë se ishte i pirë, por kur e ka marrë në pyetje nuk i është dukur i tillë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i fiks fare denoncimi ne fiks fare fiks fare fiksa fare denoncimi i fiks fare denoncimi ne fiks fare fiks fare fiksa fare

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Nëntor 2021, 18:06

Polici taksist në kryqëzimin e vdekjes

Nga Dosja.alLuan Cenollari, 58 vjeç, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve prej të paktën 20 vitesh po bënte punën e tij të dytë s...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit