4 Maj 2023, 15:27
Nga DOSJA
ANGLI - Trajneri i Chelsea, ish-kapiteni dhe legjenda e ‘bluve’ të Londrës, Frank Lampard, i cili aktualisht drejton përkohësisht ish skuadrën e tij, përsëri humbi. Kësaj të marte, derbin kundër Arsenalit (3-1), duke shtuar numrin e humbjeve të Chelsea nën drejtimin e tij gjatë këtij viti. Lampard numëron 10 ndeshje më 2023, të gjitha humbje.
Ja dhe rezultatet teknike të 10 ndeshjeve të fundit Lampard më 2023:
Arsenal-Chelsea 3-1
Chelsea-Brentford 0-2
Chelsea-Real Madrid 0-2
Chelsea-Brighton 1-2
Real Madrid-Chelsea 2-0
Wolverhampton-Chelsea 1-0
West Ham-Chelsea 2-0
Everton-Southampton 1-2
Manchester United-Everton 3-1
Everton-Brighton 1-4
Kjo është ecuria më e keqe e një trajneri anglez që nga viti 1988. Lampard barazoi me humbjen ndaj Brighton (1-2) fillimin më të keq për një trajner në historinë 118-vjeçare të Chelsea. Rekordi i tij i mjerueshëm e bën Lampardin trajnerin e parë anglez që humb 10 ndeshje radhazi në të gjitha garat, që nga Arthur Cox (Derby County) më 1988.
Një seri që, kuriozisht, lindi pasi shtoi një barazim të lavdërueshëm ndaj City (1-1), ndërsa ishte ende trajner i Evertonit, në natën e Vitit të Ri. Për të gjetur fitoren e tij të fundit duhet të kthehemi më 22 tetor, ndaj Crystal Palace (3-0).
Lampard trashëgoi nga Graham Potter një ekip tashmë të eliminuar nga FA Cup dhe Kupa e Ligës. Chelsea, nën urdhrat e tij eliminimin në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madridit. Në Premier League është më afër rënies (9 pikë) sesa Kupave të Europës (17).
Lampard, pasi regjistroi humbjen e tij të dhjetë radhazi kundër Arsenalit, analizoi krizën e Chelsea: "Nuk ka zgjidhje brenda natës. Ne duhet të hedhim bazat dhe pastaj të bëjmë pak progres. Ka shumë arsye për të shpjeguar këtë situatë.
Nuk është e lehtë për disa lojtarë që arrijnë në Premier League t’i bashkohen një ekipi që po kalon një kohë të vështirë. Kjo është liga më e vështirë në botë. Futbollistët, më besoni, janë të shqetësuar. Tifozët mund të thonë se nuk është kështu, por nuk është e vërtetë. Djemtë duan të bëjnë sa më mirë".
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Maj 2023, 15:02
SPANJE - Neymar nuk ka folur publikisht për thirrjet e tifozëve të PSG-së për t'u larguar nga klubi francez, por ai ka bër&...
Sport
4 Maj 2023, 14:42
ANGLI - Erling Haaland theu këtë të mërkurë rekordin e golave në një edicion të vetëm të Premier League.&n...
Sport
4 Maj 2023, 12:19
ANGLI - Erling Haaland është emri në modë. Sulmuesi norvegjez u bë golashënuesi më i mirë në historin&eum...
Sport
4 Maj 2023, 11:56
ARABIA SAUDITE - Ahmed Al Khateeb, ministri i Turizmit i Arabisë Saudite, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa fotografi, n&eum...
Sport
4 Maj 2023, 11:33
FRANCE - Procesi i divorcit mes aktores Hiba Abouk dhe futbollistit Achraf Hakimi është bërë kryefjalë jav&e...
Sport
4 Maj 2023, 11:07
ANGLI - Nata e Manchester Cityt kundër West Ham ishte e shënuar. ‘Citizenët rifituan vendin e parë në Premier League, Haal...
Sport
4 Maj 2023, 10:32
DURRES - Është zhvilluar sot konkursi ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për...
Sport
4 Maj 2023, 10:16
SPANJE - Barcelona mund të shpallet kampion i La Ligas përpara se të futet në fushë të dielën e ardhshme, m&eu...
Sport
4 Maj 2023, 09:40
ARABIA SAUDITE - Divorci PSG-Messi duket përfundimtar. Një udhëtim në Arabinë Saudite ka përfunduar, me Leon të...
Sport
4 Maj 2023, 09:40
SPANJE - Që nga fundi i pranverës 2021, Zinédine Zidane ka qenë në kërkim të një projekti të ri. Tekniku q&e...