Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAKAVIJË- Policia greke në pikën kufitare të Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se, pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë që të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si ato u transportuan nga Ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë, hodhi në erë këtë procedurë. Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.
Por gjatë kontrollit të Policisë greke në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit si të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare. Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilëve po u bëhej e pamundur lëvizja drejt Greqisë. Shoferi ka sqaruar autoritetet greke se ishte një dërgesë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dërguar ambasadës sonë në Athinë me pasaportat e reja të bashkëkombësve tanë.
Të çuditur për këtë lloj ngarkese dhe nën dyshime të forta ndaj shoferit, Policia greke ka hyrë në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, nga e cila kërkoi që të kontaktonte homologen e saj në Tiranë. Pas disa orësh, situata është sqaruar, shoferi është lënë i lirë të vazhdojë rrugën me autobusin e tij, por çantat me pasaporta janë bllokuar në Kakavijë deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.
Sipas Konventës së Vjenës, e cila përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.
Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë. Gazeta “Panorama” kontaktoi konsullin tonë në Janinë, Pervin Gjikuria, i cili nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga Policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që po ndiqet.
“Është vetëm një proces, i cili është në vijim dhe që do të zgjidhet për shumë pak kohë. Nuk kemi të bëjmë me sekuestrim, por vetëm me verifikim. Sepse ka një procedurë të caktuar se si kalojnë dokumentet e kësaj natyre nga një shtet në një tjetër. Nuk ishte postë diplomatike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh konsulli Gjikuria. Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë. Një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Pasi një punonjës i ambasadës sonë në Athinë e tërhoqi nga Kakavija këtë dërgesë me pasaporta të Ministrisë së Jashtme, makina ku ndodheshin pasaportat është vjedhur në një parkim në Athinë.
Si pasojë, janë vjedhur dhjetëra pasaporta të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Përtej skandalit për sigurinë e dërgesës diplomatike që është bërë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, vjedhja e pasaportave ka dhe një kosto shumë të lartë, pasi shqiptarët që kanë aplikuar për to kanë paguar nga 150 euro dhe është e paqartë se kush do të paguajë riprodhimin e pasaportave të reja, pa marrë parasysh këtu dhe vajtjen e tyre përsëri për të aplikuar pranë shërbimeve tona konsullore në Greqi, në Athinë, Selanik dhe Janinë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot një raport në lidhje me procedimet që kanë ndodhur gjatë vitit 2019 për personat që kanë ushtruar akvitietin e ...
TIRANË-OSHEE njofton se për shkak të punimeve në rrjet, disa zona në kryeqytet do tëmbeten pa energji elektrike.Punimet po kryhen në dy kabina që furnizohe...
Bollino u shpreh se opozita ishte e dobët në protestën e djeshme dhe e paktë në njerëz. Alibeaj reagoi menjëherë dhe u shpreh ndaj Bollinos se nuk e kap dot me ...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin të “Pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit është folur për protestën e opozitës dhe se a do të zhvillohen zgjedhjet lokale në qershor.R...
Tiranë/Ditën e djeshme në emisionin “Opinion” ka pasur edhe një nervozizën nga gazetari Andi Betja. Shkak është bërë ndërprerja e shpeshtë që i kanë bërë panel...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Open” ka folur për situatën politike në vend, ku dhe është përfshirë në n...
Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e J...
Mbrëmjen e sotme emisioni Top Story, ka risjellë në vëmendje nëpërmjet dëshmive të ndryshme një nga ngjarjet më të bujshme, atë të vjedhjes së floririt në Kërra...
TIRANË- Me vendimin e opozitës për të hequr dorë nga mandatet, debati publik është fokusuar tashmë tek e ardhmja dhe tek zgjidhja e krizës politike, por ed...
SHKODËR- Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një makinë ka dalë nga rruga.Si pasojë ka mbetur i lënduar vetëm drejtu...