Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dëshira për të pasur një jetë të mirë dhe më sa më shumë stadarde të larta sa vjen dhe shtohet kur arrin një stad të caktuar në jetë…e sidomos kur je ministre shteti. Disave u pëlqen që të tregojnë hapur se munden të kenë gjithë çfarë u sheh syri, ndërsa të tjerë janë modestë. Megjithatë opsioni i fundit nuk është rasti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila nuk kursehet për t’i bërë qejfin vetes. Dje Dosja.al publikoi një lajm që ka lidhje me një tender për blerjen e disa karrigeve për stafin drejtues të Ministrisë. Por nuk ishin karrige dosido por me disa kushte specifike për t’u përmbushur. Ato duhet të kishin lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen, dhe sendilje të gjerë që sa vjen dhe ngushtohet. Pra ideja ishte shumë e qartë duhet vetëm të zbatohej. Por kjo nuk është teka e vetme që ministrja ka pasur dhe nuk e ka realizuar dot nga buxheti i shtetit, në fund taksat tona. Pak kohë më parë, para karatinës famëkeqe që la kokat e shtetit pa dalë jashtë vendit, në Dosja.al u publikua një lajm lidhur me disa fatura të ministres Gjonaj.
Faktoje.al publikoi shumat e larta që Gjonaj paguante për të fjetur në hotel, ku brenda natës kapej shifra e 700 eurove. Dosja.al e ndoqi këtë çështje, ku pyeti dhe hotelet në të cilat kishte fjetur ministjra, të cilët thanë se Gjonaj ka qenë në një kohë që një dhomë mund të gjendej dhe më lirë. Hoteli në Francë nuk bëri me dije asnjë detaj, ndërsa ai në Gjermani, i nxorri të gjitha sheshit. Teksa kontaktuam me George George E.V, shefin e rezervimeve në hotelin “Hilton” në Berlin, mësuam se në periudhën ku Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft alternativa.
“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit,”- u shpreh George për Dosja.al.
Megjithatë u harrua gjithçka, ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri brenda 3 ditëve. Për udhëtimet luksozë të Gjonajt nisi një hetim dhe Prokuroria e Tiranës, por edhe sot kur ka kaluar 1 vit e 2 muaj nga ajo ditë nuk është marrë vesh se çfarë është bërë me çështjen…Megjithatë besim tek Drejtësia e RE…
(k.m/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj publikisht pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë jozyrtar lidhur me zgjedhjet në Amerikë. Rama i ka bërë “like” postimit të kandidati demokrat, në të ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar i pari nga politika shqiptare lidhur me fitoren e Joe Biden në Amerikë. Basha i shpreh Biden urimet për posti...
TIRANË –“E qara është e folura e zemrës, kur buzët nuk e shpjegojnë dot dhimbjen që po ndjen,”-kështu thuhet për emocionin e vetëm që na bën vulnerabël në ...
TIRANË– Partia Demokratike e ka cilësuar si antikushtetues projektligjin e propozuar nga maxhoranca për të kufizuar kompetencat e kreut të shtetit. L...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur një debat të ri politik në vend. Paraditen e sotme ai u ka kërkuar “llogari” paraardhësit të tij, Sali Berisha dhe...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet se paraardhësi i tij, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur reagimit të Presidencës lidhur me pyetjen që numri një i qeverisë ngriti lidhur me raportin e Dick M...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka pyetur sot ‘kokat’ e politikës ...
TIRANE–Kryeministri Edi Rama ka kërkuar llogari në Twitter për raportin e Dick Marty. Ai i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta du...