29 Janar 2023, 16:23
Nga DOSJA

TIRANE - Faza e tretë e Kampionatit të 84 Kombëtar Abissnet Superiore, ka startuar në mesdite me dy takime. Tirana del pa pikë nga sfida e javës së 19-të në transfertë përballë Kukësit, ashtu si edhe Kastrioti që u mposht në Ballsh nga Bylisi.
Kampionët në fuqi u kthyen të mposhtur nga “Kukës Arena”, ku vendësit siguruan suksesin e gjashtë sezonal (plus katër barazime), që i ngjit në vendin e tetë, duke iu larguar fundit të renditjes. Skuadra verilindore, pragmatiste në lojën e saj, realizoi nga një gol në çdo pjesë. Në minutën 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Johson shtyn topin me kokë drejt rrjetës, i shërbyer nga Mbarak. Por goli i sigurisë erdhi me anë të Bytyçit, që realizoi po me kokë në minutën e 58-të. Kaq mjaftoi që Kukësi të merrte një fitore të pastër 2-0, që ngre moralin për të synuar zonën europiane.

Ndërkohë përplasja e mbijetesës mes Bylisit dhe Kastriotit, e zhvilluar në “Adush Muça”, u mbyll me fitoren minimale të vendësve, falë golit të shënuar nga Doi në minutën e 75-të. Një sfidë me jo pak tension në Ballsh, çka reflektohet edhe nga kartoni i kuq i marrë nga trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi që në pjesën e pare për protesta të vazhdueshme. Kastrioti me këtë humbje mbetet në vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa tri pikët e fituara e ngjisin Bylisin në vendin e shtatë me 23 pikë.

Nesër do të luhen edhe tri takimet e mbetura të javës së 19-të: Laçi-Teuta, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Janar 2023, 13:45
I.A
Novak Djokovic
AUSTRALI- Novak Djokoviç fitoi një rekord të 10-të të Australian Open dhe një titull rekord të 22-t&eum...
Sport
29 Janar 2023, 13:34
B.T
Avioni
ITALI- Ndeshja u shty me një ditë për Palermon për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të tra...
Sport
29 Janar 2023, 11:16
SPANJE - Një skandal i ri ka tronditur sërish Wanda Narën dhe Mauro Icardin këtë javë. Edhe një herë, a...
Sport
29 Janar 2023, 10:48
ANGLI - Liverpooli, i cili viziton Brighton të dielën në raundin e katërt të FA Cup, aktualisht është në vendin e n...
Sport
29 Janar 2023, 10:37
SHBA - E tronditur nga polemikat rreth trajnerit të saj Gregg Berhalter, në fund të një Botërori të suksesshëm, ku ...
Sport
29 Janar 2023, 10:01
TIRANE - Kampionati i 84-t Kombëtar i Abissnet Superiores, me dy ndeshjet e sotme, starton fazën e tretë të tij. Në mesjavë ai m...
Sport
29 Janar 2023, 09:35
TIRANE - Kampionati i 84-t të Abissnet Superiore rikthehet sot për të luajtur javën e 19-të të saj, me dy sfida interesante. N&eum...
Sport
29 Janar 2023, 09:01
HOLANDE - E mahnitshme! AZ Alkmaar dhe Utrecht zhvilluan një ndeshje të çmendur këtë të shtunë, me kthesa dhe në ...
Sport
29 Janar 2023, 08:32
TIRANE - Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat shumë të mirë me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e gol...
Sport
29 Janar 2023, 08:05
ANGLI - Një vend i ftohtë dhe me shi mund të mos jetë aq tërheqës. Por treshja braziliane e Manchester United ndi...