LIVE UPDATES
Ekonomi

Sondazhi me bizneset gjermane, 63% e vlerësojnë negativisht situatën ekonomike, por rriten shpresat për përmirësim

9 Qershor 2021, 05:21 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në periudhën mars-prill 2021, situata aktuale ekonomike duket të jetë më pak pozitive, ku 63% e të anketuarve e vlerësojnë negativisht (2020: 54%). Vetëm 8% e të anketuarve e vlerësojnë më “mirë” situatën ekonomike, ndërkohë që nuk ka pothuajse asnjë ndryshim me vitin e kaluar që ishte 9%.

29% e kompanive e vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme” (2020: 38%). 23% e të anketuarve vlerësojnë pritshmëritë për situatën ekonomike më mirë, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 5% e bizneseve.

Vitin e kaluar anketimi është zhvilluar në shkurt 2020, pra sapo kishin filluar efektet e pandemisë. Duket se pas një viti të vështirë, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës. 38% e kompanive vlerësojnë si të „pandryshuar“ pritshmëritë për situatën ekonomike (2020: 52%), ndërsa 40% e tyre e vlerësojnë negativisht (2020: 43%).

Ndër faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, janë vlerësuar me notë maksimale kualifikimi i punonjësve, produktiviteti dhe motivimi i tyre dhe arsimimi akademik. Për më tepër, një ndryshim pozitiv dallohet edhe tek faktorët që më parë shiheshin në mënyrë shumë kritike, si “Stabiliteti politik dhe social” dhe “Parashikueshmëria e politikave ekonomike”.

Në këtë anketim, bizneset kanë qenë përgjithësisht më skeptikë ndaj zhvillimit të vendit dhe më optimistë për sa i përket bizneseve të tyre. Krahas faktit që kemi lënë pas një vit shumë të vështirë dhe me pasiguri maksimale për shumicën e sektorëve, kjo shpjegon edhe një rënie të dëshirës për të ri-investuar, apo për të rritur numrin e punonjësve.

Në përgjigje të pyetjes “Kur mendoni se mund të arrini xhiron që biznesi juaj ka patur përpara fillimit te pandemisë?” 36% e të anketuarve parashikojnë në vitin 2023 ose më vonë, 31% në vitin 2022, 15% në gjysmën e dytë të vitit 2021, 2% në gjysmën e parë të vitit 2021. Ndërkohë 6% e bizneseve mendojnë se nuk do të mund të rikthehen ne nivelet e të ardhurave përpara pandemisë dhe 10% e të anketuarve e kanë arritur tashmë xhiron e mëparshme.

Zëvendëspresidentja e DIHA-s, znj. Ulrike Bega u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse se shumë biznese pësuan një goditje të rëndë nga pandemia dhe ekonomia vazhdon të vuajë pasojat, të cilat do të vijojnë të ndjehen edhe pas përmirësimit të situatës shëndetësore, që fatmirësisht duket se po afron, duke qenë se numri i rasteve me Covid-19 po zvogëlohet ditë pas dite. Megjithatë ajo theksoi se rezultatet e pyetësorit mbi klimën e biznesit tregojnë se pavarësisht situatës së vështirë, dallohet dritë në fund të tunelit. Për të ndihmuar në kalimin e kësaj situate të vështirë, si dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar dhe për të bërë biznes, ajo ftoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e DIHA-s, të vazhdojnë punën e përbashkët intensive. Ajo shprehu besimin se pavarësisht vështirësive të dukshme që po kalon aktualisht, Shqipëria ka një perspektivë shumë pozitive për të ardhmen dhe do të jetë një ndër vendet më të mirë për të jetuar pas dy apo tre dekadash.

Ambasadori Gjerman, z. Peter Zingraf theksoi në fjalën e tij se “Sundimi i ligjit dhe transparenca kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare për klimën e investimeve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjithashtu nëse mund të shtoj, për procesin e integrimit në BE. Tashmë është e rëndësishme që hapat e ndërmarrë deri më tani në

këto fusha të ndiqen në vazhdimësi – një proces në të cilin Shqipëria do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Gjermania po ndihmon në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19, për shembull duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes një strukture këshilluese dhe programeve të  garantimit.”

Ministri i Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi vlerësoi se anketime të tilla janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë Qeverinë për të kuptuar më qartë se ku duhet të përqendrohet puna. Ai theksoi se bizneset jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po kalojnë një periudhë të vështirë dhe Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes punon në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe Qeverisë. Ai përmendi planin për themelimin e një strukture koordinative për të rritur dialogun mes qeverisë dhe biznesit, si një mënyrë për të mbledhur drejtpërdrejt feedback, jo vetëm mbi problemet e bizneseve, por edhe propozime konkrete për zgjidhje, veçanërisht kur bëhet fjalë për bizneset e huaja që mund të ndajnë përvojat e vendeve nga vijnë.

Mbi anketimin Nga data 17 mars deri më 16 prill 2021, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1485 kompani, nga të cilat 48 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 60 % të kompanive anëtare të DIHA-s. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është për të gjitha vendet njësoj.

Marrë nga Monitor,al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi sondazhet gjermane per shqiperine sondazhet gjermane per shqiperine


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj