LIVE UPDATES
Politike

“Skllavëria e ditëve tona”, Leyla Moses Ones thirrje të fortë: Të ndalet trafikimi i njerëzve

22 Nëntor 2019, 08:12 Nga DOSJA
“Skllavëria e ditëve tona”, Leyla Moses Ones thirrje

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, ka përsëritur dhe njëherë prioritetin e vendit të saj në luftën kundër trafikimit të personave. Në një fjalim të mbajtur në qendrën “Vatra”, Moses Ones u shpreh se ky është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona.

Më tej ahto shtoi se është një krim që përfshin të gjithë globin dhe lë pas shumë viktima, jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas.

“Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm”, u shpreh më tej e Ngarkuara me Punë.

FJALA E PLOTË

Të nderuar pjesëmarrës dhe të ftuar, është kënaqësi të jem me ju këtë mbrëmje për të festuar 20 vjetorin e organizatës Vatra, si dhe për të marrë këtë vlerësim të jashtëzakonshëm në emër të Ambasadës së Sh.B.A në Tiranë. Faleminderit shumë! Dhe shumë falenderime për ekipit tim të profesionistëve, të cilët kanë punuar me Vatrën, disa prej tyre edhe prej 20 vjetësh! Faleminderit! Shtetet e Bashkuara e shohin trafikimin e personave dhe luftën kundër tij si një prioritet të lartë, dhe sjellin të gjithë ndihmën e duhur për këtë luftë në nivelet më të larta të qeverisë. Ky është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona. Është një krim që përfshin të gjithë globin dhe është një krim me shumë viktima: jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas.

Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, si Vatra, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm. Siç tha Sekretari Pompeo: “Nëse do të fitojmë këtë luftë, qeveritë kombëtare duhet të fuqizojnë komunitetet lokale për të identifikuar në mënyrë aktive trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të zhvilluar zgjidhje vendore për ta trajtuar atë”. Dhe ne të gjithë e dimë rolin e jashtëzakonshëm që luajnë organizatat e shoqërisë civile dhe sa i pazëvendësueshëm është ai.

Sonte dëgjuam shumë fjalë për Vatrën dhe se si ajo është një shembull i organizatave të shoqërisë civile. Nuk mund të isha më dakord se kaq! Programet e tyre të edukimit dhe të ndërgjegjësimit, si dhe shërbimet e identifikimit, mbështetjes dhe riintegrimit janë shumë të rëndësishme për viktimat. Prandaj, nuk është rastësi që ne kemi qenë ndër mbështetësit e parë të “Vatrës”, e cila ka qenë pioniere në përpjekjet për të ndihmuar qoftë viktimat e trafikimit, ashtu edhe ato të dhunës në familje, siç e dëgjuam! “Vatra” ishte një nga organizatat e para që sinjalizoi rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore dhe vazhdon të jetë organizata e vetme në Shqipërinë e jugut që ofron shërbime strehimi dhe rehabilitimi për viktimat e viktimat e mundshme të trafikimit dhe dhunës në familje. Ajo ka qenë thelbësore për qindra, në mos mijëra, gra dhe vajza dhe fëmijë në mbarë vendin që e vlerësojnë lirinë e tyre. Dhe ne jemi shumë krenarë që kemi qqenë partnerë me Vatrën!

Do të doja të përfitoja nga kjo mundësi për të vlerësuar përpjekjet e jashtëzakonshme të Vera Leskos, e cila qe e para që e nisi këtë betejë të guximshme kundër trafikimit njëzet vjet më parë, si dhe të Brikena Pukës, Drejtoreshës Ekzekutive. Çfarë udhëheqje e admirueshme dhe e fortë dhe çfarë përkushtimi guximtar! Mund të kujtoj çaste të caktuara gjatë karrierës sime diplomatike, kur jam ndier jashtëzakonisht krenare për të qenurit diplomate dhe amerikane. Por sonte, pasi ju Znj. Lesko folët për shoqërimin e viktimave në gjykatë, dhe taktikat frikësuese të kriminelëve, të cilët i thanë njëri-tjetrit: “Atë e mbështesin Shtetet e Bashkuara, dorëzohu”! Dhe mund t’ju them se Shtetet e Bashkuara janë me ju, prandaj të gjithë kriminelët duhet të dorëzohen që sot e tutje.

Sigurisht, është bërë përparim, por është thelbësore që lufta të vazhdojë, që beteja të vazhdojë, qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të forcuar rregullat dhe, më e rëndësishmja, për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat. Ne nuk kemi iluzione se kjo betejë do të mund të fitohet shpejt apo do të mund të fitohet lehtë. Por, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah jush, krah qeverisë shqiptare, institucioneve të shoqërisë civile, Vatrës dhe, krejt sinqerisht, në krah të të gjitha nuancave dhe formave të aleatëve antitrafikim, të cilët i bashkohen luftës kundër trafikimit të personave, si dhe luftës kundër fatkeqësisë së dhunës në familje!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike leyla moses-ones lufta kunder trafikut thirrja e shba trafikimi i njerezve leyla moses-ones lufta kunder trafikut thirrja e shba trafikimi i njerezve

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit