Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sot nisi fushata zgjedhore! Kryeministri Edi Rama bëri paraqitjen e tij publike duke u përballur me një panel gazetarësh në “Opinion”. Rama komentoi dhe mitingun e Partisë Demokratike që çeli sot fushatën elektorale, duke deklaruar se Basha në fakt reklamoi vdekjen aty, pasi grumbullimet janë të rrezikshme.
Për mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ai e di mirë se çfarë rreziku kanë këto grumbullime e për këtë arsye nuk ka shkuar në miting. I pyetur nëse do të bëjë ndonjë përballje publike me Lulzim Bashën, Rama tha se jo, pasi sipas tij, ai nuk është kryetari i vërtetë i Opozitës.
Gjithsesi, Rama uroi që policia të mos marrë ansjë masë për PD-së. Ai tha se nëse policia do bëjë ndonjë gjë, do hajë ‘baltën’ nga Partia Demokratike, pasi sipas kryeministrit, ata dinë të luajnë rolin e viktimës.
Përsa i përket vaksinimit, Rama ripërsëriti fjalët e thëna në mesditë, teksa shtoi se në fund të muajit qershor do të ketë vaksinuar 500 mijë persona. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kina dhe Rusia kanë ditur të bëjnë vendet e tjera të besojnë se po shpërndajnë vaksina, por që sipas tij, nuk është e vërtetë. I ftuar në “Opinion”, Rama, i pyetur se përse nuk e pranoi ofertën e ambasadës ruse, tha se Kina dhe Rusia kanë shpërndarë ‘pak karamele’. Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian, në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Rama tha se është turp, që Shqipëria, një vend në mes të Europës, u la pa vaksina.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status e pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë se nga çfarë ka frikë që nuk distancohet nga Tom Doshi. Rama tha se përgjigjen e ka dhënë drejtori i komunikimit për mediat, Endri Fuga. Sipas Ramës, Doshi është ëngjëll para Berishës, Metës dhe Kryemadhit.
Kryeministri Edi Rama është vënë përballë shifrave të vdekjeve nga COVID-19 të publikuara nga Monitor. I ftuar në “Opinion”, Blendi Fevziu nxorri përballë Ramës tabelën me shifrat e Monitor dhe u pyet për 5800 vdekjet më shumë në vendin tonë. Kryeministri tha se qeveria nuk ka asnjë shans të bëjë taktikë me shifrat dhe se çdo vdekje është regjistruar me kartelë mjekësore.
Për sherrin në Elbasan, më 14 mars, Rama tha se ishte gjithçka e stimuluar nga Lulzim Basha, se ata që u zunë ishin një tufë rrugaçësh që dolën dhe shanë me ‘libër shpie’. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se nuk i njeh fare ata që nxorri në video, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Rama i quajti një tufë legenash e rrugaçësh, ata që u zunë në Elbasan.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se materniteti i vjetër është shembur sepse ka qenë e dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. Rama krahasoi fotot e maternitetit të vjetër, me atë që pritet të bëhet dhe tha se do jetë identik, dhe se do ketë vetëm një shtesë xhami, që vihet rëndom. Për projektin, Rama tha se nuk e ndalon ligji aspak. Kreu i qeverisë komentoi edhe rindërtimin. Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar ‘njisha’ turqit në ndërtimin e komplekseve. Rama foli për rindërtimin dhe tha se këto projekte nga Turqia e Arabia, për qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti, i mori ai duke shtrirë dorën e duke lypur. Në vjeshtë, sipas Ramës, kompleksi në Laç do ketë përfunduar, pasi ‘turqit janë njisha’.
(k.m;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LUSHNJE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Allkaj të Lushnjës, ku ka prezantuar kandidaten për deputete në këtë zon...
TIRANE- Partia Demokratike ka ndryshuar fytyrë. Në selinë blu ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për zgjedhjet e 25 prillit 2021, nga të cilat na ndajnë 31 ditë....
TIRANË – Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka takuar në shtëpinë e tij një nga figurat e rezistencës antikomuniste, Uran Kostrecin.“Pata k...
ELBASAN– Deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho ka nxjerrë pa dashje sesi i kërkohet nga ‘lart’ të bëjë disa falenderime në rrjetet sociale.Në një postim...
TIRANË– Hap pas hapi, PD dhe PS po bëjnë përgatitjet e fundit për të dalë në shesh, në mënyrë që të ‘çelin’ zyrtarisht fushatën zgjedhore. Siç...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë. Në një ...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë votuesit në ditën kur nisi zyrtarisht fushata ...
SLLOVENI– Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) ka analizuar zgjedhjet parlamentare që pritet të zhvillohen në Shqipëri më ...
TIRANË– Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi kërkon që të monitorohet veprimtaria e Doshit në fushatë. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Spotl...