LIVE UPDATES
Politike

Skandali me të dhënat personale, ministri austriak Schallenberg: Të sqarohet sa më shpejt kjo çështje, të kenë prioritet

3 Maj 2021, 14:55 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, ministri austriak Schallenberg:

TIRANË– Ministri austriak për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Shqipëri ishte e qetë. 

Sa i takon problematikave të hasura para procesit zgjedhor, si blerja e votës apo çështja e të dhënave personale, ministri kërkoi që këto të sqaron sa më parë dhe në mënyrë të plotë. Ai shpjegoi mekanizmin e ndarjes si dhe rolin e Austrisë, jo vetëm si ndërmjetëse, por edhe në financimin e përkohshëm të projektit për mbulimin me vaksina në Ballkanin Perëndimor.

Janë 145 mijë doza të destinuara për Shqipërinë, një pjesë e të cilave do të vijnë këtë javë, ndërsa të tjerat deri në muajin gusht. Sa i takon vendit mik sekret që mundësoi startimin e procesit të vaksinimit në 11 janar, ministri për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare shoi kureshtjen e gazetës, duke e përjashtuar Austrinë në përfshirjen e kësaj dërgese.

Zoti ministër, Shqipëria do të përfitojë 145 mijë vaksina nga Bashkimi Europian. Cili është roli i Austrisë në këtë proces?

Komisioni Europian na kërkoi që të merrnim përsipër rolin e koordinatorit për shpërndarjen e vaksinave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç e dini, Austria ka qenë tradicionalisht e lidhur shumë ngushtë me këtë rajon; ky rajon ka qenë gjithmonë një përparësi e politikës së jashtme austriake. Kjo është arsyeja pse ne ishim të lumtur, që e morëm përsipër këtë detyrë plot përgjegjësi pa hezituar. Në takimet e panumërta dhe negociatat që kemi zhvilluar së bashku me Komisionin Europian, kompaninë e barnave dhe partnerët tanë në vendet pritëse, stafi im në Ministrinë e Jashtme Austriake më në fund arriti të sqarojë të gjitha detajet ligjore në mënyrë që kontratat të mund të nënshkruheshin.

Austria ka marrë përsipër jo vetëm koordinimin e vaksinave, por edhe financimin e ARISTIR LUMEZI Dy javë pasi Bashkimi Europian njoftoi lajmin e mirë për dhurimin e 600 mijë vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, nis shpërndarja e tyre. përkohshëm. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të realizojmë këtë akt të rëndësishëm solidariteti ndaj miqve tanë në Ballkanin Perëndimor, sepse njollat boshe në hartën e vaksinimit, kudo qofshin ato, në fund të fundit paraqesin një rrezik për të gjithë ne. Prandaj nuk do lodhem kurrë së theksuari: askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt.

Kur do të bëhet dërgesa e parë në Shqipëri?

Është planifikuar që nga muaji maj deri në muajin gusht në Ballkanin Perëndimor të mbërrijnë 651.000 doza vaksinash të “BioNTech/ Pfizer”. Për Shqipërinë janë parashikuar 145.000 doza vaksinash, me të cilat do të vaksinohen punonjësit e vijës së parë dhe grupet e popullatës veçanërisht të rrezikuara. Mbërritja e dërgesave të para në Tiranë është planifikuar për këtë javë. Dëshiroj të theksoj se këto dërgesa janë financuar nga fondet IPA, instrumenti i BE-së për ndihmën e paraanëtarësimit.

A është ky kontingjent vaksinash e vetmja dërgesë apo Shqipëria mund të presë vaksina të tjera nga BE?

Që në fillim, BE ka zgjedhur një qasje shumëpalëshe sa i përket mundësisë për marrjen e vaksinave. BE është një nga donatorët më të mëdhenj për COVAX, iniciativa globale për të siguruar qasje universale dhe të barabartë sa u përket vaksinave. “Team Europe”, – BE dhe vendet e saj anëtare – kanë kontribuar deri tani me mbi 2.47 miliardë euro për COVAX. Dërgesat e para në kuadër të COVAX tashmë kanë mbërritur në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, mekanizmi i BE-së për shpërndarjen e vaksinave po i kushton vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor. Të jeni të sigurt: ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, që në të ardhmen të mund të shpërndajmë edhe më shumë doza vaksinash në rajon, sapo të ketë më shumë vaksina në dispozicion.

