LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal në Vetting! Hetim administrativ brenda KPK për të gjetur ‘harraqin’ që nuk shqyrtoi kërkesën, “barraR

1 Gusht 2021, 10:27 Nga DOSJA
Skandal në Vetting! Hetim administrativ brenda KPK për të gjetur

Një kërkesë si shumë të tjera e një prokurori, i cili synoi të përjashtohej nga gjykimi i tij trupa gjyqësore, ka sjellë një hetim administrativ edhe për vetë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Burime ekskluzive të Gazetasi.al bëjnë me dije se çështja e zbulua në seancën publike që u hap në muajin korrik ndaj prokurorit të kryeqytetit Dritan Gina, që përmes avokatit të tij Eno Bushi deklaroi se kishte kërkuar gjatë muajit maj 2020 përjashtimin nga çështja e tij të kryesueses Etleda Ciftja dhe relatores Xhensila Pine.

Kjo kërkesë e protokolluar me shkrim nuk kishte marrë asnjë përgjigje, teksa një pretendim tjetër për anëtaren tjetër Valbona Sanxhaktari që ishte depozituar në të njëjtën ditë ka marrë përgjigje. Ky qëndrim i Dritan Ginës jo vetëm ka shkaktuar habi gjatë asaj seance, por edhe më pas ka regjistruar një debat të fortë duke e detyruar KPK që të ngrejë një panel për të zbuluar arsyet se përse nuk u shqyrtua kërkesa e subjektit. Megjithatë teksa të gjithë duket se po shfajësohen me padijeni, burimet e Gazetasi.al bëjnë me dije se barra po shkarkohet tek një sekretare e protokollit me inicialet D. N.

Në njërin nga takimet që janë zhvilluar për të kuptuar çfarë ka ndodhur gjatë asaj kohe kur kryetare e KPK-je ishte Genta Bungo ka dhënë deklarimet administrative edhe ish- Shefja e Vettingut, aktualisht anëtare e trupave të vettingut.

Sakaq në procesverbalin që është mbajtur regjistrim Genta Tafa argumenton se përderisa ka pasur dy kërkesa nga subjekti ku për njërën është ngritur një trupe e posaçme për ta shqyrtuar kërkesën, ndërsa për tjetrën nuk është ngritur “atëherë me siguri nuk ka ardhur tek kryetari kërkesa”. Më tej, ajo vijon duke sqaruar se “me sa kuptoj flitet që ato janë depozituar në muajin maj 2020, të vitit të kaluar, që ka qenë një situatë pandemie dhe punët janë bërë kryesisht online”.

“Kështu që edhe mbledhja është bërë vetëm për një kërkesë, ajo që më bën përshtypje është që nga eksperienca kur subjektet bëjnë kërkesa të tilla për përjashtimin e anëtareve, në këto katër vite eksperiencë, subjektet kërkojnë vendimin lidhur me kërkesat e tyre, ndërsa në këtë rast nuk ka ndodhur. Për mendimin tim në këtë rast ka një rreng, mendoj që qëllimi është që ta vejë në pozita të vështira komisionin”, argumenton Genta Tafa Bungo

Burimet e Gazetasi.al bëjnë me dije se në këtë panel hetimi administrative ka diskutuar dhe ka kërkuar llogari edhe Pamela Qirko, e cila aktualisht mban karrigen e kreut të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, teksa më herët kishte dhënë parashtrimet e saj edhe D. N, tek e cila pritet të bjerë barra e këtij skandali që me gjasë do t’ja lehtësojë ndjeshëm pozitën prokurorit. Në mos në shkallën e parë në shkallët e tjera, përderisa hetimi ndaj tij është kryer gjatë këtyre muajve nga një trupë për të cilën në dy kërkesa të ndryshme ai kërkoi përjashtimin e saj dhe nuk mori përgjigje.

Pamela Qirko sipas burimeve të Gazetasi.al mësohet të ketë thënë se, “unë nuk kam qenë kryetare në atë kohë, por rezulton që kërkesa e parë është dorëzuar tek Genta që ka qenë kryetare dhe është vijuar duke zgjedhur trupën me short që ka shqyrtuar përjashtimin e Valbonës. Ndërsa kërkesa e dytë ka mbetur në protokoll. Personi përgjegjës në atë kohë është larguar nga puna në muajin shtator 2020. Mua më duket e vështirë që të jetë një gabim njerëzor”.

“Kam dyshimet e mia si ka mundësi që subjekti i rivlerësimit nuk u shqetësua që nuk ka marrë përgjigje për kërkesën e tij. Ai mori përgjigje për njërën kërkesë dhe për tjetrën jo, kështu që kam dyshime që kjo është bërë me qëllim dhe në bashkëpunim. D.N . në atë kohë nuk ka qenë, por ka qenë dikush tjetër në atë pozicion dhe kërkesat nuk kanë qenë në një zarf por në dy zarfe të ndryshme. Nga sa më sipër unë do marr masat, do filloj procedimin disiplinor dhe do hetojmë, të shohim edhe kallëzim penal mund të bëhet” mbyll fjalën e saj kryetarja sipas burimeve që e citojnë atë për Gazetasi.al në mënyrë Ekskluzive dhe që ishin të pranishme në këtë hetim të nisur nga KPK.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngaterresa ne vetting ngaterresa ne vetting

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit