LIVE UPDATES
Sport

“10 vjet nga EURO 2016”, dokumentar i FSHF TV që rikthen emocionet e ëndrrës kuqezi…

Dokumentari përfshin dëshmi ekskluzive nga protagonistët kryesorë të asaj aventure historike për ffutbollin shqiptar

11 Qershor 2026, 16:45 Nga DOSJA

“10 vjet nga EURO 2016”, dokumentar i FSHF TV që rikthen

TIRANE - 11 qershori është një nga ditët më të rëndësishme për futbollin shqiptar, për shkak se në këtë datë është regjistruar një nga momentet më kulminante, si pjesëmarrja historike në finalet e një kampionati europian.

Dhjetë vjet pas pjesëmarrjes historike, FSHF TV sjell një dokumentar me rrëfimet dhe emocionet e brezit që shkroi faqen më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Në përvjetorin e parë dyshifror të Euro 2016, projekti rikthen pas në kohë rrugëtimin e Kombëtares drejt Francës, nga momentet më të vështira e deri te suksesi që bashkoi shqiptarët kudo në botë, me kujtimet e një vere që mbetet e paharrueshme

Dokumentari përfshin dëshmi ekskluzive nga protagonistët kryesorë të asaj aventure historike. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndalet te sfidat që shoqëruan rrugëtimin drejt kualifikimit të parë në një turne madhor, por edhe te rëndësia dhe impakti që pati kalimi në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental.

Trajneri i asaj kohe, Gianni De Biasi, rrëfen filozofinë që ndërtoi një skuadër konkurruese dhe të bashkuar, ndërsa zbulon edhe disa prej momenteve më të vështira që e shoqëruan në atë periudhë, që nga zgjedhja për të lënë jashtë skuadrës katër lojtarë, lënia e kapitenit Lorik Cana në stol ndaj Rumanisë e deri te konflikti që pati me Shkëlzen Gashin dhe Taulant Xhakën pas ndeshjes me Zvicrën.

Një vend të veçantë zënë edhe kujtimet e ish-kapitenit Lorik Cana, simbol i atij ekipi dhe një nga figurat më të dashura për tifozët kuqezi, ndonëse rrugëtimi i tij në Euro 2016 nuk ishte ai që kishte ëndërruar. Përmes rrëfimeve të tij, por edhe të ish-lojtarëve Andi Lila dhe Taulant Xhaka, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë prapaskenat, emocionet e dhomave të zhveshjes dhe sakrificat që shoqëruan atë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Pjesë e dokumentarit është edhe Armando Sadiku, autori i golit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Goli ndaj Rumanisë, që i dha Kombëtares fitoren e parë në një Europian, rikthehet përmes kujtimeve të vetë sulmuesit, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e sportit shqiptar.

Në dokumentar flet gjithashtu edhe Elseid Hysaj, një nga protagonistët e atij ekipi, i cili ndan emocionet e përfaqësimit të vendit në skenën më të madhe kontinentale, teksa mori shiritin e kapitenit për herë të parë pikërisht në ndeshjen e 10 viteve më parë ndaj Zvicrës, ndonëse asokohe ishte vetëm 22 vjeç.

Publiku do të ketë mundësinë që të rikujtojë atmosferën që mbizotëronte mes tifozëve, entuziazmin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin që ai kualifikim pati në rritjen e besimit te futbolli shqiptar.

Ky dokumentar nuk është vetëm një rikthim te rezultatet dhe ndeshjet e një dekade më parë, por një homazh për një brez që bëri histori dhe frymëzoi miliona shqiptarë. Dhjetë vjet më pas, Euro 2016 mbetet një nga kapitujt më krenarë të sportit tonë, ndërsa rrëfimet e protagonistëve rikujtojnë se disa ëndrra, kur besohen fort, mund të bëhen realitet.

“10 vjet nga Euro 2016” mund ta ndiqni në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...