Në muajin janar, atëherë ku Shqipëria nuk kishte asnjë përgjigje nga BE apo dhe kompanitë që prodhojnë vaksina, Kryeministri Rama siguroi 970 vaksina që atëherë u tha se janë dhënë nga një vend mik anëtar i BEsë. A erdhën këto vaksina nga Austria dhe në çfarë kushtesh u dhanë ato?

BE dhe Austria e kanë mbështetur Shqipërinë që nga fillimi i pandemisë Covid-19 për të përmirësuar kujdesin mjekësor dhe për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe sociale për popullatën. Unë vetë erdha në Tiranë në maj 2020, – udhëtimi im i parë jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë – për të sjellë pako me ndihma. Kryqi i Kuq Shqiptar i shpërndau këto ndihma, të financuara nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, në më shumë se 2000 familje në 31 bashki në Shqipëri. Qeveria Federale e Austrisë nuk ishte e përfshirë në dërgesën e vaksinave në janar 2021.

Shqipëria zhvilloi ditën e diel zgjedhjet e saj parlamentare, të cilat rikonfirmuan në një mandat të tretë Kryeministrin Rama. Keni një vlerësim për këto zgjedhje sa i takon standardit të tyre?

OSBE, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë dhe Këshilli i Europës vëzhguan me kujdes zgjedhjet parlamentare në 25 prill. Pesë deputetë austriakë ishin gjithashtu pjesë e ekipeve vëzhguese. Delegacioni i BEsë dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Tiranë morën gjithashtu pjesë në vëzhgim me 50 ekipe në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe ambasadorin austriak. Siç më kanë raportuar vëzhgueset dhe vëzhguesit, dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë. Trajtimi teknik i zgjedhjeve ishte profesional përkundër sfidave në lidhje me pandeminë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer detyrën e tij në mënyrë transparente, duke rritur kështu besimin në procesin zgjedhor.

Megjithatë, OSBE, Këshilli i Europës dhe BE adresuan disa çështje problematike që lidhen me kohën para ditës së zgjedhjeve, për shembull në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe pretendimet mbi blerjen e votës. Unë mendoj se është e rëndësishme, që të gjitha pikat e përmendura të sqarohen shpejt dhe në mënyrë të plotë. Thënë të gjitha këto, ne në Austri jemi të lumtur të punojmë me të gjitha forcat politike në Shqipëri – me qeverinë e re që do të formohet si dhe me deputetët e sapo zgjedhur të të gjitha grupeve parlamentare.

Mendoni se me standardin e këtyre zgjedhjeve, ku qytetarët votuan masivisht, qetësisht, pa i cenuar ato dhe ku partitë humbëse nuk shprehën asnjë kontestim, por pritën në qetësi rezultatin, Shqipëria ka plotësuar një kusht shumë të rëndësishëm për të pasur tashmë një datë për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe cili do të jetë pozicioni i Austrisë?

Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është sigurisht një kusht paraprak i rëndësishëm në procesin e pranimit në BE. Në lidhje me këtë dëshiroj të theksoj qartë: Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër to sigurisht edhe i Shqipërisë, është një çështje thelbësore për politikën e jashtme dhe europiane të Austrisë. BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, ky rajon është një pjesë integrale e Europës. Është gjithashtu edhe në interesin e Austrisë dhe të BE-së, që ky rajon kryesor strategjik të përfshihet plotësisht në BE.

Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet si një “vend bosh” në hartën e Europës, pa këto shtete Bashkimi Europian nuk është i plotë. Sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare mes BEsë dhe Shqipërisë: Në lidhje me këtë çështje unë jam në kontakt të ngushtë me homologët e mi në BE. Nga pikëpamja austriake, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë të jetë e mundur. Një gjë është e sigurt: Austria do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë intensivisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Marrë nga PANORAMA.com.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alexander schallenberg skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 alexander schallenberg skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj