LIVE UPDATES
Aktualitet

Kishin kthyer lokalet në lloto e kazino, Policia bën bilancin e 50 ditëve: Janë proceduar 70 persona

22 Shkurt 2019, 08:17 Nga DOSJA
Kishin kthyer lokalet në lloto e kazino, Policia bën bilancin e 50

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot një raport  në lidhje me procedimet që kanë ndodhur gjatë vitit 2019 për personat që kanë ushtruar akvitietin e lojërave të fatit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë vitit 2019 ka pasur një aksion kombëtar për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve.

“Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal”, shtojnë ndër të tjera forcat e rendit.

Më tej shtohet se  përgjatë dy muajve të fundit janë sekuestruar 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

Vijonë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e rasteve të  zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit. Vetëm një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar 8 persona gjatë operacionit policor  “Aplikacioni”

Prej datës 01 Janar 2019, Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar në një aksion mbarë kombëtar, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata persona që tentojnë të vijojnë zhvillimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në këtë kuadër është  bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera   agjencitë  ligjzbatuese  dhe pushtetin vendor për të evidentuar, bllokuar, proceduar ligjërisht e penalisht objektet dhe subjektet që vazhdojnë të shkelin ligjin.

Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

Nga fillimi i zbatimit të Ligjit Nr.75, datë 25.10.2018, më datën 01.01.2019 dhe deri më datë 20.02.2019, janë evidentuar 12 raste të aktivitetit “Tavolina Poker” si: në Tiranë 6 raste; në Durrës 1 rast; në Berat 2 raste; në Krujë 1 rast; në  Librazhd  1 rast; në Shkodër 1 rast.

Në të gjitha këto raste janë sekuestruar tavolinat e pokerit, çipsat dhe letrat e bixhozit dhe janë referuar çështjet në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë sipas territorit që mbulojnë.

Vetëm një ditë më parë , në qytetin e Tiranës nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në operacionin policor “Aplikacioni” janë proceduar penalisht 8 persona për veprën penale të “Shkelja e të drejtës të pronësisë industriale”, “Fshehje të të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”, të parashikuar nga nenet 149/a, 180, 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, 9 aparate celularë smartphone, 2 kompjuter laptop.

Personat e proceduar kishin role të ndryshme, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të organizimit të lotarive sportive të palejuara duke përdorur aplikacione dhe platformë në kompjutera, laptop, tableta dhe smartphone. Këta shtetas nëpërmjet llogarive që krijonin në mënyrë elektronike u aksesonin klientëve të tyre bileta elektronike për baste sportive.

Gjatë operacionit në shkallë vendi, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë identifikuar, zbuluar dhe evidentuar 2685 adresa (linke) të cilat ushtrojnë këtë aktivitet dhe i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mbylljen e aksesit për adresa të identifikuara si të dyshuara për vazhdim të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online.

Një tjetër mbështetje e fortë  e Policisë në evidentimin dhe goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe vijon të jetë besimi qytetar. Mbi 20 raste janë denoncuar nga qytetarët, ku Policia e Shtetit gjen rastin ti falënderojë edhe njëherë për besimin dhe kontributin e tyre në këtë drejtim.

Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë me intensitet për identifikimin e rasteve, referimin në organet e prokurorisë, procedimin penal dhe ndëshkimin final të këtij fenomeni, duke  bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale çdo ditë me partnerë të tjerë si AKEP, Hetimin Tatimor, agjencitë ligjzbatuese  dhe me partnerin më të rëndësishëm, qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të luftuar paligjshmërinë.

Për çdo rast paligjshmërie denonconi falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, si dhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale Instagram  dhe facebook, duke ju garantuar anonimatin e sigurt dhe një ragim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm”, është ky njoftimi nga ana e Policisë.

Prej 1 janarit 2019 në Shqipëri biznesi i lojërave të fatit është i paligjshëm, pasi në muajin dhjetor u miratua ligji që ndalonte çdo lloj aktiviteti. Kjo ishte një nismë e qeverisë, e cila si arsyetim për mbylljen e tyre kishte përdorimin e parave nga krimi i organizuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aktivitet i jashteligjshem lojerat e fatit lokale ne lloto operacioni aplikacioni procedime nga policia aktivitet i jashteligjshem lojerat e fatit lokale ne lloto operacioni aplikacioni procedime nga policia


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet