LIVE UPDATES
Ekonomi

Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si bëhet klasifikimi dhe nga do vijnë fondet për mbështetje

8 Qershor 2021, 05:37 Nga DOSJA
Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si bëhet

TIRANË– Zhvillimi i ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme është në qendër të një projektligji të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të nxjerrë për konsultim. Projektligji detajon se pari mënyrën sesi bëhet kategorizimi i ndërmarrjeve duke marrë parasysh numrin e të punësuarve si dhe qarkullimin vjetor.  Sipas sqarimit të bërë në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se kategoria e mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (NMMV) përfshin ato ndërmarrje, ku punësohen më pak se 250 veta dhe që realizojnë një shifër afarizmi dhe/ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë.

Ndërmarrje e vogël quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 50 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë. Mikrondërmarrje quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 10 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor jo më të madh se 10 milionë lekë.

Në kreun e dytë të projketligjit ka një detajim të mënyrave sesi mbështeten nga shteti ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Kështu kriteri i personelit është shumë i rëndësishëm për të përfituar ndihmë por mund të ketë edhe elementë të tjerë.

“Format e mbështetjes shtetërore që jepen për ndërmarrjet e mikro, të vogla dhe të mesme përfshijnë kryesisht: a. Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit b. Mbështetje financiare nga donatorët vendas apo të huaj ; c. Garanci shtetërore të huasë sipas ligjit në fuqi për borxhin dhe garancitë shtetërore, në zbatim të politikave të veçanta të qeverisë, në përputhje me parimet dhe rregullat fiskale mbi qëndrueshmërinë e borxhit publik si dhe kufizimet e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huave; ç) Shërbime publike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sipas përcaktimeve në këtë ligj” thuhet në nenin 10 që sqaron format e mbështetjes.

I njëjti projektligj sqaron se për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, krijohet fondi për zhvillimin e ndërmarrjeve, në formën e granteve nga  buxheti e shtetit.

Ky fond përdoret për dhënien e granteve për NMVM për zbatimin e programeve që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, artizanatit, zhvillimin e të mësuarit rreth ndërmarrjes, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja si rezultat i kërkim-zhvillimit, aksesin në burime financiare, zhvillimin e aftësive të ndërmarrjes, inovacionin, dhe ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e NMVM.

Fondi administrohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Garancia shtetërore që mund t’ju mundësoje akses në financim ndërmarrjeve është një tjetër opsion. Në këtë rast projektligji nënvizon se në rastet kur, për të mbështetur kreditimin e ndërmarrjeve, në zbatim të politikave të veçanta të qeverisë, vendoset të lëshohet garanci shtetërore, Këshilli i Ministrave përcakton me vendim fondin, sektorët, kushtet dhe kriteret, për garantimin e huasë për mbështetjen e ndërmarrjeve, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për ekonominë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi zhvillimi i ndermarrjeve ne shqiperi zhvillimi i ndermarrjeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet