15 Maj 2025, 23:50
Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Al Ittihad është shpallur kampion i Ligës Profesionale Saudite për edicionin 2024/2025, pas një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë ndaj Al Raed, të enjten mbrëma. Me këtë triumf, skuadra nga Jeddah ka siguruar titullin e 10-të në historinë e saj, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.
Kampioni i ri ka qenë dominues këtë sezon, duke lënë prapa rivalët historikë si Al Hilal dhe Al Nassr. Al Hilal, që konsiderohet si gjiganti i futbollit saudit, do ta mbyll sezonin në vendin e dytë, ndërsa Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka rënë në vendin e katërt, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të AFC-së për sezonin e ardhshëm.
Një ndër pikat kyçe të suksesit të Al Ittihad këtë sezon ka qenë performanca e disa lojtarëve të dalluar që kanë mbajtur barrën e skuadrës në momentet vendimtare. Ndër ta spikat mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, i cili me paraqitjet e tij solide në krahun e majtë ka fituar besimin e trajnerit dhe tifozëve. Në mesin e yjeve të tjerë që kontribuuan në këtë sukses janë edhe mesfushorët Fabinho, Houssem Aouar dhe NGolo Kante, sulmuesit Karim Benzema dhe Steven Bergwijn, të cilët kanë qenë konstantë dhe vendimtarë në ndeshjet kyçe të sezonit.
Ky titull e rikthen Al Ittihad në majat e futbollit arab, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët se janë rikthyer për të qëndruar gjatë në fronin e futbollit saudit.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Maj 2025, 23:41
SPANJE - Barcelona ka siguruar titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër Espanyo...
Sport
15 Maj 2025, 23:35
SPANJE - Barcelona është shpallur zyrtarisht kampione e La Ligës për sezonin 2024/2025! Pas një sezoni të gjatë, plot ulje-ng...
Sport
15 Maj 2025, 17:20
SHBA - Inter Miami mbetet i bllokuar në MLS, duke mos arritur të kalojë një barazim 3-3 të mërkurën kundë...
Sport
15 Maj 2025, 17:03
TURQI - E ardhmja e José Mourinhos te Fenerbahçe është gjithnjë e më shumë në dyshim.
Pavar&eum...
Sport
15 Maj 2025, 16:49
SPANJE - Brazili po feston mbërritjen e Carlo Ancelottit në Federatën e Futbollit të Brazilit në një përpjekje për t&eum...
Sport
15 Maj 2025, 16:29
ITALI - Etapa e gjashtë e ‘Giro d'Italia’ 2025, e konkuruar midis Potenzës dhe Napolit në një itinerar prej 217 kilometrash, p&e...
Sport
15 Maj 2025, 15:26
ANGLI - Sulmuesi i Nottingham Forest, Taiwo Awoniyi, është rikuperuar nga koma e shkaktuar nga mjekët, në të cil&eu...
Sport
15 Maj 2025, 15:15
SPANJE- Sulmuesi argjentinas Ángel Correa i Atlético Madridit, zbuloi se si Diego Simeone, trajneri i tij dhe klubi i kanë...
Sport
15 Maj 2025, 15:00
SPANJE - Ferran Torres donte t’i qetësonte tifozët e tij dhe t’u dërgonte një mesazh inkurajimi dhomave të zhvesh...
Sport
15 Maj 2025, 14:46
ANGLI - Sezoni 2024/2025 i Manchester Cityt ishte zhgënjyes. “Qytetarët” i kanë mësuar tifozët e tyre me fit...