LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal! Djali plagos me thikë një tjetër, por çështjen e mbyll babai: Jam penduar për veprimet e tim biri

11 Shtator 2021, 13:06 Nga DOSJA
Skandal! Djali plagos me thikë një tjetër, por

Një prokuror në Tiranë është mjaftuar me faljen e një të riu që u plagos me mjet prerës dhe dëshminë e pendesës së babait të autorit për ta mbyllur çështjen e për ta dorëzuar në gjykatë.

Burimet e Gazetasi.al, thanë se dosja u dorëzua në gjykatën e kryeqytetit, prej nga ku pritet që të shqyrtohet kërkesa e prokurorit Albert Demirneli, që thotë se duhet pushuar akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe ndonëse i riu E.M., u qëllua pesë herë, edhe vepra e plagosjes së lehtë duhet pushuar, pasi ai ka hequr dorë nga ankimi.

Ngjarja

Sherri mes disa të rinjve që pretenduan se jo çdo kush duhet të hyjë në lagjen e tyre, është kthyer në çështje hetimore nga policia e kryeqytetit, e cila dështoi të gjejë autorin, por megjithatë, gjeti babain e tij dhe i mori një shkresë, ku thuhej: “Jam i penduar për veprimet e tim biri”.

Se çfarë ndodh për të lehtësuar pozitat e një autori, e tregon pikërisht ky hetim, që në fund ia lë barrën e faljes pikërisht të dëmtuarit. As më pas as më shumë, por adoleshentët u përleshën, pasi i kërkuan llogari njërit prej tyre me pyetjen: mos të humbi gjë në lagje?

Sipas fashikullit që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, ngjarja u njoftua nga Spitali i Traumës, pasi një djalë i ri shkoi për mjekim. I identifikuar më pas, si shtetasi E.M., rezultoi nga pyetjet e policisë se i riu jetonte në lagjen numë 3 në Bathore.

“Ky shtetas ishte goditur pesë herë me mjet prerës të dyshuar si thikë në disa pjesë të trupit”, – shkruan mjekët e Spitalit të Traumës dhe këto të dhëna u përshkruan edhe në procesverbalin policor.

Por befasuese janë veprimet e mëpasshme të autoriteteve, përfshi edhe deklaratat që u mblodhën duke zeruar faktin që realisht i riu u qëllua me thikë dhe në gjoks. I plagosuri dëshmon se doli si normalisht për kafe dhe pasi përfundoi konsumin e saj, zbriti në rrugë.

E.M., thotë se përpara i doli një bashkëmoshatar që kishte vendosur në fytyrë një maskë anti-Covid dhe që e ka pyetur “mos të humbi ndonjë gjë në këtë lagje?”

“Iu përgjigja duke i thënë se kishim dalë për xhiro në lagjen time dhe çfarë të shqetëson ty? Shtetasi A.T., u afrua dhe më kapi për fyti dhe në këtë moment reagova duke e goditur me grusht, duke e larguar prej meje”, – deklaron për hetuesit i riu.

Por personi që ai e identifikoi si A.T., dhe që ishte i nxehur për miqtë që i kishin ardhur në lagje, është kthyer dhe i është afruar, duke e qëlluar me një mjet.

“U përlesha me të, e futa poshtë vetes, por me një mjet prerës ai më ka qëlluar në krahun e majtë, unë përsëri jam përleshur, duke e shtrirë përtokë derisa u ndamë dhe ai u largua me vrap. Unë dhe shoku im kërkuam ndihmë, pasi mua po më dilte gjak“.

Në fashikull, përmendet se tre të rinjtë nuk kanë patur asnjë mosëmarrvëshje të mbartur dhe as ndonjë konflikt me të njohurit e tjerë që i kanë shokë. Shoku i të riut që gjendej me të në lagjen ku iu kërkua llogari, tregon se çdo gjë ishte një konflikt i çastit dhe i pakuptimtë.

Duke mos u mjaftuar vetëm me deklaratat e të rinjve, policia thotë për Gazetasi.al, se pyeti edhe prindërit e tyre, e bindur se pakënaqësitë mund të ishin mbartur nga më të rriturit. Por edhe babai i të plagosurit ka konfirmuar të njëjtën dëshmi si i biri. Me sa duket, xhiroja në lagje e ka bezdisur autorin.

“Kam mësuar se djali im, E.M., u sulmua nga një konflikt i çastit nga A.T., pas një debati të çastit të tipit – pse kalon në këtë lagje, kush je ti, a e di çfarë të bëj unë se është lagjja ime?”,– dëshmon në polici kryefamiljari. Megjithatë, pasi u vu në kërkim të autorit, policia mjaftohet me marrjen në pyetje të babait të tij, një emigrant i sapo kthyer nga Greqia.

Ai dëshmon marrëdhëniet e mira midis dy familjeve dhe faktin që konfliktin ia kishte vënë në dijeni bashkëshortja. “Jam i penduar për këtë që ka bërë djali im dhe për këtë arsye, kam marrë takim me familjarët e E.M., duke u interesuar për shëndetin e tij dhe duke iu kërkuar falje atyre. Im bir pas ngjarjes është larguar nga shtëpia dhe nuk kam asnjë informacion ku gjendet”, – dëshmon babai i autorit.

Bazuar në këto veprime dhe në deklaratën e palës së sulmuar, që i thonë policisë, “e kemi falur autorin”, prokurori i çëshjes Albert Demirneli, rezulton se ka urdhëruar pushimin e hetimeve pa kryer asnjë veprim tjetër hetimor.

“Gjatë fazës së hetimit paraprak, – i thotë gjykatës prokurori Demirneli, rezulton se shtetasi A.T., nuk ka synuar vrasjen e bashkëmoshatarit, konfikti ka qenë verbal dhe për këtë arsye i dyshuari nuk duhet të përgjigjet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, por për plagosje të lehtë.

Më tej, prokurori i shkruan gjykatës, se përsa kohë i dëmtuari ka hequr dorë nga ankimi dhe pranon që e ka falur sulmuesin, ai ka vendosur njëherazi ta pushojë edhe këtë akuzë.

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert demirneli plagosje ne tirane tirane albert demirneli plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shtator 2021, 11:16

Hije të rënda korrupsioni mbi tenderin e Unazës

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është mbërthyer nga kriza e rëndë e opozitës, një dorë e zezë po zhvat paranë publike të shqiptarëve deri në qindark...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend