Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Gratë më të votuara në zgjedhjet e 25 prillit dhe të mandatuarat
3 Maj 2021, 10:46Nga DOSJA
Kandidatet femra në zgjedhjet e 25 prillit, nga të tre partitë kryesore, PS, PD, LSI kanë arritur të marrin gjithsej 328 mijë vota, nga rreth 1.6 milionë votues në total, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përpunuara nga Monitor.
Kandidatet gra morën 47 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 140 vende në Kuvend.
Kandidatja për deputete më e votuar nga të gjitha gratë që garonin në Kuvend është Belinda Balluku e PS-së, me 15.4 mijë vota, në listën e Tiranës, e ndjekur nga Aurora Mara, po e PS-së, në listën e Dibrës me 9.4 mijë vota. E treta është sërish nga Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu, me 9.1 mijë vota.
E katërta është Grida Duma nga Partia Demokratike, me 8.7 mijë vota.
Më pas renditet Elisa Spiropali, nga PS, me 8 mijë vota, Etilda Gjonaj nga PS me 7.3 mijë vota dhe Anila Denaj (PS) me 6.2 mijë vota. Të gjitha e kanë marrë mandatin e deputetit.
E teta është Manjola Luku nga PD, që ndonëse është e dyta më e votuara nga gratë e PD-së, pas Dumës, nuk është mandatuar pasi nuk ishte në listën e sigurt dhe me 6.1 mijë vota nuk ka arritur të thyejë herësin në Durrës, ku dhe kandidonte.
Në vend të dhjetë është Jorida Tabaku, me 5.9 mijë vota, në listën e PD-së në Tiranë dhe e mandatuar.
Partia Socialiste, nga 59 kandidate femra që kishte në listë janë mandatuar 29, ose 45% të tyre.
Nga 74 deputetë që ka gjithsej Partia Socialiste, 36% e tyre janë femra.
Në Partinë Demokratike, janë kandiduar gjithsej 51 gra, nga të cilat kanë arritur të marrin një mandat 17, ose 33% e tyre.
Nga 59 deputetë që ka gjithsej Partia Demokratike, 29% e tyre janë femra.
Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga gjithsej 4 mandate, dy i ka marrë kryetarja e saj Monika Kryemadhi, një Erisa Xhixho dhe një Agron cela. Mandati i Kryemadhit mund t’i kalojë Petrit Vasilit. LSi kishte gjithsej 58 gra në garë.
Deputeti i konfirmuar tashmë në radhët e PS-së në Durrës, i cili mundi të siguronte votat për t’u futur në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Lefter Koka në emisio...
Si basketbollist ai ishte lojtar skuadre, si artist ishte i hapur për debate. Tani që po hyn në mandatin e tij të tretë si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të artikullit në “Der Standard” lidhur me teorinë e ndryshimit të kufijve në rajonin e Ballk...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dokumentit që u depozitua nga deputetët e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij. Me anë të një postimi të bër...
TIRANË– Taulant Balla ka bërë publik dokumentin me arsyet se përse deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Metës. Sipas tyre, presidenti nxiti...
Një debat i ashpër ka nisur mes analistit Frrok Çupi dhe ish deputetit Lefter Maliqi në studion e emisionit “Breaking”.Teksa po debatonin për rezultatin ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli ditën e sotme përballë gazetarëve në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta.Bal...
TIRANË– Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka bërë një analizë filozofike të situatës pas zgjedhore në Shqipëri.Në një postim në Facebook, Fuga thotë se të...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka inkurajuar gazetarët në punën e tyre për pasqyrimin e së vërtetës. Përmes një postimi në facebook, Meta thek...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve ka miratuar programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 m...